E enjte, 10.10.2024, 08:30 AM (GMT+1)

Kulturë

Foto: Profesor Resmi Osmani - prozatori me produktiv

E hene, 10.10.2016, 08:00 PM


Profesor  Resmi  Osmani - prozatori me produktiv i dekadave te fundit

Nga Illo Foto

Profesor Dr.    Resmi  Osmani , eshte  romancieri me frekuencen  me te larte   te  romanit , ne  dekaden e  fundit  dhe , c’eshte me   e rendesishmjja, une mendoj  se  Resmiu po  krijon  nje  shkolle  shqiptare te  romanit te  shkurter . Ai me  shkrime  20-  3o  faqe , na jep njohurite  e  nje  romani te plote  klasik .  Pse kam  arritur ne kete konkluzion  do ta  spjegoj me poshte , nepermjet zhvillimit lakonik  jetesor te  ketij  romancieri , si  dhe  do te komentoj  dy  shkrime  te  tij , qe me kane rene  ne  dore  kohet e  fundit .

E kam  njohur  nga   afer   Profesor  Resmiun , ne   vitet   80  te   shekullit te  kaluar . Kemi   qene 7  vite  pjese e    stafit te  ish  Ministrise se   bujqesise  . Kishim  edhe  lidhje  institucionale , kur  kemi parasysh , qe  Ai ishte  Drejtor i   Pemtarise , une isha  specjalist i  Drejtorise se   ish  fermave , ku    pemtaria zinte  pjesen me   cilesore  te pemtarise   ne  shkalle  vendi .

Si  Drejtor  , Resmiu shkelqente per kopetencen  e   drejtimit , per perspektiven  e projekteve  dhe ligjeve  , qe  parashtronte   dhe  qe zbatonte  si  dhe per  metodat  e larmishme  shkencore  te rekomanduara   dhe te    zbatuara  ne prodhimin   e  gjere . Drejtor   Resmiu , e kishte  merituar  kariken e    drejtorit qendror  si specjalist - drejtus i  afte   dhe  ambicioz i prodhimitpemtar  . Ai  vinte nga  fushat  dhe kodrat  e  prodhimit te  gjere , qe nen  drejtimin  direkt te    agronomit   frutikulturist, Berati   u  be nje  kopsht   i madh  botanik , ne te tere   siperfaqen e  tij   gjografike . Ish Ferma  e  Uznoves  me  taracat   dhe  fikun industrial ,  u  bene nismetaret  e  transformimit   biollogjik te   terenit  kodrinor te  Beratit  , qe  e mbajme mend , deri ne  prag te  viteve   90 te  shekullit te kaluar .

Sherbimi me kishte  shpure  , ne   ish  ekonomine  bujqesore  krejt  malore te   Mrakulles  . Kjo  ekonomi  shperndante te    ardhura  sa  dhe  kooperativat   fushore  te  Beratit . Sekreti ishte   zhvillimi  cilesor i  frutikultures , nen  shembullin  e  Uznoves .   I   gjithe  territori i  Beratit  u be nje  Uznove  e madhe ,fal  edhe kontributit te  thelluar mendor  dhe  fizik te  profesor  Resmiut .   Perparesite     e ketij  zhvillimi , gjithsesi  bien  ne  sy  dhe  sot ne  fermat kapitaliste te fshatit beratas .

Resmi  Osmani i perket  me  origjine komunitetit  cam .  Nuk eshte   shkencetar  dhe  shkrimtar i  rritur ne  vazo qelqi  . Jo vetem  i kaloi te tera  shkallet e  kualifikimit  duke merituar  titujt  Profesor- doktor ,  u  thirr dhe punoi  pedagog i  fakultetit , ku kontriboi  ndjeshem  ne krijimin  e nje brezi specjalistesh frutikulturistesh edhe ne shkallet e larta te  kualifikimit  Ishte  edhe  antar i  redeksive   te  organeve  shkencore  dhe komisoneve  akademike  .

Resmiu  ka  qene  sponsor i  vetvetes .   E  thirren ne   Komitetin ekzekutiv  dhe ne  qendrat  e tjera , sepse i  duhej punes   . Kokeulur , i  apasionuar ne pune dhe ne lexim  , i pa lodhur nga tereni i  veshtire  bujqesor , kerkus ndaj vetes  dhe vartesve , me nerv te  zhvilluar  shkencor , ky ishte cami  Resmi   Osmani , qe u  rrit  dhe  arriti  gradat  me te larta   shkencor-teknike  , ne  Atdheun meme .

Profesatura  e   Resmi  Osmnit nuk eshte   e  shkruar ne karton . Ajo  u  gjend e  shpalosur , ne te tere  harten e  pemtarise  shqiptare te  gjysmes se  dyte te  dhekullit  20 .  Nuk mund te  gjesh ne   Shqiperi  dru frutor , qe te mos kete te koncentruar mendjen  dhe  djersen  e  Profesor  R. Osmanit  . Po jap nje  shifer  sinjifikative , per  rritjen  e  pemtarise ne  gjysmen e  dyte te    shekullit  20  . Pemtaria  nga  6 % te prodhimit  bujqesor ,   arriti  19 % , me nje permiresim   qint per qint te  perberies  varitore .  Resmiu  zoteron  cilesine  e vecante , qe kritikon  ashper te tera  gabimet e   bashkepuntorve , pa  ngjallur  reaksion  dhe  as panik . Ne  drejtorine  e tij  gjithnje kishte  paqe , megjithse ne  bujqesine  shqiptare te  kabineteve , kudo  degjoheshin  bubullima  dhe  shkrepetima pa  zjarre  reale.

Vjen nga  nje  familje patriote. Gjyshi eshte  deshmor i  lirise , ndersa  Babai eshte pushkatuar ne  masakren e  Filatit , ne  1945, kur ishte  32  vjec .

Resmiu   mbetet  qytetari model , qe ne jeten e  vet  76  vjecare  nuk i eshte  vertetuar  as nje kontravajtje  morale , familjare , politike  , teknike  sado  e  vogel   . Asnje !

Kurre nuk ka mbajtur  shqetesime brenda vetes , por i ka ndare me  koleget  dhe komunitetin . Ka shkruar dhe vijon te jete aktiv  ne te tera  organet  e  shtypit periodik  dhe  ate  shkencor  .

Resmiu, biri i  vuajtjeve  dhe    agronom , eshte nje  baze e  sigurte , per  Resmiun  shkrimtar .   Talenti i  shkrimtarit ishte  brenda  njomzakut , qe udhetonte i pikelluar ne karvanin  cam nga  Greqia  drejt  memes  Shqiperi . Mbi kete talent u  depozitua  pervoja 57  vjecare  e jeteses, se R. Osmanit    ne  Shqiperi , qe nuk ishte  as  e lehte  dhe as e  qete , por me tallaze dhe shterngata te nje komunizmi ekstremist .

Brenda kesaj  diktature , Resmiu  diti ta  ktheje  arsimim partiak , ne  kulture  solide vetjake sa profesionale  , aq dhe publicitare , qe ifluencuan ndjeshem ne zhvillimin  e me tejshem te  tij  si prozator . Te ndalim  pak te kjo  e  fundit . Mund te  behesh tregimtar , romancier  , novelist , por  duhet te  zoterosh tekniken  e te  berit proze  dhe proza ka ngjyre . Resmiu ka qene i  paisur me  dhuntine  e prozes  tregimtare . Ne kete   fushe  akumuloi  dhe  shpertheu pas  viteve  90 te  shekullit te kaluar , kur  liria  e  fjales mori  rrugen e  zhvillimit demokratik .

Resmiu  fillimisht  shkroi  2  libra per  dy kolege te  shquar te prodhimit , Bedri Lumanin   dhe Todo  Gjermenin . Keto  dy figura i  perjetesoi , duke i  vizatuar me  ngjyra  emocionale  dhe  mjedisore .

Per  librin  mbi  Todo Gjermenin, me  titullin kuptimplote  “Lule ne  gur“   kam  shkruar  nje persiatje , me te   cilen pretendoj  se kam  bere vleresimin  e  duhur  ne  aspektin permbajtesor  dhe artistik . Te dy librat jane permendore letrare  te njerzve te shquar  te punes .

Kisha  shume  vite , qe  nuk kisha  kontakte me  Resmiun . Miku i perbashket  A. Sh , me  njoftoi  se Resmiu  , befasisht  ka  dale me  dy  romane historike , qe jane  vleresuar  shume  mire nga  opinioni letrar.  Per shume pak kohe ,    shkroi  dhe  romanin  e trete  historik , duke kompletuar  nje trillogji mbreterore  shqiptare , nepermjet te te  ciles  ndricohej  nje  periudhe  e rendesishme  shqiptare , qe na identifikonte si komb me  histori te lashte  dhe  dinjitoze  . Pas pak kohe, botoi  “Ditet  e  pasme te mbretit Gent “ , duke  vijuar te  romani me   teme  aktuale  “ Koha  e  cudirave .

Gjithsej  5  romane  , nga te  cilet  4  me teme  historike .   Kur i lexova keto  romane  , perpara vetes   pashe  nje  Resmi  krejt tjeter . Mu cfaq  nje   historian i mirfillte , nje prozator  i   shquar  , nje  dijetar poliedrik , me te  cilin  , prej  sot  e  tutje  duhesh te krenohesh  Shqiperia, natyrisht  dhe une  , si koleg i vjeter i  tij  dhe  lexus i te tera  ngjyrave te  krijimtarive   .

Kur  lexon  “Trillogjine “ perjeton   tringellimin  e  armeve , trokun  e kuajve , jeten e  keshtjellave , tyezat  e  bisedave , fushat  e  betejes .  Krijon  besimin  e plote   se romancieri yne ka  qene  aty afer, ne mes te   episodit  ushtarak. Kjo eshte magjia  e fjales , qe shume   e rekllamojne , por pak mund ta   aplikojne . Duhet te kemi  nje  gje parasysh : Le te  mblidhen  nje  mije  gazetare  dhe te  shkruajne  ndryshe nga  sa ka  shkruar nje romancier i  afirmuar ; te nje mije gazetaret   deshtojne . Pse ndodh keshtu ?  Eshte  ceshtje  jasht ketij  shkrimi .

Pa  e  zgjatur  shkrova  persiatjen e  dyte , qe  e  bera pjese te librit  tim , qe kisha ne  doreshkrim  si  dhe  e botova ne  shtypin  e kohes . Me persiatjen  time  , nuk di ne se kam  arritur te  te sillja , perpara  lexusve ,  madheshtine  e kesaj  vepre trishe historiko- letrare ,  qe as ka  ekzistuar  dhe  veshtire  se i  gjendet  shoqja ne radhet  e romaneve historike shqiptare  kohore . Kete nuk  e kam  shprehur  une  vetem , por  shume  shkrimtare  dhe  ushtarake  shqiptare .

Me  duhet te pohoj sinqerisht  , se  Resmiu  mbetet  nje  shkrimtar me  fantazi historike te pa  shoqe . Ai ta  sjell parahistorine , ne dhomen   tende   ku je  dystuar ne kanapene  e rehatshme dhe je  duke ndjekur ne  ekran  fluturimet kozmike te  NASA s . Eshte magjistar i  tregimeve  historike  dhe jo vetem . Historia jone ka  nevoje per ndricim . Rrjedhojen  e kesaj mungese te ndricimit  historik , vijojme ta vuajme , nje  coptimin si  Kurdet .

Pse i vleresoj me keto nota  romanet  dhe posacerisht keta , per te  cilet  shkruaj  ? Une  kam perjetuar  periudhen  kur  ne  Shqiperine  moniste  letersia  kishte marre  hov  , por  ende nuk po  shkruhej  nje  roman i realizmit  socialist . Ishin  botuar  disa  romane  skematike  nga intelektualet e  viteve  30 , por  kjo konsiderohej  e pa mjaftushme , per ta   quajtur  shtetin-komb , te  stabilizuar  dhe  solid . Historia merr gjithmone  romanet , si pike referimi , per  vleresime  te nje periudhe . Kujtoj si sot porosite , qe jepeshin   nga  Lidhja  e  Shkrimtarve , per te  shkruar  romanin  e pare te  realizmit  socialist . U  be  dhe nje  kongres  shkrimtaresh .  U mbyll , per shume kohe  Dhimiter  Shuteriqi , me detyren e te  shkruarit te   romanit te  pare  .

Romani i pritshem u botua  dhe kishte titullin : “Clirimtaret “,  volumi i pare . Pritej  dhe i  dyti .  Humba  dy  dite  jete , qe lexova   romanin  e  Shuteriqit . Nuk ishte  roman  , por  disa reportazhe te montuara propogandistike , me ca  personazhe , qe dhe po   te perballeshe  rrastesisht ,  ndryshoje   rruge  . Te  dukej vetje i  hedhur me parashute ,  ne nje humbetire  me luane  dhe tigra . Me sa di une , volumi i  trete   nuk  dolli , por  u botua  nje  roman  axhitativ i  Sh , Musarait me  titull    “ Belxhiku  qe kendon  vence “ . U ngarkuan  nga Lidhja    ,   shkrimtare te  tjere me  emer , por  nuk paraqiten  nje  roman , qe i  duhej kohes .

Ai  qe botoi nje  roman te permasave te pranushme ishte  Sterio  Spesse , autori i “Psese “, se dikurshme  .  Sterio   i duhej  regjimit  dhe u gjet pa  shume veshtiresi  . Shkroi  romanin  “Ata nuk ishin  vetem“ . Pastaj  shkroi Petro  Marko “ Hasta  la vista “ , deri sa  historia  solli  romancieret e famshem te kohes :   Kadare , Jakov Xoxa ,   Fatos  Kongoli ,  Dhimiter  Xhuvani , Kasem  Trebeshina, Vath  Korreshi , Todor  Laco  dhe te tjere  shkrimtare te  burgut   .  Shqiperia  u be  e  degjuar  nga  romancieret  .  Bashke me  kosovaret  dhe  ata ne  diaspore , lista  e  romancierve  shqiptare  , eshte  e  gjate dhe shume perjashtuse .

Kete  histori te  shkurter te  romanit   shqiptar e paraqita , per te treguar madheshtine letrare te  R. Osmanit , por  dhe per te  frenuar  disi  entusiazmin  e  te rinjve , qe c’do panflet e   emertojne  roman  dhe  e botojne , pa asnje  veshtiresi , me parate , qe u jep  Babi,  bizesmeni-  kontrabandsit .

Romancieri eshte  nje pasuri  kombetare  .  Ai , qe shkruan  roman  duhet te marri persiper  faktin , qe do te  thinjet brenda nates . Eshte  shume reale fjala  e nje  dituraku , sipas te  cilit ,  shkrimtari  e jeton jeten  dy here . Heren  e  dyte ,   per personazhet e  romanit.  Nuk mund te   beheni romancier pa u dirsur musteqet dhe brenda dites.

Resmi  Osmani , eshte i lindur  romancier  , dhe romanin  e pare  e shkroi , kur u be  60 vjec . Nisuni nga  fakti , qe  romanin  nuk e  shkruani per te provuar  veten , por per shoqerine , ku ka  shume me te moshuar se ju  dhe para se te  lexojne romanin  tuaj , kane perjetuar  dhjetra  romane ne kurris . Me  qe  ju ka  shkrepur te  shkruani  romane , mbani  ne  dorshkrim  dhe lexoni ato pas  10-15 vjetesh; pastaj  ne  dac  botoini  dhe me  shkronja te  arta .

Po qe se me lejojne  organet , qe kete pune  e kane  ne  dore , do tu sugjeroja : Ate pune kolosale , qe u be per te krijuar  romanin  e pare te socrealizmit , duhet ta  bejne , per te  ndaluar romanin  aguridh , qe po  vershon ne tregun  amorf te librit .  Mekanizmat  gjenden , po  t’i kerkosh  . Lerni  romancieret te ndricojne  historine  tone te lavdishme . Romanciert  e pa pjekur , me kujtojne lidhjet  e pa  ligjshme  qe behet  me  elektrikun  .

Romani eshte  gur kilometrik i  historise . Romani  eshte  vete  historia .  Kini mjaft kohe , qe ju te vendosni  gure te  tille . Mbani parasysh  pervojen e  Kadarese . Romanin  e pare  e mbajti  shume  vite ne  dorshkrim . Ju e kini te lehte ta mbani  ne  folderin  e komjutrit .  Nuk mund te na i paraqesni  miljet  si kilometra, as kilet per oke  . Me kuptoni , nuk eshte kerkese kapricoze  e  brezit  tim , as  proteste . Eshte kerkese per  rritjen e nivelit te   jetes kulturale te  Atdheut , qe  ju  e doni dhe  e perbaltni  me shume se une .

Kete   opinion  disi te  gjate  per  romanin  dhe  romancieret  , e  bera, per te  dale  te  analiza e  dy  krijesave  te  Resmiut : “ Leter te pa njohures “  dhe “ Kuklla e pallatit te mermerte “.

C’perfaqeson  kjo leter ( Esse )  ?  Kjo leter eshte  vetem 15  faqe  kompjuterike . Eshte  gjini letrare  e njohur  dhe keshtu eshte percaktuar   dhe nga vete  autori .   Ne optiken time , kjo leter  rreh probleme   sa  dhe  nje  roman  klasik . Do te  sqaroj pak  momente nga kjo “Leter “ filozofike . Fillohet  si c’do leter  : E nderuar  Zonje !

Une  si  lexus  gjykoj  se  kjo  zonje mund te jete  pushtetare  e larte , por mbetet  Zonje . Nuk  behet  as  Nene  as  Moter . Eshte  Zonje  dhe  e tille mbetet  deri ne  fund te shkrimit . Shkrimtari ruan  krenarine   e  tij  dhe te  shtetit , te  cilit  i perket . Kuvendohet  ne  kufijte  e  dinjitetit, qe ju jep  detyra shoqerisht   e  percaketuar  qarte .

Mandej  fillon pjesa  e  dyte , jo me pak  e rendesishme. Gjithcka  vertitet  rreth nje  metafore te madhe , ku  zonja   perfaqeson  konservatorizmin  dhe  anarshine   e ketij tranzicioni te   lodhshem  shqiptar . Resmi  Osmani prezantohet  si  romancier  dhe i kerkon leje te ulet ne  stolin  e  romancierve te vendit . Resmiu nuk i lutet  zonjes  ta pranoi ne  pallatin e saj  me nderhyrje , per t’u  bere faktor  ne demokracine , qe po ndertohet .

Me posht  autori  i paraqet  “Zonjes” , programin  e romancierit  , per kulturen , letersine ,  politiken, ekonomine, tranzicionin  . “Zonja”   e nderuar ,kurre nuk ka marre nje leter te  tille permbajtesore  dhe  programore .  Pergjigjen  e letres  nuk  e kemi pare  dhe as do ta  shofim.   “Zonja  “ ka  shume  gjynahe ne  rrugen e reabilitimit te kultures , te  letersise , pa bere fjale per  ekonomine  dhe mirqenien. Romancieri i premton  “Zonjes “ , se do te jete i perkushtuar per ceshtjen e letersise kohore  dhe te jetes  se shendeteshme  kapitaliste  shqiptare .   Te  themi  dy fjale per stilin  dhe  gjuhesine . Kjo  esse  , e kontrolluar me tendence nga une , nuk permban  as nje fraze parazitare, as nje  fjale jasht  fjalorit dhe as nje  konstrukt jasht  drejtshkrimit . Eshte  proze natyrale romanciere  e mirfillte , ne  ngjashmeri  me  prozen poetike klasike, por pa   ritmin  e saj  .

Me  besoni , kurre nuk  e besoja  se do te  lexoja  , ne shqip , nje  ese kaq te koncentruar dhe  filozofike  , per te tera problemet  sociale dhe kulturore  , qe perjeton  sot shoqeria shqiptare .    Resmi  Osmani eshte  angazhuar me te tere  qenien  e vet , per  vendosjen  e nje jete normale, ne  Shqiperine zyrtare  , ku  ka mbeshtetur koken  dhe pret nje realitet te ri , Cameria  shqiptare  .

Ne se  veprat  e  Resmiut  nuk jane publikuar  sa  duhet  dhe nuk jane  bere pjese  e programeve mesimore shteterore  , kjo eshte  ceshtje e politikes  bilaterale , per te mos   dyshuar  , qe kjo  njeanshmeri ka  ngjyre te   indiferentizmi korruptiv . Po shtroj  dy pyetje te  theshta . A  vleresohet roli i  romancierit institucionalisht , si informatori me i sakte i  te tera  shtresave popullore ?  Cili eshte  vendi  , qe i ke  rezervuar , ti  si  shtet  , romancierit Osmani ?

E vleresuar ne te tera   dimensionet  , jeta  e   Resmiut  eshte  nje  ushtrim matematik  , qe  as gje nuk mund  t’i heqesh  as  t’i  shtosh . Te     supozojme se  Resmiu  do te konkorunte  per president , ne  nje  shtet  presidencial , konkurent i  tij do te terhiqej , qysh ne   debatin   e pare  , duke  qene i   varfer ne te tera  dimensinet  e mundshme te kritikushme.  Resmiu eshte i pa  konkurushem si  njeri , si familjar , si  shkencetar , si  diturak , dhe  si politikan .

Resmiu u  perfshi konkretisht  ne politiken postkomuniste  , duke dashur , qe ta  cfrytezonte kete tribune  , ne  dobi te se drejtes  dhe te   arsyes . Punoi  dhe ne   funksionin   e  nderuar te  Sekretarit te  shtetit , ne  Qeverrine  e stabilitetit . Politiken e  vezhgon intensivisht  nga pozitat  e shkrimtarit  . Tregimet  e shkurtara me teme  aktuale , jane  rreth  70 , duke  qene  shifer ne rritje   .

Resmiu , mbetet  nje  romancier  i  shquar i  kohes  se sotme . Jane  disa  tregime , me  vleren  e  romanit , ku ai  pershkruan ne te tera  dimensionet jeten  sociale te  tranzicionit  shqiptar  lidhur  kjo me  emigracionin biblik  dhe  zhvillimet  e nxehta   nderkombetare . Brenda ketij  grupi krijus  do te  paraqes pak konsiderata , per tregimin-roman, “Kuklla  e  pallatit te mermerte“. Eshte  vetem   32 faqe , por  ezauron te tere jeten e  nje  familje  borgjeze te re  shqiptare ,  ku deperton  krimmi i   organizuar .

Ngjarjet  zhvillohen  brenda  dhe jasht  vendit , ne  Europe  dhe me  gjere . Shqiperia ka  vendin  e  duhur ne politiken  globaliste . Romancieri , ne kete  veper na  pershkruan  skenat  delikate  erotike  dhe te  seksit , qe  fillojne  nga  bisedat ne  shkolla  dhe mbarojne ne industrine  globale te  seksit profesionist  . Ne te tera  skenat ,  personazhet  flasin  dhe  veprojne lirshem . Lexusi   gjykon  se  kjo ndjenje  sublime  njerezore  edhe mund te  cperdorohet  dhe te kriminalizohet , duke shkaketuar  shume here viktima , ne vend  qe te  sillte pasardhes  te shendetshem  fizikisht , moralisht . Autori na orienton  te  bejme  dallimet midis    seksit si defrim  njerezor , atij  riprodhus  dhe industrise   se  seksit .

Proza  eshte  disi e pa  afte , per te pershkruar  emocionet , prandaj ka  lindur  poezia . Proza  e  Osmanit  e  kapercen kete mangesi .  Seksi ne  vetvete permbledh  shume  emocione dhe ku  marrin pjese  shumica  e    aparateve  te  organizmit te   gjalle .  Jane  dy organizma, qe imitojne  bashkimin  shperthys  te   qelizave , qe i kane  prodhuar  vete keta protogoniste seksuale   .

Seksi merr  rruge  vete , por  rrjedhojat  dhe  manipulimi  njerezor , e  ka   futur  ne  labirintin  e   industrise se  seksit . Te tera keto  faza te   seksit , proza e  Resmi  Osmanit ,  ja ka  dale  te na i pershkruaj realisht . Pershkrimet  dhe perkufizimet , i kryen pa asnje  sforcim ; me nje natyralitet  , qe rrjedh si uji i  burimit malor . Nuk ka  as nje  ekzagjerim  dhe as nje banalitet .

Librin  e  Resmiut  mund ta  lexosh me  pjestaret  e  familjes , me  shoket  dhe me partneret  seksuale te  c’do  ngjyre .  Eshte  etalon i perjetshem  se si mund te  shkruhet  per seksin , qe ka qene tabu , per  letersine  e  socrealizmit . Resmiu  si realist i pa  korigjushem,   skenave te  seksit  u jep aq vend  sa ze  vete  seksi  ne jeten  reale. Ky eshte  fenomeni   shoqeror dhe  ai letrar, qe nuk  duhet te  anashklohet  .

Piksepari  autor  Resmiu na pershkruan mjediset  e Shkolles se mesme ,   Pallatit te mermerte , studjot , apartamentet  lluksoze , baret  e nates ,  Romen  e artit dhe te   dashurise , Marsejen ,  Parizin , deri te “Pensioni  familjar “ ne Royal . OK.  Keto jane mjedise ku jetojne  njerez dhe  zhvillohen te tera  llojet  e seksit , perfshire  ate si biznes, si dhe ate  te  dhunshem. Me  gjith keto pershkrime natyrale , asnj lexus  nuk  e perqendron  vemendjen te   skenat , por te    fati i personazheve , qe i do ose i meshiron , sepse  autori  ua ka  afruar natyrshem  , me te mirat  dhe te metat  e tyre .

Si  lexus i perjetshem  dhe mik  , e falnderoj  Resmiun , per kete menyre  orgjinale  dhe artistike , qe na paraqit jeten reale  te  rinise se  sotme  shqiptare , me  shume  tallaze dhe prita , qe jo ne pak rraste  , kane kushtuar jete shqiptaresh te rinj ,  te pasur dhe   shpesh te  arsimuar  . Gjuha  jone ka  aftesi  te  shkelqyera , per te kryer biseda  erotike dhe  skena  seksi  , nga me  ekstremet . Keto jane  cfaqur  ne  kenget  , prallat  dhe  anekdotat  popullore , sikurse ka  mundur te na i paraqisi  dhe  romancieri yne. Proza  e tabllove seksuale qe paraqet     Resmiu ,  ndryshojne rrenjesisht nga  tollovite seksuale te  klubeve me  lishence   .

Ketu  dua te  shtoj , se ne vitet  e  demokracise , ne cperdorim  te  lirise se fjales  jane  shkruar  libra , novela ,  tregime ,  romane  , me permbajtje erotike  dhe  skena  seksi , jasht  c’do parafytyrimi realist . Mbase kjo ka  ardhur nga  fakti , qe  nuk lejohej, per nje kohe te  gjate ,  te  shkruhej per kete teme jetesore . Ne fakt romancieret  dhe  publicistet  e  vertete, ne  veprat  e tyre te  asaj kohe  , i kane  zhvilluar me  sukses keto episode .

Me jepet rrasti te paraqes pak konsiderata , nga  letersia  e  viteve te tranzicionit , per  seksin  dhe  seksualitetin .

Letraret  dhe publicistet   e rinj  kane nxituar te na japin  libra te  botuara ne  shqip , ku  erotika  dhe seksi   jane  e tere bota , pa asnje  dimension . Banaliteti  dhe ekzagjerimi kane shenuar   kulme  te pa imagjinushme . Kane  arritur  deri aty sa te pretendojne , qe shqiptaret, perpara   atyre ,   nuk kane njohur as  erotiken  reale  as  seksin. Jam  skandalizuar , kur kam  lezuar  disa libra  letrare  dhe vecanerisht publicitare , te  ketij formati , qe nuk ka pak ne tregun  e librit aktual  shqiptar.  Jane banale dhe te  pa pranushem  nga njerez  normale dhe te pa   droguar.  Trajtimi i temes  seks  kerkon tjeter  elegance shprehese  dhe  konceptuale , pa  qene  nevoja  e  perdorimit  as te   filozofise te  c’do  ngjyre , kerkon  perkufizim  te mirfillte letrar , sic   e ka  trajtuar   Resmiu ne  vepren , per te   cilen  flasim .

Une mendoj se tollovia aktuale, behet  nje nga   shkaqet  e  krimeve familjare  dhe atyre ne rruge .  Shqiptaret   kane  qene lufterare , por  jo kriminele dhe   aq me pak perdhunus  . Te  tille kane  qene  dhe jane  edhe ne rolin  e mercenarit . Jeta  e  ushtarit te  ben  sentimental . Disa  moderne  na i paraqitin   ushtarin , sikur  nuk mban ne  dore  kallashnikovin , ose antitankun .

Komuniteti  cam i transplantuar , ne  trupin   shqiptar , ne  vitet  1944/45, ka  vijuar  jeten  korrekte  me  perkushtim ndaj punes, prones dhe  shoqerise . Kudo  , qe kam punuar  kam  pas  bashkepunuar me  komunitetin  cam . Kam  shkruar per ta si njerez me  pervoje  jetesore , qe  e vene ate   ne sherbim te  ecjes perpara te  shoqerise  .

Kush mund ta parafytyronte  se midis  muhaxhireve te  sfilitur   rrugeve te  persekutimit zerviste  do te  dilnin   shkencetare potenciale  dhe  dijetare  , qe  do te  beheshin te  famshem , per  Atdheun e  madh , Shqiperi  . Ne  ate  vargan te   gjate  ka pasur   shume  njerez te  shquar , te lindur ne  krahinen  shqiptare te   Camerise . Nuk jam une  , qe i klasifikoj , por  ne kete  shkrim  dhe  ata para ardhes,  kam hedhur idene   se  Profesor   Resmi  Osmani , eshte  intelektuali me  produktiv dhe i gjithanshem , qe ka lindur ne  Cameri .      Eshte  specialist i  kalibruar  me precizion te larte  . Eshte  fenomen  historik ne realitetin letrar  shqiptar  dhe  ate  cam  te marre  vecmas .

Illo Foto – Studius / Ny – Tetor  2016



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora