E shtune, 05.10.2024, 08:10 PM (GMT+1)

Kulturë

Bexheti: Ditari i Gjeneralit të Ballit, Mefail Shehu

E diele, 09.10.2016, 08:49 AM


Fragment nga ditari i Gjeneralit të Ballit Kombtar, Mefail Shehu.

E imagjinoi: Nexhat Bexheti

Në botën e nën Dheut rinte kokë varun Gjenerali i Ballit Kombtarë nga Zajasi, Mefail Shehu, njollat e rudhura të Ballit sikur e përshkruanin historine e një të kaluare të egërt, çdo njollë dëshmonte për një betejë  të fituar.

Dheu është i bekuar, dhe s’ka dëshirë që ta kalbë trupin Mafailit, e mbronë  me Mineralet më të dobishme që i ka. E ka birrë të vehtin ,sepse një ditë ai do të luftojë përsëri për çlirimin e Atdheut. Që moti Dheu i Atdheut tonë e ka ndjejë sikletin e eshtrave të Gjeneralit. Kujtimet nuk janë haruar,ky është ai i cili e drridhte Tokën dhe ua fute horët Zaptuesve dhe Gjakpirësve të Grave dhe Fëmijëve, të cilët nuk kishin të ndalur duke i mbushur Shpellat dhe Bunaret nëpër Malësinë e Kërçovës, me koka të grave dhe fëmijëve. Nga gjiri i popullit të kësaj ane doli Mefail Zajazi, që ti ndale kaskadat e hordhive Sërbe. Nuk i bënte pësht syri, pushka e tij gjëmonte dhe  jehona e krismës, ua prite këmbët armiqve , i lëshonin nga duartë armët dhe me vrapë nga Zandanat ta shpëtojnë shpirtin qyqarë, frika në Palcë u gurgulonte ushtarëve të ardhur për të mbytë njerëz në tokën e vetë dhe të pafajshëm,vetëm e vetëm pse janë Shqiptarë. Nuk kishte pushkë që e ndalonte furishmërinë e një Murlani, të nisur nga majet e maleve Kërçovare, ku aty pranë kaloi edhe Skënderbeu me Ushtarët e lirisë së Shqypnisë.

Vigjilenca e tij dhe e bashkluftarëve të vetë ndaj Popullatës reflektonte liri. Nuk ishte iluzion por mesazh heroi si Hegjemonistë e realizonte fitoren duke vrarë ushtarë ditë më ditë, dhe duke u dhënë shpresë njerëzve se liria mundet të vijë. Nuk ishin vetëm ushtarët Sërbë, me të cilët luftonte. Heretikë kundër lirisë shfaqeshit që atëherë, gjenezën e shpifjes dhe tradhëtisë me sa duket e kemi të trashiguar nga sindromi i rrobërisë shekullore me mija vite. Një Hero është minorë dhe i pafuqishëm ta shëroje popullatën nga vesi i tradhtisë, dhe injorancës. Lufta e Mafailit sot duhet të na shërbejë si amanet, dhe si motiv vetëdijësimi kolektiv, për ta marë hisen tonë në duartë tona, dhe t’ua përcjellim trashëgim gjeneratave për ta kultivuar dhe zhvilluar matanë e këtë anë si vlerë e përbashkët dhe e pandashme, të mendojmë dhe të reagojmë si nji trupë.

I drejtohet Gjeneralë Mefaili  ushtarit lajmëtar :

Hë çka ka andej nga mbitoka, a u bashkun tokat tona në një ?

Ushtarit i dridhet buza, pasi duhet t’i  tregojë drejtë :

Nuk ka lajme të mira Gjeneralë.

Gjenerali:

Si more, hë më trego detalishtë.

Ushtari:

Shqypninë e kanë okupu ministrat me kryeministrin,  vetëm emri ka ngelë Shqypni,Qeveria e ka braktisur platformën e Rilindasëve për bashkim. Kosovarët e hëngrën Kosovën, e tkurën anë më anë, akoma  pa u bashku me Shqypninë. Kosovarëve do ju hakmeret Liria, sepse paranë e njohën Liri.

Gjenerali:

Eu! Edhe në varrë s’të lënë të prehesh, prandaj kemi patur arsye që unë me Luftarët e mi nuk jemi tretur akoma. Deri sa të marim lajmin se u bashkuan tokat Shqiptare, ne nuk tretemi në Dhe, jemi nën Dhe por reflektojmë krenari dhe trimëri për ata mbi Dhe, po qe së ju mungonë fuqia atyre mbi Dhe, ne çohemi e u ndihmojmë për fitore. Nga lajmi siç më tregove me sa duket  do të duhet ti rrokim armët,  po nishanin se dijë nga ta drejtoj?

Gjenerali:

Po këto të Maqedonisë si i kemi?

Ushtari :

I dashuri Mefail këto edha më zi se Nata. I pari i Shqiptarëve të Maqedonisë na ka dal nga Zajasi, që pesërmbdhjetë vite i ka pru Shqiptarët në derexhe Yzmetqari, njerëzit të gjallë e pa shpirtë,dhe pa liri, më keq se në kohën e Kralit Sërbë. Disat nga këta sa që nuk kanë nisur me u vllaznue  me Sllavë. Nuk kanë kararë sa janë Yzmetqarë Sllavi. Populli kërkon shpëtim.

Gjenerali:

Aha! Ashtu demek, Kërçovës sime ja paskan nxirë Fytyrën,dhe ja kanë muratue Murin e turpit,e kanë ndarë nga Epopeja Shqiptare. Si  nuk ka ngelë një  gjurmë e imja,pse nuk lindën pas meje trima në Votrat Kërçovare? Mjaftë mos e vazhdo se flokët më ngrihen lartë, i porosisë ata ,dhe ta dijnë, se mua akoma s’më ka tretur Dheu, nuk kamë vdekur i tëri. Urdhërroj që prej sot ti pushkatoni të gjithë Heretikët të cilët vijnë nga dunjaja e të gjallëve, ose ti mbajnë të pa varosun mbi Dhe që Kufomat t’ua hanë  Korbat. Për arsye se  mallkimin e nënave e kanë haruar, dhe nuk kanë dashur ta vazhdojnë Rrugën time të vetme drejtë bashkimit me Shqypninë. Të mos përsëritet kurën e kurës,deri sa të ngele edhe Shqiptari i fundit mbi Dhe.

Unë nuk toleroj që  mbi Dheun e Shqypnisë të jetojnë, tradhtarët, gjersa në nënë Dheun e Shqypnisë të treten, Patriotët, Atdhetarët dhe luftarët  lirisë.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora