Kulturë
Lule Nela: At Gjergj Fishta e lartëson femrën
E hene, 22.08.2016, 08:00 PM
Me 31 Korrik te ketij viti u mbajt ne Prishtine sesioni i veçantë shkencor me temë: “At Gjergj Fishta filozof, ideolog kombetar dhe vizionar shkencor" organizuar nga shoqata "Trojet e Arbrit".
Ne kete konference mori pjese edhe perfaqesuesja e fondacionit "Harriet Martineau", znj. Lule Nela e cila kishte pergatitur nje dokumentar kushtuar ketij personaliteti.
Ndiqni me poshte fjalen e saj te pasuar edhe nga shfaqja e dokumentarit!
Të nderuar pjesëmarrës,
Të nderuar drejtues të shoqatës “Trojet e Arbrit”,
I nderuar z. Oroshi,
Vitin e kaluar në pjesën solemne të aktivitetit drejtuesja e Fondacionit “Harriet Martino” znj. Binjaku, interpretoi për të pranishmit poemën kushtuar Kapedan Markagjonit.
Këtë vit, duke shprehur mirënjohjen tonë për ftesën, kemi kënaqësinë që në emër të këtij Fondacioni të sjellim për ju një punim kushtuar njërës prej figurave më të rëndësishme të kombit tonë shqiptar, Gjergj Fishtës .
Gjergj Fishta krahas aftësive intelektuale , gjatë jetës dhe veprimtarisë së tij ka fituar njohuri në fusha të ndryshme të dijes. Ai “luftoi” me pendë sa kishte frymë duke i lënë vendit tonë një pasuri shumë të madhe të mendimit shqip.
Njëherë ai thotë se:’’ atë vlerë që t’i vërë vetes një komb, atë vlerë do t’jua japin heret ose vonë edhe të huajt.’’ Mes shumë veprave të cilat At Gjergj Fishta nxori në dritë, është edhe jerina ase mbretëresha e luleve, Tringa etj.
Ai e lartëson femrën e krahason me lulen, me aromën e tyre për nga butësia e ndershmëria. Ai shpreh se ajo ka të drejta, por ka edhe detyra. Ato ruajnë nderin e familjes ato janë burrëresha. Këtu kujtoj aktivitetin e zhvilluar në fillimin e muajit qershor në Tiranë nga Fondacioni, me titull “ Libri i Orës 5”, në takimin e të rinjve me disa shkrimtarë shqiptarë dhe suedezë, anëtarë të “Lidhjes së shkrimtarëve në Suedi”, ku mes të tjerash Z. Hamit Gurguri tha: “Jam munduar të gjej përkthimin e fjalës burrneshë në fjalorë të huaj por nuk ekziston.
Kjo do të thotë dicka për ato që analizojnë e interpretojnë. Ato kishin një rol të pazëvendësueshëm në familje. Gjikam në hyllin e ditës shprehet: ’’me këtë vjershë të çmueme unë kuptoj se: Shqypnija është i vetmi vend qi qet vasha me karakter e hijeshi ideale.’’ kështu paraqitet problemi themelorë që shqipëria po bëhej plaçkë e vendeve të huja, dhe autori shprehet fort i pikëlluar duke sjellë fakte për mos rënien në kthetrat e tyre edhe pse shqipëria donte të kishte marrëdhënie të mira me etnitë e tjera. Tek Jerina ase mbretëresha e luleve edhe këtu paraqitet konflikti i luleve shqiptare me lulet e huaja.
Fishta donte të ndërgjegjësonte mendjen e popullit shqiptarë për atë që po ndodhte, thërret, vë në dukje qëllimet e situatat duke parashikuar edhe të ardhmen apo fatin e kombit tonë. ‘’
’ Po për të lëvduem sa duhet Kët Vashë shqyptare, Iljada asht fort e vogël.’’thekson ai. Fishta vë ne dukje tejkohësinë duke e gërshetuar edhe me të ardhmen por edhe me të tashmen e me të shkuarën.
Duke qenë se ai njihte shumë mirë edhe letërsinë e huaj dhe kishte njohuri të gjerë ai shkriu brenda poezisë së tij edhe figura të mitologjisë greko-latine, madje duke theksuar se figurat e popullit e kombit tonë janë më të vërteta se figurat e vendeve tjera që donin të zhduknin e coptonin vendin atëdheun që na lanë të parët.
Ai e ngre fort zërin për vlerësimin e popullit të vet duke sjellë fakte në konferenca e kudo ku ai përfaqëson vendin.
Fishta për të nxjerrë në pah karakterin dhe bukurinë e femrës shqiptare ai e vë atë përballë elitës së femrave më në zë në tërë historinë botërore.