E hene, 29.04.2024, 11:20 AM (GMT+1)

Kulturë

Neshat Mehmedi: Ritet në Sharrin e Tetovës

E diele, 18.09.2016, 10:57 AM


RITET NË MALËSIN E SHARRIT TË TETOVËS

MIDISDIMRI – DOKSANI

Në këtë ditë katundarët gatuajnë fli, vënë groshë dhe  koka ( kokra ) të misrit.

Nga Neshat Mehmedi

Fliat e lëme:

Katundarët e Bozovcës, Veshallës, Brodecit dhe të katundeve tjera të malsisë së Sharrit  të Tetovës, po edhe katundet e Opojës – sidomos katundi Pllajnik ( tregoi Hatm Çengaj e njejta fli me të njejtat adete )  kanë gatuar Fli në këtë ditë.Gjatë gatimit amvisaja ka përgatitur edhe këto mjete të vogëla që do i fut në fli: kallir të thekrit pa kokra, fije kashte  nga thekri, shkop, çatallë, sohë për ngarkim të kalit dhe hunjë, djathë, gjizë.Këto mjete i futë jo të gjithat menjëherë, po një nga një  të shpërndara në sipërfaqen e flisë, kuptohet afër përfundimit.Shtrohet pyetja nga sa mjete të tilla i fut në fli? Mvaret nga numri i anëtarëve të familjes.Kuptohet se shumica e familjeve nëpër katunde kanë qen familje patriakale dhe i është dashur të fut mjete përaq sa anëtarë ka patur shtëpia. Tregoi Mirije  Mehmedi, Hata merxhani, Hibe  Sulejmani e martuar te Shefkija i Hisenit.

Qëllimi; Kuptohet se shkollimi ka munguar thuajse në çdo familje, ama vullneti, dëshira për me edukuar fëmijët për me dashtë punën, kafshët, shpezët...,  ka qen shumë e madhe dhe katundarët – amviset kanë përdorur metoda të ndryshme nxitëse dhe stimuluese. Kur dihet se fëmijët kanë qenë krahë i djathtë i familjeve në kryerjen e punëve të ndryshme.Edhe pse të vegjël për nga mosha, ata bënin punën e të mdhenjëve. Kanë kullotur lopë, dhenë, dhi, kuaj.Po ashtu janë detyruar të kthejnë kuajt me dru, bar, plehë ,...pa dallim gjinie. Djemtë i kanë folur hismeqar ( barinjë) nëpër qehallarë në moshë shumë të re dhjetë – njëmbëdhjetë vjetë jashtë katundit.

Këtë ditë të Fliave të Lëme  fëmijët e kanë pritur me shumë dëshirë, sepse do gjejnë fatin që do i ndjek për tërë vitin në kryerjen e punëve të shtëpisë. E zoja e shtëpisë  e shtron sofrën.Të gjithë ulen rrethë e rrotull sofrës. Më të vjetrit parashtrojnë pyetje se çfarë dëshirojnë të gjejnë  fëmijët. Përgjigjëjet janë të ndryshme: kush dëshiron të bëhet bari, kush alakçoj, kush të korr e kush të del në stanë.

Pse as një fëmijë s’thonte se don të bëhet mësues, profesor, mjek, inxhinjer,... Po si do e thotë kur asnjë prindë e asnjë fëmijë skanë ditur vlerën e mësimit, thuajse  të gjithë kanë qen të pashkolluar, të rrallë kanë qen ata që kanë ditur shkrim e lexim.Shkrim - lexim kanë ditur, ose mund të ishin numruar në gishtat e njërës dorë, ata që kanë ditur të lexojnë ndonjë letër,...

Pra ky ritë e ka patur si qëllim nxitjen e dashurisë për punën dhe një edukatë gjithëpërfshirëse te fëmijët nga ana e amvises që është përcjellur dhe lidhur dashuria për punën në shtëpi dhe jashtë saj.

Para se me nisë të han fli, amvisja e nxjerrë një copë fli nga tepsia dhe ia jep njërit nga fëmijët për me e vën në murallin  e lëmës, për lepurin .

Fëmija që e vë copën e flisë në mullar të lëmës për lepurin, duhet të thotë këto tri fjali para se ta vëndoj :

Lepër – lepër mo ma ha theknin

Se do ta thij skepin

Lepër – lepër mo ma ha tërshënën

Se do ta thij kamën

Lepër – lepër mo ma ha gjrunin

Se do ta thij gjujnin

Lepër – lepër mo ma ha elbin

Se do ta pres veshin

Këtë e përsërit tre herë dhe e vë copën e flis në murall. Po ashtu një fëmijë shkon në fund të lëmës , aty ku e kanë mbledhur grumbullin e drithit dhe kthehet me fytyrë nga veriu dhe e kthen kokën nga lindja dhe frynë tre here . Që kur të vij vera dhe koha për fshirje të drithërave të fryjë era dhe kur të hedhin drithin , era të daj drithin nga biku. Djali apo vajza që e ka vendos flin në mullarë kthehen te lumtur në shtëpi.

Para se me ia nisë ushqimit djemtë apo vajzat që janë në kohë për fejesë marrin lugët në dorë dhe i raktojnë në çardak apo në lëmë të shtëpisë derisa të lehin qentë. Në at drejtim që do të leh qeni i parë,  në atë drejtim do të jet fati (kismeti) i djalit apo i vajzës. ( T rinjët e të rejat mbrenda vitit nga janari e deri në fillim të majit tri herë kanë përdorur ritet për të gjetur fatin. Hera e parë bëhet me petat e djemëve në shtatë janar, e dyta herë në midisdimni - shtatë shkurt dhe e tretaherë në gjashtë maj, ditën e shëngjegjit  ( shëngjergjit) me plasjen e vezëve në zjarr. Pra dy rite  të provim të fatit bëhen  në mbrëmje dhe e treta në mëngjes herët).

Gjithënjë në sofër ka nisur i pari ushqimit ai më i vjetëri dhe pas tij ia kanë nisur të tjerët. Këtë e kanë bërë në shenjë respekti për kryefamiljarin. Edhe këtu te flia ia nis kryefamiljari dhe të gjithë të tjerët. Kjo fli se ka të njejtin kuptim si te fliat tjera dhe po të njejtin kupti te të gjithë anëtarët e familjes, sepse fëmijët dhe të rinjët e kanë mendjen se çfarë do gjejnë gjat ngrënies.Cili do të jet fati i tyre, çfarë punë do të mund të punojnë, a do realizohen dëshirat e paramenduara. Ushqim hanë me mjaftë kujdes dhe mendjen mbajnë te elementet  që janë në fli.

Lavdrimi i gëzuar thërret e gjeta sohën! Do të bëhem halakçojë! Të tjerët e stimulojnë me lëvdata. Fati të ka rënë ashtu si e ke dashur, se je djal i zoti, i shkathtë dhe punëtorë.

Dritoni bërtet unë do të bëhem çoban, ja e gjeta shkopin! Je i vogël o Driton, ti do të çojmë me i kllot shqerat, e kur të rrajtesht d’i kllotish dhentë.

Librana s’përmbahet dot nga gëzimi se bashkë me Jetmiren kanë gjetur kallirin e thekrit, pra do të korrin të lashtat; tërshërë, elb, thekër e grur. Pra prindërit vazhdojnë me ju bërë qejf fëmijëve me lloj – lloj lëvdatash e fjalë nxitëse

Edhe unë e gjeta hunin thotë Shpendi, do të thurr vathët në stan,...E ai që do ta gjej çatallin do të del në stan. Pra thuaja se të gjithë do të gjejn diçka, po ka raste ndonjëri mund të gjej edhe nga dy apo tri  elemente. Ndërsa ai, ajo që do të gjej gjizën apo djathin , do të del në stan dhe do të bëjë djathë e gjizë për tërër verën  nga produktet e tamlit.

Pra këtu duhet të sqarojmë se ky rit ska qen i detyrueshëm që të realizohet ashtu si i kanë gjetur mjetet në flij, kur dihet se katundarët asnjëherë s’kanë bërë një punë të vetme, por shumë punë të ndryshme; kanë lëruar, kositur, korur, kullotur dhentë,...

KËMBËT E KAFSHËVE PËR DOKSAN

Në këtë ditë vëndojnë edhe groshë, jo me mish, por me këmbët e kafshëve: të deleve, dhive, viçave,  demave e të tjerë.

Në këtë ditë të midisdimrit i kanë përdor që anëtarëve të familjes mos ju dhëmbin këmbët, mesi – beli,... shkurt me një fjalë për shërimin e eshtrave nga dhembja – nga të ftohti. Pra anëtarët e familjes të jenë të fort, të qëndrushëm si ashti.

Këmbët  i kanë varur të thahen në penjë mbi oxhakun – furën e zjarrit të shtëpisë, për të qëndruar për një kohë më të gjatë.(Treguan Mirije M, Merxhivane M, Hata M, Mesude R)

KOKAT ( KOKRAT ) E MISRIT

Kokrat e misrit janë çmuar shumë në Malësin e Sharrit.Gati se në çdo festë –rit vëndojnë kokra për me zjerr; Nëse ka lindur fëmijë në familje, djali del përherë të parë nga shtëpia, kur është çaruar drithë ( si fillim i dasmës), kur ka pjellur lopa, për rite të bozhiqit, midisdimrit ( Doksanit), ditës verës, ditën e shëngjergjit, të fillimit të verës, shëmitrit,dhe për çdo javë ditën e enjte.

Kokrat i zjejnë edhe në ditën e Doksanit. Që fëmijët, antarët në përgjithësi të familjes të jen të fortë e të shëndetshëm si kokrra e misrit. Kokrat i lajnë me me hi ( quhen koka me fojë) .

Për ditën e doksanit vajzat këndojnë këngë për të afërmit e tyre: këngë të beqarisë, të bagëtive ( punëve ) të fejesës e të tjera.

na ka ardh doksani bre gjalo

lishoj dhentë dhentë kah stani

kur tvaje ditë vera

nreç kotare qera bre gjalo bre gjalo

e taj mos prito

at taufën e dhene mas kur ta shoh

ajo taufa dhene be gjalo

shaumë të paska hije

në krahin e gjathtë be gjalo

vare nij alltije.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora