Kulturë
Neshat Mehmedi: Telehisja - Një traditë e lashtë
E diele, 25.09.2016, 08:17 AM
TELEHISJA
– NJE TRADITË E LASHTE SHQIPTARE
Nga Neshat Mehmedi
Telehisja , apo ngjyrosja e nuses, në Malsitë e Tetovës e më gjërë është një tradite e lashte shqiptare e trasheguar dhe e praktikuar me perkushtim nga grate,nënat, motrat tona deri pas vit 90-të. Kjo praktike kulturore eshte bartur dhe mësuar brez pas brezi si ne rrethin e ngushte familjar ashtu edhe ne ate jashte familjes duke u shendruar me kohe ne profesion me perdorim te gjere martesor. Gjatë riteve martesore telehisjen e bënë telakja, pra gruaja që ngjyros nusen dhe e cila paguhet për këtë punë nga famljarët e dhëndrit, që mund të jetë vjehri apo edhe vetë dhëndri nëse i mungojnë prindërit.
Në historikun e telehisjes në Malësitë e Tetovës kanë lënë gjurmë një numër i madh telakesh të njohura. si për shembull në katundin Bozovcë, edhepse telake ka patur shumë, vlen të përmenden ato më të dalluara dhe më në moshë si Fazilja, bija e Hajdarit (1880- 1960) e cila i le trashegimi zanatin Nailes, mbrenda në familje të vet. Më tutje, Ruhidja e cila sot është 78 vjeçare dhe akoma është në gjendje të telehis (Me kërkesën time, Ruhidja në vitin 2010 ka teleisur kukullën për në panairin që është organizuar nga komuna e Tetovës dhe është mbajtur në Sheshin Ilirija. Bozovcën e prezantova me veshmbathjet e Plakut, plakës, vjerës, beqarit, beqares, bariut dhe punime të ndryshme).
Dhanduri, nusja dhe vjeri Nusja e teleisur
Në katundin Veshallë telake e dalluar njihej Bata apo da Dije (dada apo motra Hidije, qe njihej edhe si motra e Ali Mehazit). Të tjera kanë qenë Hafifja e Islamit e cila ka jetuar afro 90 vjet. Në Brodec njihej Refije Osman Beqiri e lindur më 1938. Në Vejcë ka telehisur Shide Baftjar Rasimi nga Brodeci ( e martuar në Vejcë ) e te tjera.
Në këto katunde të malësive të Tetovës njihen ty lloje të telehisjes. Telehisja e ditës së parë të nuserisë, telehisja e spariherit dhe telehisja për trenetë.
Telehisja e ditës së parë të nuserisë
Në ditën e parë të nusërisë telehiset e tërë fytyra me ngjyrë të bardhë. Mbi të bardhën në dy faqet vëndoset nga një rreth i kuq i mbështjellur me rrathë të verdhë nga këtu shpërndahen rreze simetrike, dhe të lidhura njëra me tjetrën me ngjyrë të verdhë e të shëndritshme. Pra në formën e diellit,me rreze qe shperndahen në hapsirë . Por në këtë hapsirë dielli ngrohë jo njelloj dhe rrezet e diellit nuk shpërndahen njejtë,sepse mbrenda njëzetëekatër orësh dielli në dukje lind dhe perendon, por në realitet ai është gjithënjë në lindje. Që do të thotë se nusja e re duhet të lindë fëmijë e të le trashegimtarë. Ne mbrendesi te ketij dielli te pikturuar mbizoteron vetëm ngjyra e kuqe që nenkupton zjarrin. Zjarri shpreh gjallërinë, jetën në vazhdimesi, begatinë, dhe pjelleshmërinë.
Mbi kokë të nuses vëndoset një gjysëmrreth, zakonisht i punuar nga vete nusja dhe mjaftë zbukurues. Ky gjysemrreth është i zbukuruar me drugëza dhe me lule shumë të bukura, që në këtë anë quhen oja. Mëtutje, mbi këto oja vëndoset tel argjendi i bardhe ose i verdhë qe varet sipër fytyrës së nuses, kuptohet jo shumë i shpeshtë por i rrallë. Po ashtu prapa në shpindë lëshohet teli në dy anët e bishtave – gërshetave, sepse nusja ka flokë të gjata. Flokët i ndajnë në katër bishta, dy bishta qe duken perpara në kraharor dhe dy pas shpinde. Vlen te theksohet se në mungesë të flokëve të mjaftueshme mund te perdoren edhe flokë artificiale . Ojat apo gërshetat zbukurohen me penza ari dhe me piskila të punuar nga rruzat e imeta të llojeve të ndryshme. Nuset për këtë ditë të nusërisë, si zakonisht një ditë përpara e perdorin edhe kanën në duarë, flokë dhe në gishtat e këmbës. Nëse shkohet të dielën nuse kana perdoret ne mbremje të së shtunës ,nëse shkohet të enjëten kana duhet të përdoret të mërkurën. Kjo kanë perdoret në duarë me bishtë dalldajshe (dallëndyshe) e me flamuj. Në pjesen e fytyrës me ngjyrë të bardhë besohet se që nga dita e parë në familje të burrit shkruhen sjelljet e nuses dhe familjes së burrit që ndikon në zhvillimin e personalitetit të saj qoft pozitiv apo negativ. Prapseprapë sjelljet pozitive të nuses duhet të mbizotrojnë, sepse ngjyra e bardhë është mbizotruese. Vlen te theksohet ketu se vajzat në të kaluaren kanë shkuar nuse që në moshë shumë të re, trembëdhjetë e katërmbedhjetë vjecare, e për to janë kujdesur si për fëmijën e vet vjeheri dhe vjehra gjithënjë duke i mësuar se si duhet të sillen me të pranishmit e shtëpisë, me farefisin dhe me miqtë.
Ngjyra e kuqe në mes të faqeve në fytyrë me mbështjellsin e shëndrishëm të verdhë ka qenë dhe është e pandryshueshme dhe e vecantë.Ndërsa distanca e vijave që rrezatojnë kanë ndryshuar në gjërësi dhe gjatësi.Telakja është përkujdesur shumë që vijat reflektuse të jenë tek e asesi çiftë. Nëse vijat rrezatuse mbeten çiftë kjo nenkupton se nusja nuk do të lindë fëmijë dhe të afërmit e nuses e edhe të dhëndërit do te deshperoheshin në këtë rast. Përgjegjesia i bjer jo vetem nuses por edhe telakes, e cila mund te fajesohet edhe si qëllimkeqe në raste dëshpërimesh të tilla.
Telaket përdorin dhe ndihmëset e tyre gjatë telehisjes – Puna e ngjyrosjes zgajt deri dy orë të plota. Rrezet – vijat në fytyrë bëhen me ndihmën e krabzës, që të jenë më të drejta dhe tërheqëse.Në vitet e më hershme telehisja ka zgjatur edhe më shumë, sepse mjetet dhe materiali i punës kanë qenë krejtësisht të thjeshta. Janë perdorur, lulet kamomili, lule bozhuri, lule manushaqe si dhe lule të ndryshme, por janë perdorur edhe mbështjellsa të sheqernave me ngjyra të ndryshme. Lulet dhe letrat i kanë ngjitur në fytyrë me shërbet.
Eshte zakon që dahirexhijet nga ana e dhëndërit t’u kendojne këngë telakeve, prindërve, vëllezërve të nuses duke i ngacmuar nëpërmjet këngëve humoristike apo të nëmëve – mallkimit. Këto këngë zakonisht janë kënduar në shtëpinë e dhëndërit;
telake mori hajdute
telin e nauses ku na e hupe
ku na e hupe ku na e çove
ja ka çue nauses vet
ene kjo telakja u hutoft
nausja e vet mos ja gjëzoftë
telake mori hajdute
telin e nauses na e hupe
telake more të pkutshin durët
çish na e praune nausen e murët
telake mori të pkutshin këmët
çish na e praune nausen e vranët
Këngën e tregoi telakja R. V.
nause lule kush të telehisi
çajo Nailja si viti
nause lule kush ti vu vetullat
çajo Nailja si të vetat
nause lule kush ti vu vijat
ani mi kanë vu shoçet e mia
kanë nausja jon se ve telin
se e ka të smut babo derin
se e ka të smut neti vdese
telin nausja jon le ta vene
kanë nausja jon se ve telin
se e ka të smut volla derin
se e ka të smut ne ti vdese
telin nousja jone le ta vene
Telehisja e spariherit
Telehisja e nuses nga spariheri dallon nga ajo e ditës së nuserisë. Në këtë ditë fytyra e nuses mbulohet me ngjyrë të bardhë dhe ngjyre te kuqe në dy faqet dhe të rrethuar me vijën e verdhë të shëndritëshme. Vijat e shpërndara rrethë e rrotull ngjyrës së kuqe shpërndahen të shkurta. Poashtu në faqe dhe në ballë vendosen ballanajke. Behet edhe ngjyrosja e ballit dhe e mjekres po per dallim nga ajo e nusërisë, në ngjyrosjen e spariherit, në shumë raste,mungojnë vijat apo rrezet e ngjitura njëra me tjetrën.
Telehisja për trenetë
Për tre netët shkohet te prëja ( prindërit ) e nuses pas dy javësh. Nusja kur kthehet për në shtëpi të burrit e telehis telakja sikur në spariherë.
Nuset e reja janë telehisur edhe ditëve të tjera të dasmave familjare dhe farefinore; të festave familjare dhe festave të ndryshme, por teleisja është e njejtë ose me ndryshime të vogëla.