E hene, 29.04.2024, 03:57 PM (GMT+1)

Kulturë

Bashkim Saliasi: Visare të Gollobordës

E diele, 18.09.2016, 10:13 AM


Mendime rreth librit “Visare të Gollobordës”

Nga Bashkim Saliasi

Letërsia është një nga fushat ku ndiesia shpirtërore e njeriut lëvrohet pambarim. Portretin e letërsisë e shkruajnë dhe e formojnë individët, mjeshtrit e skalitjes së mendësisë njerëzore.

Me një mision të tillë, sa njerëzor dhe fisnik vjen para lexuesëve, autori i librit “Visare të Gollobordës”, shkrimtari, studjuesi, publicisti dhe mësuesi i talentuar z Mehmet Hasani, i cili të krijon emocione, dhe ndjeshmëri të veçantë për të shijuar bukuritë e përshkrimit, origjinalitetin, frazën e pasur me plotë ngjyrime kolorite e emocionale.

Dalja kohët e fundit e shumë librave, që shpalosin aspekte, që kanë të bëjnë me historinë e trevave të ndryshme të Shqipërisë, me toponomastikën, doket, zakonet, zhvillimin e arsimit, me rezistencën kundër pushtuesve të huaj etj, janë një vlerë e paçmueshme jo vetëm për zonat që flitet në këto libra, por edhe më gjerë, për vetë historinë e kombit Shqiptar.

Për hartimin e librit “Visaret e Gollobordës” Mehmeti nuk është mbështetur vetëm në dokumentacionin e pasur që i ka rënë në dorë për krahinën e gollobordës, apo në kujtimet e njërit apo tjetrit, por ai ka qenë vetë “aktor”, që ka ndihmuar në zhvillimin  e arsimit në Gollobordë.

E veçanta e Mehmetit, mendoj se nuk qëndron vetëm në faktin se ai i përjeton disi ndryshe ngjarjet dhe ndodhitë e jetës, por arrin të depërtojë thellë në botën shpirtërore të gollobordasve.

Ai portretizon dhe tipizon duke sjellë para lexuesit episode dhe dukuri që zakonishtë kalojnë  natyrshëm dhe pa u vënë re, përcjell ide dhe mesazhe që burojnë prej vizioneve, dijeve dhe kulturës që zotëron.

Përvoja e gjatë e ka bërë Mehmet Hasanin që të jetë me të vërtetë një hulumtues i hollë i dukurive, që e shoqërojnë në etapa të ndryshme të zhvillimit të saj.

Me penën e tij, Mehmeti skalit vlerat dhe supervlerat e krahinës së Gollobordës.

Sa bukur shprehet në parathënien e librit, “Autori i Përhershëm i Akademisë Amerikano-Shqiptare të Shkencave dhe Arteve, z Fatos Daci”.  Në librin që sjell Mehmet Hasani galojnë  ngjarje dhe data të shënuara të lidhura ngushtë me luftën për ekzistencë të Gollobordës dhe gollobordasve përballë sulmeve shekullore, të egra e barbare të gjithfarë pushtuesve në këto anë, të cilët i vranë, dogjën e vodhën ç’mundën, por që u përballën me një qëndresë stoike, plot heroizma, sakrifica e patriotizëm të gollobordasve.

Të bësh monografinë e një familje është shumë e lehtë, por ama të marrësh përsipër dhe të guxosh të shkruash për krahinën është guxim dhe përgjegjësi.  Mehmeti mbi bazën e fakteve dhe dokumentave të hulumtuara guxon dhe polemizonë me bashkëkrahinas të tij që në botimet e tyre shtëmbërojnë historinë e krahinës së gollobordës.

Në librin e tij “Visare të Gollobordës” Mehmeti bazuar në fakte dhe dokumenta citon, Prof. Dr. Kristo Frashëri si më poshtë.

-“Golloborda është tokë shqiptare. Nëqoftëse ka qindra vetë që e quajnë veten maqedonas, ata kanë të drejtën ta quajnë veten e tyre si të duan, në bazë të lirisë së ndërgjegjes, por kjo nuk nënkupton se edhe toka e Gollobordës është maqedonëse”.

Autori di të dallojë të mirën nga e keqja, siç demaskon të keqen, ai përshëndet dhe përgëzon të mirën, duke shpërndarë mesazhe respekti dhe mirëkuptimi ndër njerëzit e krahinës së vet.

Është përgjegjësi të sjellësh para lexuesit me fakte historinë e krahinës, sepse krahina ku jetuan e jetojnë gollobordasit, është ara që ka lindur e rritur breza njerëzor, të cilët kanë historinë e tyre të zhvillimit. Pra, krahina është djepi që ka përkundur urtësinë e lavdinë e gollobordasve, dëshmitarja e vetme e çdo ngjarje apo zhvillimi historik.

Lexuesi në faqet e librit do gjej dëshmi, fakte të shumta emocionuese e frymëzuese, duke njohur nga afër me aspektet e jetës dhe aktivitetin e shumë figurave gollobordase.

Libri, krahas një informacioni të pasur njohës për gollobordën, për personalitetet të letërsisë, kulturës dhe artit evidenton çaste, episode dhe ndodhi që shprehin shpirtin dhe zemërgjerësinë e artë të gollobordasve, të një populli mjeshtër të punës dhe njohës të mirë të artit dhe kulturës.

Libri “Visaret e Gollobordës” është botimi i tretë, dhuratë e vajzës së tij, që jeton në Angli. Në fjalën e tij përshëndetëse Mehmeti u shpreh:

“Vajza më telefonoj dhe më tregoj, se për ditëlindjen dhe daljen në pension, dua të bëj si dhuratë një kostum shumë të shtrenjtë”. Unë i shpreha mirënjohjen time dhe i thashë se, dhurata më e bukur për mua do ishte sponsorizimi i botimit të librit, që unë kam sjellë para jush.

Libri, është një dëshmi e gjallë e periudhave të ekzistencës dhe qendresës së popullit të gollobordës, që kanë lënë gjurmë të thella në shpirtin dhe jetën e dhjetra-qindra gollobordasve në periudha të ndryshme historike të mbijetesës së kësaj krahine.

Rruga e krijimtarisë së  Mehmet Hasanit përngjason me atë të një ylberi, të një ylli që ndrin në qiellin e shpresës, për t’u lënë brezave gollobordas dritën e diturisë që visaret e krahinës të mos mbeten vetëm në krahinë, por të njihen nga mbarë lexuesit shqiptarë.

Ju ftoj që ta lexoni këtë libër, që të njihni “Visaret e Gollobordës, ku autori i përshkruan bukur, pastër dhe të ilustruara me foto dhe montazhe nga jeta dhe veprimtaria e figurave gollobordase.

I uroj nëpërmjet këtij shkrimi z Mehmet Hasani shëndet të plotë dhe pena e tij të na dhuroj sa më shumë vepra të tjera. Respekte nga Bashkim Saliasi.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora