E merkure, 04.12.2024, 08:53 AM (GMT)

Kulturë

Qazim Shehu: Njërëzit e mëdhenj

E diele, 02.10.2016, 08:13 AM


NJERËZIT E MËDHENJ..

 

QAZIM SHEHU

 

Gjithnjë nuk mësova të gënjej

Mësova të tradhtohem

Nga njërëz të mëdhenj,

Të bindem e mashtrohem…

Kur hilen u mësova

S`u binda t`i urrej,

Pas tyre tek shkova

Tek nisa të vërej

Se të mëdhenj si dikur

Ato nuk ishin më,

Veçse një mur

Kur  shqelmi e hedh atë.

Dhe meqë vetë s`u rrita

Gjer tek ata të shkoj,

Ligësinë s`ua grabita

Pa hyrë në atë lloj,

I lumtur që s`u bëra i madh

Në këtë mënyrë të pistë,

Sa pak  e sa pak

Prej tyre vë në listë…

 

 

KOHA FUTET NË KOHË

 

Koha futet në kohë, ndonëse

Vitet ndan me përpikmëri,

Një dikator që e sheh si llohë

Të pëgërë nga një qenëri,

mbin tek një udhëheqës i ri.

Muzika gërnjare e saj,

Na gërvisht në vesh,

Pragjet me hipokrizi i ndan,

Të na verë  në sy lesh…

 

 

PLUGIM

 

Plugon çasti një ide

Si të rrish para një bime,

Dhe të vesh re

Dridhjen e saj prej stine…

Dhe të mendosh si u hodh fara

Si në tokë mori vlagë,

Kush ishin bisqet e para

Si u rrit pak nga pak…

Gjer këtu ideja vjen,

Më tutje s`të lë të shkosh,

Po frutin kush e rrëmben

A mund ta parashikosh?...

 

 

SINJALE

 

Sinjale dashurie më japin sendet

Kur ti mungon,

Dridhet trishtueshëm një hapje dere

Nga mungesa e hapit në sallon…

Dhe ti kur vjen sendet zbrapsen,

Të lodhur nga sinjalet,

Më ngjan se ato mpaken,

Nga prania jote që s`ndalet…

 

 

NGRIJE ZËRIN POET

 

Ngrije zërin poet,futu në hallet e popullit

Me siguri atëhere do të lexojnë,

Siç thotë Rafael Alberti, i cili edhe ai,

Me siguri mendimin e popullit  citon…

Gjer në një farë kohe besova këtë,

Po sot kam tjetër mendim,

Mund të gjëmosh me të Zeusit zë,

Me borinë e dikursit tim,

Hallet e popullit tjetërkush i shëro,

Përmes gënjeshtrës në mashtrim,

Dhe poeti ka mbetur pa zë,

Poezia bën  pak pushim…

 

 

KA NJERËZ

 

Ka njerëz që në ecjen drejt vetes

Harrojnë të tjerë,

Egoizmin ngrenë si shkrepat

Dhe  kjo është aq e mjerë…

Ka njerëz ,dhe   kështu mund të quhen

Përderisa formën të tillë e kanë,

Po njerëz të tillë na duhen

Për të parë veten tonë në tjetër anë…

 

 

ËNDRRA E PYLLIT

 

Ëndrra e pyllit mbetet e gjelbër

Edhe kur drurët zhvishen,

Edhe kur fryn murlan i egër,

Ëndrra  rri në ajër ,nuk dridhet…

Edhe kur lisat, rrufetë

I përzhitin pa shkak,

Ëndrra gjakun e drurëve thith krejt

Dhe e injekton nga pak…

Në rrënjët e tyre nën tokë

Që mbajnë drurët kreylartë,

Ndaj ëndrra e pyllit na thotë

Se ajo është aty dhe ne duhet të kemi shkak

Ta besojmë të plotë…

 

 

PO TË THOSHA

 

Po të thosha se në cep të syrit tënd

Është një liqen dhe në breg të tij

Sa do më pëlqente të rrija,

Ti do më thoshe se këto janë veç gënjeshtra

Që vijnë nga dashuria,

Po të thosha se valë në të pashë,

Dhe joshje drejt thellësisë,

Ti gënjeshtrën do e quaje aq të trashë

Nga mungesa e dashurisë…

Prapë këmbëngul

Në lojën time të etur,

E prapë një valë s\e hurb,

Se këtë liqen s`e dua të fjetur…

 

 

TI..

 

Ti thua më jep një ëndërr

Unë them një copë qiell të më japin,

Pa e ditur se qielli dhe ëndrra

Në lojë dashurie njëri tjetrin hapin.

Kur e kuptoj, ngul këmbë

Të bie në shtratin e këtyre fjalëve të hijshme

Veçse në një shtrat mund të shtrihesh,

Dhe për largësinë e dy fjalëve grindem…

 

 

TË DASHURURIT

 

Të dashuruarit dashuria nuk i do,

Po t`i donte, s`do ndizeshin si flaka,

Që pa zjarrin larg nuk shko,

Dhe në boshësi bëhet qesharake…

Të dashuruarit dashuria nuk i do,

Atëhere çfarë do dashuria,

Këtu misteri mendjen ma freno,

Hiqu mënjanë, më pëshpërit marrëzia…



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora