Kulturë
Tefik Selimi: Erza Klaiqi - një yll i rrallë
E hene, 10.10.2016, 08:00 PM
Erza Klaiqi - një yll i rrallë që po shndritë në mesin tonë…
Nga Tefik Selimi
I madh e i vogël e njohin Erza Klaiqi, nxënëse shembullore në Shkollën fillore “Abaz Ajeti” në Gjilan. Ajo është shembulli më i mirë i një shkollarjeje. Na thanë se, shkolla ku është ajo, është krenari e veçantë e punës dhe e jetës. Pse jo? Ajo tash është nxënëse e klasës së 9-të në shkollën në fjalë. Erza tash sapo i ka mbushur të 14 -tat. Një vajzë shembullore dhe shumë e respektuar nga të gjithë arsimtarët e kësaj shkolle.
Ndonëse është “njomake”, përkundrazi, kur bisedon njeriu me te, të duket sikur ke përpara një person të “pjekur” në çdo pikëpamje. Andaj, në hyrje të kësaj shkolle, ne e kërkuam, e pas pak kohe, ajo u gjend në mesin tonë. Secilin që i bëmë pyetje, se kush është Erza Klaiqi, gati të gjithë arsimtarët na thanë fjalë miradie për te. Me këtë rast, ne e zhvilluam një bisedë rasti, e cila tha se, edhe në shkollë atë e quajnë me epitetin yll i shkollës. Jo vetëm kaq.
Pozitat të cilat i mbanë aktualisht Erza Klaiqi, janë të shumta, si: Kryetare e klasës, Kryetare e shkollës “Abaz Ajeti”, Kryetare e Këshillit Rinor të nxënësve në Komunës së Gjilanit dhe Sekretare e Asamblesë komunale të Gjilanit.
Ndonëse jan shum por ne pyetjen tonë se si i’a del “Po, tha Erza Klaiqi, - unë i kam këto angazhime të shumta, por këto “punë” mua nuk më dëmtojnë e as nuk më pengojnë. Unë e respspektoj orarin e punës në shkollë. Jam aty ku e kërkon puna e nevoja.
Edhe arsimtarët e shkollës më repektojnë. Tjetër, i dua të gjitha lëndët pa masë. E dua kiminë, biologjinë, gjeografinë, historinë, por e dua edhe gjuhën shqipe. Kur jemi të gjuha amtare, aty zë vend dhe ajo (gjuha) që më bën ta respektoj. Edhe pas këtij angazhmi në shkollë e jashta shkollës, unë gjej kohë të lexoj, shkruaj e të pushoj. Të gjitha këto “punë” i bëj me vullnet. Tash për tash, e ndjej vetën krenare që e përfaqësoj shkollën në nivel komunal e më gjerë. Dhe, s’ka më mirë se të jesh shembull i mirë për të tjerë!
Edhe kujdestari i klasës ka fjalë të mira për Erza Klaqi, e cila, sipas tij është një yll që po shkëlqen jo vetëm në klasë, ku është ajo, por në krejt shkollën. Ajo (Erza) sot i flet disa gjuhë, si: gjuhën angleze, spanjollishte, italishte dhe gjermanishte. Lum shkolla që ka të tillë shkollare, ka shtuar R. R, kujdestar i saj.
Ne e “provokuam” me pyetje, se çka është shkolla për te, ajo shtoi: “Unë e dua shkollën – diturinë e njeriut. Aty përhapet dija e dituria. Shkolla është çelësi i dijes së njeriut. Pa shkollë, s’ka jetë përpara. Aty mësova për jetën, njeriun, por mësova edhe për dashurinë ndaj librave. Unë lexoj shumë. Nga librat e lexuar, kam mësuar shumë. Kam hyrë në botën e librit, ku s’po mundem të dali nga ajo botë magjike. Kjo është botë interesante dhe joshëse për njeriun”.
Kur i bëmë pyetje se cilat libra i ka lexuar, ajo, pa një pa dy, na tha se ka lexuar vepra më të ndryshme. “Unë, gjer më tani i kam lexuar këto vepra: “Afërdita” prej Sterjo Spasse, “Tana” prej Josip V. Rela, “Lugjet e verdhat” nga Rexhep Hoxha, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” e “Kështjella” prej I. Kadaresë, “Malësorja” prej Nazmi Rrahmani e disa të tjera. Për këto e disa të vepra të tjera, jam në gjendje tërë ditën të flas e t’i komentoj. Te vepra “Afërdita...” e S. Spasses, shoh se si personazhi i veprës ka bërë ndryshime jete në atë kohë. Ajo (Afërdita) e ka ndryshuar jetën e Grykasit. Ka zhvilluar aksione vullnetare në zhdukjen e analfabeizmit të asaj kohe. Dhe, falë punës së saj vullnetare, si mësuese e Grykasit, edhe fshati ka pësuar ndryshime.
Duhet, pra, thotë Erza, - edhe ne të bëjmë ndryshime. Ka vend dhe ka hapësirë për të mirë. Tek vepra “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, Kadare ka vuar në pah luftën e drejtë të popullit shqiptar për liri. Plaka Nicë është personazh që e lufton të huajin. Ajo u thotë troç të huajve: “Shporruni se ka zot ky atdhe”! I huaji, italianët, vijnë me gjeneralin dhe kërkojnë eshtrat e ushtarëve të tyre të rënë në luftë”.
Apo, shton Erza Klaiqi, te vepra tjetër e I. Kadaresë “Kështjella”, aty kemi një vepër simbolike, e simbolika e saj është Shqipëria e izoluar e asaj kohe. Bëhet luftë dhe shqiptarët luftojnë për ta mbrojtur Kështjellën, pra Shqipërinë e tyre. Këto vepra më kanë lënë mbresa të pashlyera. Hobi tjetër e kam sportin, volibollin, por edhe leximin e veprave letrare. E lexoj rregullsht revistën “Pionieri” e të tjera”.
Ajo na thotë se, më tepër shkruaj ese, ku këto shkrime i bëj me shumë dëshirë dhe i lexoj para shoqeve e shokëve. “Këto hartime të gjithë i pëlqejnë. Por, edhe poezinë e dua shumë. Me poezi i kam mbushur fletoret. Jam kah i tuboj dhe, një ditë prej ditëve të ardhme, këto poezi do t’i publikoj në ndonjë vepër. Janë krijime poetike të para, por janë të këndshme, sepse aty e shoh botën time nëpërmjet artit poetik”. Jo vetëm kaq.
Erza Klaiqi është një krijesë e urtë. Në sytë e saj shihet e ardhmja e pritur. Kur e pyesim se ku pas shkollës fillore, ajo përgjigjet se e don mjekësinë. “Po, tha ajo – tash për tash e mendoj të regjistrohem në shkollën e mjekësisë. Aty e shoh të ardhmen time. Dua ta ndihmoj popullitn tim. Mëma ime ka punuar si infermiere, e unë dua ta studijoj mjekësinë. Qysh tash kjo lëndë më ka hyrë në “gjak” e shpirt. Është profesion human. Dua të jem një krijesë që do ta ndihmoj njeriun tonë”. Kur i shtruam pyetje se si e jeton jetën, ajo tha se, unë nuk jam e mbyllur. E kam përkrahjen e madhe nga prindërit e mi të cilët jan shtylla e sukseseve të mia, më duan dhe i dua pa masë...”
Unë e urrej jetën e “rrejshme” të kohës. Dua një jetë normale, pa etiketime, por me suksese të punës. Kur punoj, e kam arsyen edhe të gjej kohë të dali të relaksohem. Kjo është jetë. Jetë që secili i ri e dëshiron. E shoh shkollën, ku mësoj, si një dritare që na jep dritë të diturisë. Ne duhet të jemi rini shembull për të tjerët. Duhet të ecim me kohën dhe të jemi shembulli se si duhet të jetohet”, ka shtuar në fund, Erza Klaiqi, nxënëse shembullore e klasës së 9-të në Shkollën fillore “A. Ajeti”, në Gjilan.