| E marte, 20.09.2016, 08:12 PM |
Hasan dhe Lajde Blakaj
Mos i vrisni fëmijët
Mos i vrisni fëmijët
Ju lutem, mos i vrisni
Në ara të mbjella
më farën e zezë të vdekjes
Kanabis sativa
Mos u bëni që nuk shihni
Mos u shtireni që nuk dëgjoni
Gjersa, nuk ju është vrarë zemra
Gjersa, në fëmijët tuaj nuk e provoni
Helmi është helm
sado në dozë të vogël që të jetë
përse të prodhohet ky helm në arat tona
në fusha, tona më gjelbërim të bleruar
përse të bëhemi gazi i botës
për pak para të pista duke u pasuruar
e jetën e filizave të pa fajshme
duke ua shkatërruar.
Mos i vrisni fëmijët
sepse, janë fëmijë, Hej…
janë të pa djallëzuar dhe nuk dinë
as atëherë kur i mbuloni më shami
e as atëherë kur i dërgoni përdore n´ xhami
Po për cilën parajsë e mashtron ti
O faqezi
kur ai është vetëm një fëmijë
dhe s´ ka asnjë faj si ti
Mos i vrisni fëmijët
o shtete të përdala
më pisllëqet tuaja, e marrëzira të pa lara
Mosni…
Mosni për hatër zotit
Shenjtëve në qiell
dhe ekzistencës Kombit
Është apel i fundit, i lutur gjerë në pakufi
Hiqni dorë nga droga,
feja që të verbon
Kur edhe fëmija yt një ditë do t´ mallkon,
kur ardhmëria kombëtare do t ‘pëson
e ti, kurrë nuk do t ‘gëzon
Por, ti po harron
Që ke lindë në këtë dhe
që e ke njëmijë herë fe e atdhe,
vatër e konak
me kulla, prush të djegura, gjerë në prag
ku çdo gurë i tyre është i larë më gjak.