E hene, 04.11.2024, 03:42 PM (GMT)

Kulturë

Vahit Nasufi: Rrëfimi i plakut

E merkure, 05.10.2016, 04:34 PM


Vahit Nasufi

 

RRËFIMI I  PLAKUT

 

Një ditë rrugës kur kalova,

Një plak t`mençur e takova,

Ishte ulur, rrinte vetëm,

I dhash dorë, u përshëndetëm.

 

Plaku ishte tetëdhjetëvjeçar,

Meqë e kisha bashkëfshatrë,

Iu ula pranë që ta shoqëroj,

Bashkë me plakun të bisedoj!

 

E pyeta si je me shëndet?

Hiç nuk bëj - tha - jam n`siklet!

Po me pleqëri si po kalon?

Tash ty mixha - tha - të tregon!...

 

Siç e dinë, tre djem i rrita,

Pleqërinë kështu nuk e prita!

Me shumë mund i shkollova,

Të tre me dasma i martova!

 

Por, puna ata i detyroi,

Secili n`drejtim t`vet shkoi!...

I morën fëmijët edhe gratë,

Shtëpia jomë mbeti e thatë!...

 

Dy djem shkuan në qytet,

Tjetri iku në kurbet!

Unë e plaka mbetëm vetë,

Sikur jemi prind të shkretë!

 

Sy e veshë na kanë lënë,

Mezi bëjmë buk për të ngrënë!

Plaka s`mundet të lajë tesha,

Nuset jetojnë si mbretresha!...

 

Ata, buk s`gatuajnë kurrë,

E blejnë t`gatshme prej n`furrë!

I lajnë teshat me makinë,

Me fshesë elektrike fshijnë shtëpinë!

 

Kur na merr malli për një pite,

Asnjëra s`thotë - unë do t`vite!

Kur duan vetë pite të Italisë,

U sjallin te dera e shtëpisë!

 

Për te mjeku kur kemi nevojë,

Neve s`ka kush të na çojë!

Ne të ngratitit, asnjëri s`dimë,

Kur dhe si ilaçet t`i pimë!...

 

Sa herë shkoj në shitore,

Të bjejë gjëra ushqimore,

Eci ngadalë t`mos rrëzohem,

Se jam plak, s`mund t`çohem!

 

Kur vjenë dimri ,shumë na tutë,

Neve s`ka kush t`na i çajë drutë!

Vetë i kanë nxehjet qëndrore,

Jo, si ne, n`fshat me koftore!

 

Për nipa e mbesa na merr malli,

Na u dogj zemra për së gjalli!

Edhe pse shumë rrallë vijnë,

Edhe kur vijnë, gjatë nuk rrijnë!

 

Ne kur shkojmë t`i vizitojmë,

Veç televizorin e shikojmë!

Presim sofrën, të hamë bukë,

Nuset rrijnë në fejzbuk!...

 

Kur u tregoj se sa kam punuar,

Thonë - goja ta ka kërkuar!

S`duan me sy të na shiqojnë,

S`duan zërin të na e dëgjojnë!...

 

Fort po drojnë t`mos rrijmë gjatë.

E ftojnë taksin t`na çojë në fshat!

S`na pyesin fare si i kemi hallet,

Rend me rend shiqojnë serialet!...

 

Kurbetçari e ka më keq,

Në shtëpi ka lënë dy pleq !

Sa herë thirrë n`telefon,

Pyet: "Të holla a po donë?"...

 

Nusja e tij, falët me vend,

Ne, u kemi juve ndër mend!

Dert për Ju shumë nuk kemi,

Dy djem, Ju atje i keni!

 

Pleqëria, qenka e vështirë,

Kurrë për ne, nuk bëhet mirë!

Nëse dikush nuk beson,

Kur të plaket, do ta provon!

 

Sa t`jemi të dy, s`kemi dert,

Por, vdekja n`derë na troket!

Ai, që vetëm do të mbes,

Le të lutet ma shpejt të vdes!



(Vota: 2 . Mesatare: 1.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora