Kulturë
Demir Krasniqi: Vërshimet katastrofale në Shkup
E diele, 21.08.2016, 08:35 AM
VËRSHIMET
KATASTROFALE NË RRETHINË TË SHKUPIT
Më 6 Gusht, 2016,
Ditë e Shtune, medet, ditë e shkretë !
Gjëmë e vaj na dridhen trupit –
Çka na ndodhi në rrethinë të Shkupit !
Shiu i madh, o, me shumë murmurima –
Shkaktoi dame, tmerr edhe vërshima !
Mori para njerëz e shumë viktima –
Nga çdo anë, o, po ndihej trishtima !
N’ ato lagje ku shiu ka prekur –
30 njerëz, o, kanë mbetur të vdekur !
Gra e burra , pleq edhe të rinj –
Mori para edhe shumë fëmijë !...
Dhjetëra njerëz , o, kanë mbetur të zhdukur ,
Shpi t’ shkatërruara edhe mall të humbur !...
Shkatërroi rrugë edhe shkatërroi ura ,
U shkatërruan edhe shumë vetura !...
Kur ndërtohet n’ qytet urbanizmi ,
Kur mungon , o, profesionalizmi ,
Kur mungon n’ qytet kanalizimi –
E paguajnë , o, me kokë njerëzimi !
Gjilan, më 06.08.2016. Demir KRASNIQI