E diele, 28.04.2024, 01:39 PM (GMT+1)

Kulturë

Luan Kalana: Festa e lajthisë

E premte, 02.09.2016, 07:12 PM


Luan Kalana

 

FESTA  E  LAJTHISE

 

-Ne malin Moravë Devoll

 

Siç prisnim dallëndyshet në pranverë

prisnim 7 gushtin,festën e Devollit,

packa se piqeshim në diell e për ujë

kercenim si shqerkat kur dalin nga vatha.,

ë shkonim per lajthi në Moravë.

Kishim ca miq në Vërlen e Cipan,

të paharruar,bujare, melem per plage ,

përherë na ftonin të vininim, si per gosti ,

kur hapej sezoni i ri, te mblidhnim lajthi në Moravë.

Sa bukur ishte, kur mblidheshim të gjithë,

kushurnjtë e miqtë,më shumë ne çiliminjtë.

nga Tirana vinte hallua me femijtë,

nuk kish si kjo kënaqesi ,si në përrallë,

të rendnim pas lajthive në Moravë ..

Hapeshim në kodrat rrëzë malit,

siç kullosin kopetë në lajthishte,

zgjateshim shkureve në degët si dhitë,

qeshnim,gajaseshim kur trembnin çupkat ,

ashtu mbidhnim në Moravë lajthite.

Në mbrëmje mbidheshim në konakët,

gdhinim natën duke ngrënë lajthi,

këndonim,bënim qyfyre e valle,

Sa mall, të shkojme ne Devoll,

kur mblidhen lajthitë ne malin Morave .

INTIMITET femijerie….[ pjesa e dytë ]

Zgjateshim pas lajthive me xhufka

sikur do na i merrte njeri,

kush të kishte më shumë,

i mbushnim rreckë torbat,

të varura në qafë si kuajt me tagji.

Qilim i gjelbert mbuluar pejsazh,

shikoja devollin si në pëllëmbë,

si arxheshka fatin në duar,

vështroja gjithcka nga Guri i Cjapit,

të kundërtën nga pamja e fshtatit.

Drekën e hanin në Shën Kostadin,

burimi brisk ujë mes lendinave ahishte,

futeshim ne kalive , mes lajthishteve,

rendnim symbylla te gjeni kerpudhat

ne gdhendnim bira e kendonim me kitare .

Nenojat me iso, burrat shtruar devolliçe,

ne Gurin Capit,buçiste hareja , dasëm,

Sefka i Cipanit qante kaba me klarinete,

grate fryeshin me dhalle,

burrat dendeshin me raki,

sikur ishte piknik, feste,

mbledhja e lajthive.

panair ne malin Moravë.

P.s.- * 7 Gushti, festa popullore e krahines te Devollit.*



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora