Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Demir Krasniqi: Vërshimet katastrofale në Shkup

| E diele, 21.08.2016, 08:35 AM |


VËRSHIMET KATASTROFALE NË RRETHINË TË SHKUPIT

 

Më 6 Gusht, 2016,

Ditë e Shtune, medet, ditë e shkretë !

Gjëmë e vaj na dridhen trupit –

Çka na ndodhi në  rrethinë të Shkupit !

 

Shiu i madh, o, me shumë murmurima –

Shkaktoi dame, tmerr edhe vërshima !

Mori para njerëz e shumë viktima –

Nga çdo anë, o, po ndihej trishtima !

 

N’ ato lagje ku shiu ka prekur –

30 njerëz, o, kanë mbetur të vdekur !

Gra e burra , pleq edhe të rinj –

Mori para edhe shumë fëmijë !...

 

Dhjetëra njerëz , o, kanë mbetur të zhdukur ,

Shpi t’ shkatërruara edhe mall të humbur !...

Shkatërroi rrugë edhe shkatërroi ura ,

U shkatërruan edhe shumë vetura !...

 

Kur ndërtohet n’ qytet urbanizmi ,

Kur mungon , o, profesionalizmi ,

Kur mungon n’ qytet kanalizimi –

E paguajnë , o, me kokë njerëzimi !

 

Gjilan, më 06.08.2016.       Demir KRASNIQI