E diele, 28.04.2024, 03:37 PM (GMT+1)

Kulturë

Xhavit Gasa: Dëshmitarë të kohës

E enjte, 18.08.2016, 07:33 PM


Xhavit Gasa

 

ÇUDIA

 

Çudia ka veshur gunën e një çobani,

ka marrë në dorë dhe krrabën e drunjtë,

çfar i duhet çudisë guna me krrabën

kur s'di të numurojë sa dele ka në tufë

 

Ç'i duhet tufës çudia fshehur nën gunë,

kur vetë tufa sheh çdo ditë plot çudira, ulur këmbë kryq here si dele herë si ujqër, pa kuptuar kur nis nata kur mbaron dita.

 

Thuhej se çudia zgjat tre ditë,

çfar do të shonim këtë nuk e dimë!

 

DËSHMITARË TË KOHËS

 

Njeri tjetrit miqësisht i shtrimë dorën, pas shume vitesh kur ne ishim të huaj, të dy dëshmitarë të së njejtës kohë, nga njejti fshat duart kurrë s"shtërnguam.

 

Ti i veshur me kostum e syza partie,

kalëroje mbi kalin e egër të pushtetit,

une veshur me kostum e sy t'nënës time,

ishte ndryshimi që kishim me njeri tjetrin.

 

Dorën shternguam miqësisht njeri tjetrit, përsëri koha na vuri përballe sot të dyve, për fisin tim paske pas të madh respektin, respektit tim t'përbaltur s'i dhe përgjigje

 

Të pashe drejt për drejt në drite të syve, ti syte tani pa syza partie ule drejt tokës, ky është ndryshimi në mes në të dyve, deshmitar të se djeshmes dhe të sotmes.

 

 

XHAKETA IME

 

Nuk ju fsheha asnjëherë të vërtetës,

as xhaketën e servilizmit s'e vesha.

në arnat e saj kisha aromën e nënës,

a mund të arnoje dora e nënës gënjeshtra.

 

Xhaketa ime u rrit bashkë me mua,

në çdo hap të jetës dëshmitare e vetme,

asnjë herë njeri tjetrin s'e tradhëtuam, s"na brejtën kurrë krimbat e gënjeshtrës

 

 

KUJTIMIN

 

Asgjë në botë nuk është e përjetshme,

dhe çeliku ndryshket e  një dite vdes

monumentet me beton e çelik shemben,

njeriu që ngre monumentet toka e tret.

 

Askush nuk di kur mbi tokë lindi jeta,

çdo gjë jetë merr nga toka e dimë të gjithë, dhe na tret toka pasi t'na rrëmbejë vdekja, kujtimin keq a mirë ju lemë brezave që vijnë.

 

 

SHPËRTHIMI I LULEVE

 

Mos u ligështo ti vargu im,

as ti e ëmbla, rrezedrita muzë,

nga ata që mundohen të zënë pritë,

si merimanga fshihen skutë në skutë.

 

Laraska e korbi s'veshin xhaketën e bilbilit, lëkura i lisit gjigant s'vesh gjembat e ferrës, i ashpër dhe i ftohtë të jetë acari dimrit, s'ndalet shpërthimi i luleve të pranverës!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora