E marte, 06.05.2025, 07:43 AM (GMT+1)

Kulturë

Neki Lulaj: Në Shasin e lashtë

E diele, 25.09.2016, 09:13 AM


Neki Lulaj

 

NË SHASIN E LASHTË

 

Tingujt e këmbanave i rrëmbejnë retë e qiellit

Përplasen mbi freskat e gavruara me zërat brilantë

Shoh Shasin me valet e mëndafshta  të liqenit

Në kishat  gavrojnë bisqet dëgjoj priftërinjtë ilirianë….

 

Kësaj bukurije mesjetare që  drita ia pat lakmi

Gurët e latuar i ndalin lisat dhe zogjtë në fluturim

Liqeni e ka futur shtatin nën themelet  e ilirisë

Që ta mbante gjallë qytetërimin e vjetër pa rrënim.

 

Ruhet me xhelozi thesari i qytetërimit të vjetër

O barbarë që natën pa dëshmitarë i plaçitën egërsisht

Në themelet e kishave është edhe paja e arit e paprekur

Janë djepet e nipërve të fshehur diku në murishtë.

 

Gërmoni ju bijtë e Arberit dita kur t´ju vijë

Këtu do gjeni thesarin dhe shtatë mrekullitë e botës

Te fshehura thellë nga pushtuesit mongolë në fshehtësi

Do shihni Vekun e arit dhe djepin e argjendë të foshnjës

 

Toka e Shasit të lashtë as pushtuesve turq nuk  u besoi..

Mori bekimin e gjithë këtij qytetërimi të praruar

Në të gjithë ditët e viti këmbana kurrë nuk harroi

Këtë Shas të lashtë në këtë IIiri  të mrekulluar.

 

Neki Lulaj, Shas, Gusht 2016



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx