| E merkure, 07.09.2016, 07:59 PM |
LINDJA
E ANSAMBLIT FOLKLORIK “DARDANIA”...
(Me valltaren Zade Zymer Motina)
Nga Haki ZLLAMI
Gjysëmgushti 1957.
Në Moskën e ish- BS, do të zhvillohej Festivali Folklorik Ndërkombëtar i Rinisë. Shqipëria do të marrë pjesë me një grup me 150 artistë, Ishte hera e parë që rinia ballafaqohej me të huajt. Në këtë eveniment të rëndësishëm do të përfaqësonin vendin tonë pesë ?ikat eTropojës: Xhevahire Gashi, Zade Motina, Kadë Mulosmani, Nafie Uka dhe Vjollca Gjyriqi,Të gjitha këto vajza te reja 14 – 15 vjeçare, të cilat akoma s’kishin dalë as jashtë rrethit, por të njohura si më të bukurat, më të shkathëta si valltare të grupeve të ?etave të pionierëve. Për përgatitjen e tyre, sigurimin e rekuizitës u muarën Komiteti i Rinisë dhe Seksioni i Arsimit dhe Kulturës dhe së rrethit. Në librin “Vepra e lavdishme e rinisë tropojane ..” të autorit Veli Vatoci, e botuar Tiranë, 2007, bëhet fjalë për to në faqen 150, ku në mes të tjerash lexojmë: “Ato fituan vend nderi duke i shpallur “Laurat i festivalit”.
Ja, Moska, qyteti madhështor aziatk ! Sheshi i Kuq, Kremlini, Balshoj Teatër ..,”.Dobbropazhallavat Albania !” Ve?anërisht për ?ikat tropojane e të tjerët, ishin të panjohur . Grupi shqiptar priu i pari me flamurin kuq e zi me shqiponjë . Tingujt e orkestres tundnin pallatet, tupanxhiu ynë, Xhemaliu, një djalë i ri nga Kukësi. ..Pesëmbëdhjetë ditë grupi qendroi në Moskë....
* * *
Të pesë ?ikat tona, u dalluan për interpretimin e jashtëzakonshëm te valleve
të trevës sonë. Secila mori nga Moska të drejtën për t’ u vlerësuar e për t’u quajtur artiste. Ato vazhduan të hedhin valle në skenat e ndryshme, brënda e jashtë atdheut, por në ve?anti
Xhevahire Elez Gashi , mbeti “ Princesha” e valles tropojane. Do të isha i mendimit që data 20 gusht 1957, të konsiderohet si datëlindja e Ansamblit “ Dardania “, kjo edhe mund të diskutohet me specialistë e artistë.
Të pesë artistet tropojane s’ qenë shoqe e shoqe mbetën, që arti i bëri motra, i bëri kolege dhe të pandara. Ata vinin nga Dragobia, Bujani, Kolgecajt dhe Gashi. Një muaj rresht jetë aktive në aktivitet e rrugëtimit .Ato me të drejtë e quajtën njëra tjetrën “motra”. si? më tregon Zadja,: “...me vjen shumë keq që nuk dinim të mbanin shënime, t’i ruanin fotografitë. Nuk ruanim adresa. Zumë shumë shoqe nga vendet e tjera. Një shoqe e imja nga Kievi, e quanin Nina e bukur boll qe, sytë i kishte si qershi me flokë bjonde...Duke luajtur ndërveti ua kishim ngjitur nofkat: Xhevit i thirnim Zana, mua Bjeshka, Nafes- Serozja, Vjollcës- Flutura dhe Katjes- Përkthyesja, sepse ajo i kish pas ditë nja dhjetë fjalë rusisht dhe ca i mësoi me do copa letre; për fat kjo u bë mësuese e gjuhës ruse pasi më vonë kreu fakultetin për gjuhën ruse. Këto i thashë sa për pak humor...Po i bëj vetes dhe shoqeve vërejtje se nuk mbajtem lidhje ...u shpërndam keq. U martuam... u plakem por shpirti na mbeti artist... “
Di?ka më shumë për Zade Zymer Motinën.
Arsyeja e vetme se kjo dhe interneti më ndihmuan për të bërë këtë shkrim disi si mike dhe nga se njohja ishte më e plotë. Lind pyetja: cila është Zade Zymerja?
Dikur një vajzë e thjeshtë nga Dragobia. Lindi në vitin 1944, atje buzë Valbonës, të cilës ia mori ngjyrën e syve dhe troftave shkathtësinë. Motra e pesë vëllezërve dhe e Motinës, sepse kjo vëllazëri është kaq e lidhur ndërveti sa s’ka më mirë. Një dragobiase me trup të hieshëm si gojfili në rudina. E folura e saj gjithnjë e prajtë me fjalë të mira, sepse gjysma e bukurisë së njeriut qënka fjala e ëmbël. Shumë e edukuar, shumë e shpërdhitë.
Rrugëtimi i saj shtatëdhjetëvje?ar e mësoi të jetë kurdoherë e sigurtë. Shumë e thjeshtë, vajzë e mirë, bijë e sojshme dhe një nënë fisnike !
E martuar, me katër fëmijë, tre djem e një vazë. Ndoshta nga geni e rritur midis vëllezërve, e rrethuar nga repekti e dashuria e pakufishme. Kam lexuar diku një aforizëm se një ?ift që nuk lind vajzë , zëre se nuk ka lindur fare. Pra, vajza është gëzimi i shtëpisë...I lumtur ai që ia falë zoti !
Din
të krijojë marrëdhënie të ngrohta me nuset e kunatat dhe me të gjithë. Tridhjetë
vjet është marrë me edukimin e fëmijëve në kopsht e ?erdhen
e kooperativës në Myhejan. Me shumë
nostalgji flet për këtë lloj pune .“ Të edukosh e të rritish fëmijë s’ka gjë më
të mirë,- u shpreh Agim Korto?i,
i biri i saj, vazhdoi përseri, - Edhe në Amerikë kam dëgjuar t’i thërrasin “ Ja
nana Zade ! , ndoshta njerëz në moshën time. Si? na
ka treguar nëna Zade, disa herë ka ecur
me djepa në shpinë për t’i ndimuar bashkëfshatarët e saj.
Për jetën e nënës sonë jemi krenar dhe i shpreh admirimin tim duke i thënë: faleminderit shumë nëna jone për mirëedukimin tonë !
Nënën e njohim si punëtore edhe si artiste. Përpiqem t’i ngjajmë asaj dhe dajëve ! “
Jeton në Amerikë tash njëzetë e një vjet, me djemtë Agimin, Sadriun, Musain dhe vajzën Albana. ?do vit vjen në vendlindje. Gëzon shëndet të mirë. Kjo është Zadja Zymerja e FNR Moskës 1957 !
Artistët lindin pastaj, zhvillohen. Kështu edhe Zadja lindi në një shtëpi artistësh., E kam njohur përsonalisht, Zymer Tahirin e Motinës si një burrë i ditur, si një mik i pashoq, gjithë gaz e humor të hollë. Kishte lezet t’i dëgjoje bisedat e tij në odat e burrave, por edhe 100 bardhokat dinte t’i kulloste e t’i mbarështonte. Dhe këndonte kur i thoshnin. Dallohej për mendimet e pikëpamjet që shprehte, ...Familja s’ka mahi, ajo është “dashuria e jetës” . Me vuthnjanen Halë, rritën dhe edukuan pesë djem e një vajzë, Zade Motinën. Secili më i zoti e i mirë se shoqi.
Ve?ojmë djalin e tretë, Riza Zymerin, i dalluar si këngëtar lirik dhe ve?anarisht epik. Është autori i këngës për betejën e Qafës së Previsë kundër serbomalazezëve.Tjetër artist që duhet përmendur në këtë familje është Agim Riza Motina, i njohur tashmë në skenat e festivaleve kombëtare e ndërkombëtare, në Bruksel e në Amerikë... Duke lexuar këto rreshta, nuk ka se si të mos na shkojnë mendja tek, artistja, halla Zade...
* * *
Të pesë artistet e Tropojës janë ikona të valles së bukur të “ Ansamblit Dardania”, v?anërisht e madhja Xhevahire Gashi, që është valltarja më e suksesshme e valles në trevat e Dardanisë.
Bajram Curri, më 6 shtator 2016 .