E enjte, 18.04.2024, 01:06 AM (GMT+1)

Kulturë

Gjon Keka: Gjergj Kastrioti - Ylli i Arbërisë

E enjte, 01.09.2016, 09:11 PM


Gjergj Kastrioti Ylli i shndritshëm i Arbërisë

Nga Gjon Keka

Ardhja e osmanëve në trojet ilire përmes pushtimeve barbare solli me vete edhe shumë pasoja tjera që ky pushtues la në këto troje pas ikjes së tij me turp dhe e shkatërruar deri në themel si një perandori famëkeqe e kohës.

Dihet historikisht që në kohën e pushtimit osman shqiptarët kanë pësuar më së shumti, pasiqë kjo perandori jo vetëm që bëri gjenocid, masakra e përnjdekje të vazhdueshmë,  por edhe i ndal këtij populli të lashtë që të flas gjuhën e tij të dhuruar nga Perëndia,  nuk i lejoj as shkollim,  madje asnjë të drejtë elementare. Ajo këtë popull, sidomos ata që i kthyen në ideologjinë e saj i konsideronin si turq,  pasiqë ajo nuk i lejonte të quheshin shqiptar,  ndërsa të tjerët i quante latin pra edhe këta nuk i konsideronte dhe nuk i thoshte emrin shqiptar,  kjo tregon se ajo e urrente emrin shqiptar,  respektivisht emrin arbnor.Sulltani kur pushtonte dhe shkatërronte shtëpitë e tempujt fetar në arbëri e kudo,  i thoshte ushtarëve të vetë, “plaqka është e juaja,  shtëpia e imja“. Ku më pas këto Kisha ai i kthentë në xhami,  ndërsa shtëpitë e arbnorëve i rrënonte me tokë ose i pastronte nga cdo gjë që kishte brenda.

Mirëpo gjatë kësaj kohe të skllavërisë dhe përndjekjes së arbnorëve nga ky pushtues lindi shpëtimtari i saj,  lindi sic do ta quante Zef Jubani „Ylli i shndritshëm“ i arbërisë.Emri i këtij shpëtimtari, i këtij ylli të kohës së tij ishte Gjergj Kastrioti,  i biri i mbretit Gjon Kastrioti, një familje kjo e lashtë dhe me rrënjë të thella në këto troje të lashta të ilirisë.

Po ky Gjergj Kastriot edhe gjatë kohës sa ishte marrë peng nga Sulltani tregoj aftësitë e tij dhe talentin, pra ai kishte lind për gjëra të mëdha,  sepse ai shpejtë fitoi reputacion të madh anë e mbanë botës.Por pasi i ati i tij kishte vdekur Sulltani e kishte futur Shqipërinë nën dhundrën e tij duke skllavëruar dhe marrë të gjitha pasuritë e saj dhe dhënë imazh sulltanist.Por Gjergj Kastrioti duke parë këtë gjë mbi vendin e tij, filloj të preojektoj një dizajn të madh të çlirimit të atdheut të tij dhe me kujdesin e madh e fshehu këtë planë deri në realizimin e tij.

Kështuqë ai thellë në zemër e fshehu këtë ndjenjë turpi i të qenit shërbëtor i armikut dhe besimit të vendit të tij.Dhe filloj të realizoj planin e plotë të shpëtimit të vendit të tij nga barbarët turq.Viti 1443 është fillimi i realizimit të këtij plani historik të tij për ta rikthyer vendin e tij në rrugën e tij të natyrshme dhe të lirisë e zhvillimit.Në kohën kur heroi tjetër i Europës Gjon Huniadi korrte fitore dhe ishte në betejë me barbarët osman,  ky arbnor hyrë në këtë betetj për të përfituar nga kjo në realizimin e planit historik të tij për shpëtimin e Shqipërisë,  ai kishte lidhë marrëveshje me Huniadin që të dal plani ashtu si ai kishte dizajnuar.

Kështu ai detyroj sekretarinë e vezirit të madh për të shkruar dorëzimin e Krujës dhe të firmos ai dhe guvernatori i Krujës,  ai posa arriti e realizoj planin me përpikëri, ku i tha atij „nënshkruaje ose vdis“ dhe ai e nenshkroj dorëzimin e Krujës në duar të natyrshme, sepse ajo ishte pronë atërore dhe aty është qeverisur Epiri e Shqipëria nga ati i tij. Këtu filloj epoka e dritës dhe e lirisë për Shqiptarët,  ai filloj të punoj në pastrimin e atdheut nga mbetjet osmane dhe vendosi të rikthej të gjitha në vendin e vetë, pra t'i rikthej atdheut të tij imazhin dhe gjallërinë arbnore europiane. Tashmë dymbëdhjetë mijë arbnorë shkonin nën flamurin e Gjergj Kastriotit i cili i udhëhiqte në luftën kundër pushtuesit osman.Duhet nënvizuar se ardhjen e tij në Krujë Gjergj Kastrioti nuk e shihte si një revolucion të ri, as si ndonjë gjë e papritur, por ai e shihte këtë si një detyrim për ta shpëtuar atdheun nga zgjedha e rëndë e barbarisë turke. Ai e dinte se guximin,  besnikërinë,  fisnikërinë do ta gjente në mesin e arbnorëve ashtu si ai e kishte parë tek ati i tij në vegjëli,  ashtu si ai e kishte mësuar nga i ati para se të mirrej penga nga sulltani barbar. Kështu ai e dintë se në mesin e vëllezërve të tij arbnorë do të gjente veten për ta udhëhequr vendin drejt lirisë,  pavarësisë dhe ndërtimit të shtetit të arbërit sipas modelit të monarkisë europiane të kombeve dhe shteteve.Poashtu duhet nënvizuar se ai nuk i fshehu planet e tij dhe vullnetin tij për lirin e atdheut të tij, sepse ai e dinte se dashuria e lirisë përfshin shumë më tepër se sa udhëheqja e procesit të çlirimit të vendit të tij.Me t'u rikthyer në Krujë ai i tregoj popullit dhe atyre që i shkonin pas, pra që u bënë ndjekës të tij besnik në luftën kundër pushtuesit turk,  se ai nuk ka ardhur të bëhet uzurpues i lirisë,  pra i nuk u rikthyer për të rrah gjoks se „unë e solla lirinë,  e çlirova vendin etj etj“, por ai tha tepër qartë para të gjithëve se:“lirinë e gjeta në mesin tuaj,  në zemrat tuaja...“.pra lirinë e shihte aty ku ai filloj ta realizonte planin e shpëtimit, çlirimit dhe ndërtimit të shtetit të arbërit.Ai shpalosi standartin e ri në mesin e arbnorëve,  standartin e kuptueshmërisë së raportit të vullnetit për liri dhe ndërtimit të rrugës së të ardhmes,  gjithnjë kjo në unitet, ai nuk e shihte të ardhmen e arbnorëve pa unitetin e tyre,  pa një frymë të përbashkët, dhe pa një harmonizim të plotë të qëndrimeve dhe veprimeve në luftën kundër pushtuesit barbar osman.Pas gjithë kësaj ai thirri një Kuvend kombëtar ku do të mblidheshin të gjithë krerët arbnorë në Lezhë,  ky Kuvend ishte hapi më i rëndësishëm dhe më i mençur i tij si një lider vizionar,  si një strateg,  diplomat dhe politikan i kohës.Kuvendi i Lezhës së 2 Marsit të vitit 1444 simbolizon unifikimin e trupit arbnor në një besim të përbashkët,  në një ideal të përbashkët,  në një vizion të përbashkët,  në një udhë të përbashkët,  në luftën e përbashkët kundër pushtuesit barbar osman.Më saktësisht Kuvendi i Lezhës është kuvend i unifikimit politiko-kombëtar dhe i fuqisë ushtarake të arbnorëve.Poashtu Gjergj Kastrioti ishte i pari kundër gjakmarrjes,  ai madje e luftonte dukurinë e tillë, duke i bërë arbnorët bashkë të lidhur njëri me tjetrin ai donte t'i largonte ata nga gjakmarrja dhe t'i fuste në rrugën e fuqizimit të tyre si brenda principatave ashtu edhe brenda vetë shtetit të arbërit që udhëhiqej nga ai.

Lufta e Gjergj Kastriotit është flaka e fundit që ndriçoj tërë hapësirën e ilirikut dhe kontinentin europian,  kjo luftë është shembull i rezistencës më të madhe në historinë e kontinentin europian kundër pushtuesit barbar osman. Dhe me të drejtë ai thoshte se:"ne duhet të jemi të përgatitur për çdo gjë ose t'i puthim përsëri zinxhirët që ne vetë i kemi hedhur...prandaj puna kryesore duhet të jetë ta shkatërrojmë armikun i cili po afrohet gjithnjë e më tepër drejt kufijve tanë."-Gjergj Kastrioti,  nxjerr nga G.ë. B., Histor. Archiv,  1813 Me këtë ushtri të vogël Gjergj Kastrioti për dy dekada ky hero, ky vizionar dhe trim mbajti largë të gjitha përpjkejet e pushtuesit barbar osman dhe ambiciet e saj kafshërore.Duhet potencuar këtë se pas disfatës së Varnës ku ëladislavi mbret i Polonisë dhe Hungarisë i cili u vra më 10 nëntor 1444 por që Gjon Huniadi shpëtoi me vështirësi nga kjo betejë për të kërkuar strehë në Transilvani,  ndërsa Gjergj Kastrioti i cili kishte korrur vitin e kaluar një fitore të madhe mbi Ali Pashën mblodhi ata që kishin mbetë nga ushtria hungareze dhe i ndihmoj ata të kalojn nëpërmjet Raguzës dhe nga atje në Hungari, nga kjo ai mori hak me vetëgjyqësi duke vërshuar në drejtim të Serbisë dhe me lehtësi e shkatërroj Gjorgj Bulkoviqin (Bulkoëitz) i cili kishte ndihmuar turqit në betejën e Varnës. Ndërsa në anën tjetër ishte e lehtë për të Kastriotit për të mposhtur turqit në fusha të hapura,  ose me prita,  se sa për të kapur një qytet të rrethuar me mure. Për të siguruar pronësinë e gadishullit ilirik,  nuk ishte e mjaftueshme për të mbrojtur hyrjen,  ishte e nevojshme për të shkatërruar ende një numër të vogël të turqve të cilët ishin të stacionuar atje dhe këtë starategji e aplikonte Gjergj Kastrioti në luftën kundër pushtesit turk. Me gjithë fuqinë e tij, ai tanimë ishte bërë muri i pakalueshëm, por i vetëm në këtë betejë,  ndërsa në anën tjetër rreziku i përparimit të pushtuesit turk afrohej gjithnjë e më shumë drejt pjesëve tjera.Duhetë nënvizuar se ky përparim i pushtuesit barbar osmane ishte njësoj si një lloj kanceri për kontinentin europian, sepse me shtrirjen e tij kontinenti europian dhe kombet e saj do të pësonin shkatërrim të paimagjinueshëm të civilizimit të lashtë të tyre.Prandaj ai mori një udhëtim në Itali tek Papa Pali II për të kërkuar mbështetjen e kombeve tjera dhe ndihmën e tyre në luftën kundër pushtuesit osman. Dhe ai para tyre thotë me të drejtë se „pas shkatërrimit të Azisë dhe Greqisë, pas masakrës së princave të Konstandinopojës,  Trebizond dhe shkatërrimit të pjesës më të madhe të Maqedonisë dhe Epirit, unë qëndroj i vetëm me shtetin tim të vogël dhe me ushtarët e mi të lodhur nga aq shumë beteja...“Ndërsa fjalët që edhe sot duhet ta vrasin ndërgjegjen e kombeve tjera të europës dhe Papatit të cilët nuk ndërmorën asnjë hap për ta ndihmuar atë janë kur ai para tyre kërkoj me ngulm ndihmën dhe mbështetjen me këto fjalë:„Ejani në ndihmën tonë,  ndërsa ka ende kohë“.Ndërkaq „pas vdekjes së Skënderbeut,  disa grupe të shqiptarëve - rreth 200, 000 njerëz - ikën në Itali, ... "(Europa ethnica,  Band 34 ë. Braumüller,  1977) Por duhet ditur se "emri i heroit të madh Skënderbeut,  një nga komandantët e rrallë i cili ka fituar gjithnjë dhe asnjëherë nuk ka patur humbje,  ai ende jeton në gojën e popullit të tij edhe pas katërqind vjetëve."(Allgemeine Zeitung München, 1867) Dhe për ta përforcuar këtë me të drejtë autori austriako-zvicran Heinz Gstrein shkruan në vitin 1989 mbi Shqipërinë kështu:

"Pak popuj jetojnë me një ndërgjegje të tillë të fortë për historinë e tyre të gjatë dhe të madhe sikur shqiptarët.Qysh nga fëmijëria ata dëgjojnë për Pirron dhe Teutën nga antikiteti i largët,  për shpatën e rëndë të Skënderbeut, për kalin e tij i cili pas vdekjes së tij nuk donte të jetonte mëpas..."

Ndërsa sot në shekullin XXI fëmijët në Kosovë dhe Shqipëri nuk dëgjojnë më se kush ishin Pirro,  Teuta dhe Gjergj Kastrioti,  por ata dëgjojnë se si duhet mohuar,  njollosur,  harruar jo vetëm këto figura por edhe historinë e vërtetë të këtij kombi dhe kjo nga mendjerobërit e këtij shekulli-mbetje osmane. Por megjthkëtë unë jam shumë mirënjohës për dhuratën tonë të madhe kombëtare dhe europiane që kemi -Gjergj Kastriotin. Sepse në Gjergj Kastriotin ne hasim elemente të humanizmit, të kulturës dhe të një fryme e cila mund të shërbejë si një udhëzues për kulturën apo qytetërimin tonë të familjes europiane. Ai ishte burrështeti i cili i dha shumë jo vetëm kombit tonë arbnor europian, por edhe tërë kontinentit europian.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora