E hene, 29.04.2024, 11:40 AM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Kushtetuta e 7 shtatorit

E enjte, 08.09.2016, 07:19 PM


Në rikujtim:

KUSHTETUTA E 7 SHTATORIT

Teksti, muzika dhe interpretimi : Demir Krasniqi

 

O, delegatët popullorë ,

Mblidhen tok më 7 Shtator .

N’ bazë t’ vendimeve të 2 Korrikut –

Ia mësyjnë Grykës së Kaçanikut .

 

O, n’ Kaçanik, n’ qytet të dritës –

Mbajnë Kuvendin e Republikës .

Shpallë Kosova – Kushtetutën ,

Vetëvendosjen dhe Shkëputjen !

 

O, shpallë Kosova :Republikë ,

Shtet i lirë demokratik .

Shtet i kombit tonë shqiptarë

Dhe i pakicave kombëtare .

 

O, shtet sovran e juridik ,

Territori i sajë unik ,

Ka themelet t’ forta si guri ,

Stemën , Himnin dhe Flamurin .

 

O, moj Kosovë, ty , tu shtoftë buka ,

Me fat t’ qoftë , ty , Kushtetuta !

O, moj Kosovë, ty , tu shtoftë rrita ,

Me fat t’ qoftë , ty , Republika !

*****

Demir Krasniqi : “Mallëngjime e ushtima” faqe 173, Gjilan – 1993.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora