E premte, 06.12.2024, 11:06 AM (GMT)

Kulturë

Përparim Hysi: Dekorata që mori Ibish Kelmendi!

E diele, 02.10.2016, 07:38 AM


"Dekorata" që mori mësuesi IBISH  KELMENDI?!!!  *

Nga Përparim Hysi

Këtë shkrim e bëj enkas për gazetën "DITA". Dhe ja, përse?

Si pensionist që jam, ora gjashtë e mëngjessit më zë në klub. Më është bërë zakon që,nëse më pëlqen kafeja( e bënbanakierja  mir, LORI, nga Përmeti) dhe shërbimi, klubin nuk e ndërroj. Por kam dhe një arsye tjetër që klubin nuk e ndërroj. Pronari i klubit "ADORO", YLLI  ZIU, ( klubi gjendet pas poliklinikës 9, tek "21 dhjetori), jo vetëm kafenë e mirë e ka me çmim të lirë, por në  dispozicion të klientëve vë tri gazeta: "DITA", "Panorama" dhe "SPORTI". Unë  filloj të marrë atë "drogën" (a nuk është bërë aq e përditshnme kjo fjala ime në thonjëza?) e përditshme me "DITA". Me "Ditën" se atje gjej shkrime aq racionale, sa, pothuaj, jam "dashuruar"  me pena gazetarësh, si: BEDRI  ISLAMI, XHEVDET SHEHU apo i rralli, po më racionali: VIKTOR MALAJ. Po, si me të vërtetë, nuk mund të "dashurohesh" me "DITA" ku,  çdo ditë, ngopesh me vargjet e LIRIKUT TË PAPËRSËRITSHËM, ARBEN  DUKA. ARBEN DUKA është sa lirik aq dhe satirik. Nëse nuk lexoj qoftë dhe një ditë vargje nga ARBEN  DUKA, më duket se diçka më mungon dhe jam si bosh.

*     *   *

Sot në "DITA" lexova një shkrim të një ushtaraku për mësuesin e tij të dikurshëm.  Mësuesi i tij i dikurshëm ka qenë IBISH  KELMENDI nga KOSOVA. Ish-ushtaraku, dikur nxënës i këtij mësuesi të mirë, e mbyll shkrimin me një pyetje retorike:- Vallë,  a i kanë dhënë ndonjë medalje mësuesit tim të mirë, IBISH  KELMENDI? Kësaj pyetjeje, po i jap përgjigje me  anë të këtij shkrimi:

I nderuari Sefer Pasha, pyetjes suaj, në mungesë të Ibish Kelmendit, po i përgjigjem unë, Përparim Hysi nga Fieri që jo vetëm  e kam njohur ish-mësuesin tënd të mirë, por e kam patur dhe shok, pothuaj, intim. Pa u zgjatur shumë, po ju them:-Ish-mësuesi yt aq i mirë u "dekorua", por "dekorata" e tij qe pak "speciale": për shkaqe fare banale u dënua me 17 vjet burg, të cilat i bëri kokërr për kokërr, dhe, kur doli (gati kur po përmbysej regjimi) që transformuar i tëri: ai mësuesi yt i bukur nga si grur halëzi mbi kokë i kish mbirë "tërshëra". Ia shkatërruan  familjen ( sapo  qe bërë me një çupë nga martesa e dytë) dhe, nga si lis kur të jepte mësim ty dhe sa brezave të tjerë, qe bërë si një shelg vajtues. Kur doli përsëri nuk i afrohej njeri se të "ngjiste kolerën". Një ditë përpara se ta arrestonin sapo kishim bërë nga një "parti shahu" me të dhe nuk  isha vetëm unë: në"partin" e shahut ishin dhe dy mësues të tjerë: të ndjerët DRAGO RASHOVIQ dhe NIKOLLA  MARGILAJ. Tek loznim dhe xhëku e kalonim atë "vijën e demarkacionit" të kohës dhe, të nesërmen, kur IBISHIN e  arrestuan, secilit prej nesh e zuri cërma. Por IBISHI e tregoi veten jo vetëm burrë, por një fisnik i vërtetë. Duket e vuri"kryqin" mbi shpinë dhe gjithë "fajin" e pafajësisë  e mbajti mbi vete.

Dhe a e di, more zotëri, pse e burgosën? Se në atë kohë, i erdhi për vizitë i vëllai nga  KOSOVA dhe ia mbushi shtëpinë plot. Aq mall pruri për të vëllanë, sa Ibishi zuri dhe të shiste ndonjë orë "Darvil" apo ndonjë çerte, kur në dyqanet tona edhe miu thyente kokën. E futën brenda dhe të gjithë atyre që kishin blerë  çdo suvenir, ua konfiskuan xhaba. Mandej stisën "komisione" dhe i "blenë" po vet si mallra të zhvleftësuara.

Kur doli nga burgu, nuk qëndroi shumë në Fier dhe frymën e mbajti në  Belgjikë. Atje ka rrojtur kohët e fundit dhe tanimë nuk e di se ç'bëhet.

Sidoqoftë, mendoj se dhe me kaq, i kam dhnë përgjigje pyetjes  suaj, i nderuari SEFER PASHA.

Unë mbi dyzet vjet kam punuar në arsim dhe në këtë fushë i kam provuat të gjitha: mësues, drejtor shkolle, formator dhe deri inspektor në Drejtorinë Arsimore të  Fierit. Nga përvoja që kam, kam të drejtë që të shtoj dhe  diçka: mësuesët vërtet që vlerësojnë nxënësit me notë, por nota e mësuesit për nxënësit, ndodh, që të jetë dhe emocioanle apo subjektive, kurse nota e nxënësve për mësuesin është aq reale sa nuk e luan topi. Kështu, ore  mik i panjohur, medalja që i ke varur  mësuesit tënd, IBISH KELMENDI, është më e vlefshmja dhe më e bukura. E sa për mikun tim,IBISH KELMENDI, uroj që të jetë mirë e ta ketë jetën e gjatë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora