E shtune, 27.04.2024, 08:07 PM (GMT+1)

Kulturë

Haki Zllami: Lindja e Ansamblit Folklorik Dardania

E merkure, 07.09.2016, 07:59 PM


LINDJA E ANSAMBLIT  FOLKLORIK “DARDANIA”...

(Me valltaren Zade Zymer Motina)

Nga Haki ZLLAMI

Gjysëmgushti 1957.

Në Moskën e ish- BS, do të zhvillohej  Festivali  Folklorik Ndërkombëtar i Rinisë. Shqipëria do të  marrë  pjesë me një grup me 150 artistë, Ishte hera e parë që   rinia  ballafaqohej me të huajt. Në këtë eveniment të rëndësishëm do të përfaqësonin vendin tonë  pesë ?ikat eTropojës: Xhevahire Gashi, Zade Motina, Kadë Mulosmani, Nafie Uka dhe Vjollca Gjyriqi,Të gjitha këto vajza te reja 14 – 15 vjeçare, të cilat akoma s’kishin dalë as jashtë  rrethit,  por të njohura  si më të bukurat,  më të shkathëta  si  valltare të grupeve    ?etave të pionierëve. Për përgatitjen e tyre, sigurimin e  rekuizitës u muarën Komiteti i Rinisë  dhe Seksioni i Arsimit dhe Kulturës dhe  së rrethit.                                                                                                                                                    Në librin “Vepra e lavdishme e rinisë tropojane ..” të autorit Veli Vatoci, e botuar Tiranë, 2007, bëhet fjalë për to në  faqen 150, ku në mes të tjerash lexojmë: “Ato fituan vend nderi duke i shpallur “Laurat i festivalit”.

Ja,  Moska, qyteti madhështor  aziatk !                                                                                                                    Sheshi i Kuq, Kremlini, Balshoj Teatër ..,”.Dobbropazhallavat Albania !” Ve?anërisht për ?ikat tropojane  e të tjerët,  ishin të panjohur . Grupi shqiptar  priu i pari me flamurin  kuq e zi me shqiponjë . Tingujt  e  orkestres tundnin pallatet, tupanxhiu  ynë,  Xhemaliu,  një djalë i ri nga Kukësi. ..Pesëmbëdhjetë  ditë grupi qendroi në Moskë....

*    *    *

Të pesë ?ikat tona, u dalluan për interpretimin e jashtëzakonshëm te valleve

të trevës sonë. Secila mori nga Moska të drejtën për t’ u vlerësuar e për t’u quajtur artiste. Ato vazhduan të hedhin valle në  skenat e  ndryshme,  brënda e jashtë atdheut,  por në ve?anti

Xhevahire Elez Gashi , mbeti “ Princesha” e valles tropojane. Do të isha i mendimit që data 20 gusht 1957, të konsiderohet si datëlindja e Ansamblit “ Dardania “, kjo edhe mund të diskutohet me specialistë e artistë.

Të pesë artistet tropojane s’ qenë shoqe e shoqe  mbetën, që arti i bëri motra, i bëri  kolege dhe të pandara. Ata  vinin  nga Dragobia, Bujani, Kolgecajt dhe Gashi. Një muaj rresht jetë aktive në aktivitet e rrugëtimit  .Ato  me të drejtë e quajtën njëra tjetrën “motra”. si? më tregon Zadja,: “...me vjen shumë keq që nuk dinim të mbanin shënime,  t’i ruanin fotografitë.  Nuk ruanim adresa. Zumë shumë shoqe  nga vendet e tjera. Një shoqe e imja nga Kievi, e quanin Nina e  bukur boll qe,  sytë i kishte  si qershi me flokë bjonde...Duke luajtur ndërveti  ua kishim ngjitur  nofkat: Xhevit i thirnim  Zana, mua  Bjeshka, Nafes- Serozja, Vjollcës- Flutura dhe Katjes- Përkthyesja, sepse ajo i kish pas ditë nja dhjetë fjalë rusisht dhe ca i mësoi me do copa letre;  për fat kjo u bë mësuese e gjuhës ruse  pasi më vonë kreu fakultetin për gjuhën ruse.  Këto i thashë sa për pak humor...Po i  bëj vetes  dhe shoqeve vërejtje se nuk mbajtem lidhje ...u shpërndam keq. U martuam... u  plakem  por shpirti na mbeti artist... “

Di?ka më shumë për Zade Zymer Motinën.

Arsyeja e vetme se kjo dhe interneti më ndihmuan për të bërë këtë shkrim disi si mike  dhe nga  se njohja ishte më e plotë.  Lind  pyetja: cila është Zade Zymerja?

Dikur një vajzë e thjeshtë  nga Dragobia. Lindi në vitin 1944, atje buzë Valbonës, të cilës ia mori ngjyrën e syve dhe troftave shkathtësinë. Motra e pesë vëllezërve dhe e  Motinës, sepse kjo vëllazëri është kaq e lidhur ndërveti sa s’ka më mirë. Një dragobiase me trup të hieshëm si gojfili në  rudina. E folura e saj  gjithnjë e prajtë me fjalë të mira,  sepse  gjysma e bukurisë së njeriut qënka fjala e ëmbël. Shumë  e edukuar, shumë e shpërdhitë.

Rrugëtimi i saj shtatëdhjetëvje?ar e mësoi të jetë kurdoherë e sigurtë. Shumë e thjeshtë, vajzë e mirë, bijë e sojshme  dhe një nënë fisnike !

E martuar, me katër fëmijë, tre djem e një vazë. Ndoshta nga geni e  rritur midis vëllezërve, e rrethuar nga repekti e dashuria e pakufishme. Kam lexuar diku një aforizëm se një ?ift që  nuk lind vajzë , zëre se  nuk ka lindur fare. Pra, vajza është gëzimi i shtëpisë...I lumtur ai që ia falë zoti !

Din të krijojë marrëdhënie të ngrohta me nuset e kunatat dhe me të gjithë. Tridhjetë vjet është marrë me edukimin e fëmijëve në kopsht e ?erdhen  e kooperativës në Myhejan. Me shumë nostalgji flet për këtë lloj pune .“ Të edukosh e të rritish fëmijë s’ka gjë më  të mirë,- u shpreh Agim Korto?i, i biri i saj, vazhdoi përseri, - Edhe në Amerikë kam dëgjuar t’i thërrasin “ Ja nana Zade ! , ndoshta njerëz në moshën time. Si? na ka  treguar nëna Zade, disa herë ka ecur me djepa në shpinë për t’i ndimuar bashkëfshatarët e saj.

Për jetën e nënës sonë jemi krenar dhe i shpreh admirimin tim duke i thënë: faleminderit shumë nëna jone për mirëedukimin tonë !

Nënën e njohim si punëtore edhe si artiste. Përpiqem t’i ngjajmë asaj dhe dajëve ! “

Jeton në Amerikë tash njëzetë e një vjet, me djemtë  Agimin, Sadriun, Musain dhe vajzën Albana. ?do vit vjen në vendlindje. Gëzon shëndet të mirë. Kjo është Zadja Zymerja e FNR Moskës 1957 !

Artistët lindin pastaj,  zhvillohen. Kështu edhe Zadja lindi në një shtëpi artistësh., E kam  njohur përsonalisht, Zymer Tahirin e Motinës si një burrë i ditur, si një mik i pashoq, gjithë gaz e humor të hollë. Kishte lezet t’i dëgjoje bisedat e tij në odat e burrave, por edhe 100 bardhokat dinte t’i kulloste e t’i mbarështonte. Dhe këndonte kur i thoshnin. Dallohej për mendimet e pikëpamjet që shprehte, ...Familja s’ka mahi, ajo është  “dashuria e jetës” . Me vuthnjanen Halë, rritën dhe edukuan pesë djem e një vajzë, Zade Motinën. Secili më i zoti e i mirë se shoqi.

Ve?ojmë djalin e tretë, Riza Zymerin, i dalluar si këngëtar lirik dhe  ve?anarisht epik. Është autori i këngës për betejën e Qafës së Previsë kundër serbomalazezëve.Tjetër artist që duhet përmendur në këtë familje është Agim Riza Motina, i njohur tashmë në skenat e festivaleve kombëtare e ndërkombëtare, në Bruksel e në Amerikë... Duke lexuar  këto rreshta, nuk ka se si të mos  na shkojnë mendja tek, artistja, halla Zade...

*    *     *

Të pesë artistet e Tropojës janë ikona të valles së bukur të “ Ansamblit Dardania”, v?anërisht  e madhja Xhevahire Gashi, që është  valltarja më e suksesshme e valles në trevat e Dardanisë.

Bajram Curri, më 6 shtator 2016 .



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora