E hene, 29.04.2024, 03:16 AM (GMT+1)

Kulturë

Nebi Dragoti: Prozë e shkurtër, prozë e gjatë

E hene, 10.10.2016, 07:22 PM


PROZË E SHKURTËR, PROZË E GJATË

NGA NEBI DRAGOTI

Proza e shkurtër është shije e lexuesit, por është shije edhe e penës që shkruan.Sigurisht, tendenca kohore anon më shuë nga përdorimi i prozës së shkurtër, kur kjo ka konçizitetin, pathosin e trajtimit të mesazhit sa më tërhekës duke e punuar fjalinë sa më me art, duke përdorur arsenalin e narracionit sa më bukur e rrjedhshëm. Kemi prozë të shkurtër të Migjenit me fjali me kuptim të ngjeshur si : skica , tregime apo novelat, leximi i të cilave të ngjiz t’i lexosh me një frymë, saqë edhe përmbajtja, pastaj , të ngelet në kujtesë. Kemi edhe atë pakë prozë të Gaspër Palit, praktikuar në tregime apo kritikë, ku konstatohet përmbajtje e qartë, sepse fjalia ka fjalën e përzgjedhur, kërkesë parimore kjo, që duhet zbatuar me rigorozitet në krijimtari. Që t’i veshësh këto kërkesa prozës së gjatë, kërkon mund e djersë. Është kështu vërtet, kur autori i ka vënë detyrë, që ajo që shkruan “të trondisi” ndjenjat e lexuesit me kuptimin e mirë të kësaj ideje. Përsëris, me kuptimin e mire të kësaj ideje, kur kjo prozë ka rolin gjithpërfshirës influencues, reflektues, edukues në ndjenjat e kujtdo që lexon veprën. Kudo, edhe në biseda, dëgjojmë: “Bjeri shkurt e spjegohu qartë, mos u zgjat kot, mos u hidh nga një degë në një degë tjetër”. Këtë kërkesë të zgjuar e ka parasysh dhe duhet ta ketë në vëmendje kushdo që merret me lëvrimin e letrave shqipe. Jo, jo kështu, lexon një tregim gazete prej tre kolonash, ku në dy kolonat e para ke përshkrim pa asnjë lloj objektiviteti. Në kolonën e tretë shtjellohet subjekti. Jo, jo kështu, lexon një roman dhe në 9O faqet e para nuk merr vesh ç’ thotë shkrimtari.Lexon një roman tjetër, të përkthyer, në 3OO faqe me përmbajtje tepër të rëndomtë, ku nuk ka fabula të ndjera kuptimplote, por janë si biseda të vakta të përditshme , pa interes. (?!) O burrë, të ndërtojmë fjali pas fjalie për ta bërë si ujin mullar shtjellimin e veprës. Po këtu, tek kjo vepër, në 2OO faqet e fundit shikon se aty fillon romani.Të lind ideja, se ka shkrimtarë që mendojnë ta zgjasin si me zor veprën për ta bërë voluminoze. Shtjellimi i kësaj ideje është zero dhe si rezultat tek lexuesi sjellë mërzi, aqsa e mbyll librin pa e përfunduar atë. (Konkluzioni i këtij fragmenti është i imi). Këto mendime, sa sipër, janë të vlefshme edhe për publiçistin, opinionistin e gazetave të përditshme. Këto kanë vlerë edhe për kritikën me kuptimin e plotë të fjalës, kur bëhet seriozisht kritik. Shpesh në gazeta ka shkrime që vazhdojnë në dy a tre numra duke i bërë këto tërkuzë. Dhe…lexuesi do të presë botimin e tyre, sepse, sikur nuk ka punë tjetër, se si ta harxhojë kohën.(?!). Vlerë ka të theksoj: edhe botuesit që botojnë prozën, janë larg këtyre kërkesave që rreshtova. Ata nuk kanë vizion, nuk kanë përgatitje ideollogjike, ose kanë interesa të ngushta, sa , kur ç’ka shkruhet, nuk e vlerësojnë përmbajtjen në prizmin për sot edhe për të ardhmen. I gjithi ky ftillim që bëra, ka sensin kryekëput të motivit social-politik, ku ende jemi shumë larg nga ky synim kohor , largpamës, dhe i domosdoshëm …



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora