E merkure, 04.12.2024, 08:53 AM (GMT)

Kulturë

Kadri Kadiu: Hallexhesha

E diele, 02.10.2016, 08:00 AM


Kadri Kadiu

 

HALLEXHESHA

 

Halle halle kjo Dynja

Halli hallit nuk i ngja

Nuse e re, dy vjet martuar

Dy javë me burrin qendruar

 

Burrëziu, argat në Greqi

Dy herë në vit vjen në shtëpi

Ca ditë për Bajram, ca ditë për vit të ri

Nusja i bën yzmet pleqve të tij

 

Nuse me burrë e nuse pa burrë

Digjej e gjora, digjej si furrë

Ilaçin e gjeti tek një mullixhi

Me një qese misër, çdo javë shkon në mulli

 

Mullixhiu në fillim s'e njihte

I tha që në radhë ajo të priste

Se në mulli gjithnjë ka radhë

Bluan ai që vjen më parë

 

Priti e shkreta, priti në radhë

Sa gjithë klientët mullinë e lanë

Kur mbeti vetëm me mullixhinë

Zbërtheu një kopsë, zbuloi pak gjinë

 

Zotrote mullixhi, xheç kam dëgjuar

Ca gra të fshatit i ke ngacmuar

Bah, ç'është ky llaf, të kanë mashtruar

S'më ka lezet, jam burrë i martuar

 

E po zotrote, kot fjalët s'kanë dalë

Se helbete, gra të bukura vijnë e bluajnë

E po ndonjë rast, o nuse, edhe ka ngjarë

Por me zor unë nuk i kam ngarë

 

Vetëm kur ato vetë kanë dashur

Dhe që janë qejflie unë i kam pikasur

Dëshirën e tyre kam plotësuar

Detyrën time e kam mbaruar

 

Po zotrote, si e kupton ti gruan qejflie?

Po ja, i nuhas në duar dhe i kap në ije

Ia zgjati duart nusja, ia vuri tek buza

U skuq mullixhiu, sikur e dogji shpuza

 

Duarve të nuses i mori fort erë

Pastaj i dha një përgjigje të prerë:

Ja, e kuptova, ty qejfi nuk ta ka

Dhe unë me ty nuk hyj në gjynah

 

Mullixhi o mullixhi, s'është i vërtetë ky xhevap

Me mua s'bën gjynah por bën sevap

Rrufa hundët t'i ka zënë, apo bën kastiile?

Merru prapë erë duarve dhe kapmë në ije

 

E rrëmbeu nusen mullixhiu, si skifteri një zog

Në dhomë e çoi, u shkrinë të dy, u bënë tok

Pastaj i tha: Zogëz, të më vish çdo javë

Eja në vakt dreke, se atëhere s'ka radhë.

 

(Shënim: Nuk janë në fokusin tim këto historitë erotike por ja, i shkruaj ndonjëherë ashtu siç m'i kanë treguar. Se ndodhin gjërat pa tregohen).



(Vota: 5 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora