Kulturë
Meri Lalaj: Nderim për një zonjë shqiptare
E enjte, 13.10.2016, 07:58 PM
Nderim për një zonjë shqiptare
Nga Meri Lalaj
Më 12 tetor u nda nga jeta zonja Viktori Gjikondi, ajo e ka prejardhjen nga fshati Lekël i Tepelenës, por ka lindur dhe ka jetuar në Vlorë. Viktoria u diplomua në Institutin Femnor “Nana Mbretneshë” në vitin 1940. Ajo ishte një nxënëse shumë e mirë në mësime gjithashtu ishte shumë aktive në veprimtaritë jashtëshkollore, shumë e dashur dhe e shoqërueshme. Pasioni i saj ishin pianoja dhe leximi i librave. Pasi u diplomua në Institut shkoi për të punuar në Vlorë, me fillimin e luftës nisi edhe veprimtarinë ilegale. Në shtator të vitit 1943 pranohet anëtare e Partisë Komuniste, detyra e saj qe të punonte për të mësuar gratë dhe vajzat e reja të ishin të gatshme për luftën. Emërohet kryetare e gruas për qarkun e Vlorës. Duke dëgjuar disa herë në ditë lajmet nga stacione të ndryshme të radios mbi zhvillimin e luftimeve, shënimet që mbante ia dërgonin çdo ditë me anën e korrierëve të Komitetit Qarkor.
Në fillim të vitit 1944, të dërguar nga drejtues të Ballit Kombëtar, e arrestuan dhe e futën në një birucë pa dritare (një nënshkallë ku mbahen mjetet e pastrimit) bashkë me tri shoqe të tjera dhe me tri gra midis tyre ishte edhe Qeriba Derri, Heroinë e Popullit, e cila u pushkatua bashkë me kunatin e saj Elmas Derrin, edhe ai i burgosur. Një natë i torturuan duke i rrahur me kopaçet që rrihen qilimat buzë lumenjve dhe me kamxhikun e kuajve. E liruan pas disa muajve për mungesë provash. Gjatë viteve të luftës Viktoria ka qenë anëtare e Këshillit Antifashist të qarkut Vlorë. Më vonë vajti në Tiranë, ku punoi në “Buletini i Luftës Nacionalçlirimtare”, që përgatitej dhe shtypej pranë Shtabit ushtarak që drejtonte luftimet për çlirimin e Tiranës. Menjëherë pas çlirimit Viktoria u kthye në Vlorë dhe u emërua përgjegjëse e shtypit, propagandës dhe kulturës popullore pranë Komitetit Ekzekutiv të Qarkut. Në vartësi të saj ishte edhe gazeta vendore “Zëri i Vlorës”. Në vitin 1946, bashkë me Nebahet Bakiun u dërguan nga organizata e Bashkimit të Grave Antifashiste Shqiptare (BGASH) si përfaqësuese të saj në Kongresin e Grave të Rumanisë. Në këtë vit Viktoria u martua me një kosovar.
Më 1946, me kërkesën e një të dërguari të posaçëm nga Komiteti Jugosllav i Radios, bashkë me dy kosovarë të tjerë, u transferuan në Radio-Beograd për të punuar në seksionin e informacionit të gjuhës shqipe. Nuk i paguanin si specialistë dhe kaluan shumë vështirësi ekonomike. Nga fundi i këtij viti, Petro Kita i njoftoi zyrtarisht se ishin transferuar pranë Radio-Tiranës. Viktoria u emërua përgjegjëse e sektorit të propagandës, kulturës popullore dhe luftës kundër analfabetizmit.
Në maj të vitit 1948, u mblodh Byroja Informative (Informbyroja) në të cilën u akuzua Titoja se kishte shkelur parimet e marksizëm-leninizmit duke kaluar në revizionizëm; kështu u përjashtua nga gjiri i lëvizjes komuniste ndërkombëtare, Partia Komuniste Jugosllave.
Në qershor të këtij viti kosovari, bashkëshorti i Viktorisë, u largua nga shtëpia pa asnjë paralajmërim dhe nuk u kthye kurrë më, duke e lënë gruan me djalin tremuajsh. (Viktoria e ndau të shoqin dhe djali mori përgjithnjë mbiemrin e saj.)
Në vitin 1950, u emërua në Ministrinë e Arsimit për të nxjerrë revistën “Arsimi Popullor” Në vitin 1951, në një mbledhje të celulës së partisë u vendos që të përjashtohej nga radhët e saj. E transferuan në Seksionin e Arsimit pranë Komitetit Ekzekutiv të Tiranës, më vonë në Institutin e Shkencave, pastaj përgjegjëse e Bibliotekës në Institutin Ekonomik. Aty vazhdoi studimet e larta në sistemin e mbrëmjes, i përfundoi me sukses dhe me diplomë “Shkëlqyeshëm”. Në vitin 1957, me themelimin e Universitetit Shtetëror punoi në katedrën e financës të Fakultetit të Ekonomisë. Në vitin 1961, Viktoria u transferua në Bibliotekën Shkencore të Universitetit, përgjegjëse e sektorit të pasurimit të fondeve, prej aty doli në pensionViktori Gjikondi:
Prejardhjen e ka nga fshati Lekël i Tepelenës, por ka lindur dhe ka jetuar në Vlorë. Viktoria u diplomua në Institutin Femnor “Nana Mbretneshë” në vitin 1940. Ajo ishte një nxënëse shumë e mirë në mësime gjithashtu ishte shumë aktive në veprimtaritë jashtëshkollore, shumë e dashur dhe e shoqërueshme. Pasioni i saj ishin pianoja dhe leximi i librave. Pasi u diplomua në Institut shkoi për të punuar në Vlorë, me fillimin e luftës nisi edhe veprimtarinë ilegale. Në shtator të vitit 1943 pranohet anëtare e Partisë Komuniste, detyra e saj qe të punonte për të mësuar gratë dhe vajzat e reja të ishin të gatshme për luftën. Emërohet kryetare e gruas për qarkun e Vlorës. Duke dëgjuar disa herë në ditë lajmet nga stacione të ndryshme të radios mbi zhvillimin e luftimeve, shënimet që mbante ia dërgonin çdo ditë me anën e korrierëve të Komitetit Qarkor.
Në fillim të vitit 1944, të dërguar nga drejtues të Ballit Kombëtar, e arrestuan dhe e futën në një birucë pa dritare (një nënshkallë ku mbahen mjetet e pastrimit) bashkë me tri shoqe të tjera dhe me tri gra midis tyre ishte edhe Qeriba Derri, Heroinë e Popullit, e cila u pushkatua bashkë me kunatin e saj Elmas Derrin, edhe ai i burgosur. Një natë i torturuan duke i rrahur me kopaçet që rrihen qilimat buzë lumenjve dhe me kamxhikun e kuajve. E liruan pas disa muajve për mungesë provash. Gjatë viteve të luftës Viktoria ka qenë anëtare e Këshillit Antifashist të qarkut Vlorë. Më vonë vajti në Tiranë, ku punoi në “Buletini i Luftës Nacionalçlirimtare”, që përgatitej dhe shtypej pranë Shtabit ushtarak që drejtonte luftimet për çlirimin e Tiranës. Menjëherë pas çlirimit Viktoria u kthye në Vlorë dhe u emërua përgjegjëse e shtypit, propagandës dhe kulturës popullore pranë Komitetit Ekzekutiv të Qarkut. Në vartësi të saj ishte edhe gazeta vendore “Zëri i Vlorës”. Në vitin 1946, bashkë me Nebahet Bakiun u dërguan nga organizata e Bashkimit të Grave Antifashiste Shqiptare (BGASH) si përfaqësuese të saj në Kongresin e Grave të Rumanisë. Në këtë vit Viktoria u martua me një kosovar.
Më 1946, me kërkesën e një të dërguari të posaçëm nga Komiteti Jugosllav i Radios, bashkë me dy kosovarë të tjerë, u transferuan në Radio-Beograd për të punuar në seksionin e informacionit të gjuhës shqipe. Nuk i paguanin si specialistë dhe kaluan shumë vështirësi ekonomike. Nga fundi i këtij viti, Petro Kita i njoftoi zyrtarisht se ishin transferuar pranë Radio-Tiranës. Viktoria u emërua përgjegjëse e sektorit të propagandës, kulturës popullore dhe luftës kundër analfabetizmit.
Në maj të vitit 1948, u mblodh Byroja Informative (Informbyroja) në të cilën u akuzua Titoja se kishte shkelur parimet e marksizëm-leninizmit duke kaluar në revizionizëm; kështu u përjashtua nga gjiri i lëvizjes komuniste ndërkombëtare, Partia Komuniste Jugosllave.
Në qershor të këtij viti kosovari, bashkëshorti i Viktorisë, u largua nga shtëpia pa asnjë paralajmërim dhe nuk u kthye kurrë më, duke e lënë gruan me djalin tremuajsh. (Viktoria e ndau të shoqin dhe djali mori përgjithnjë mbiemrin e saj.)
Në vitin 1950, u emërua në Ministrinë e Arsimit për të nxjerrë revistën “Arsimi Popullor” Në vitin 1951, në një mbledhje të celulës së partisë u vendos që të përjashtohej nga radhët e saj. E transferuan në Seksionin e Arsimit pranë Komitetit Ekzekutiv të Tiranës, më vonë në Institutin e Shkencave, pastaj përgjegjëse e Bibliotekës në Institutin Ekonomik. Aty vazhdoi studimet e larta në sistemin e mbrëmjes, i përfundoi me sukses dhe me diplomë “Shkëlqyeshëm”. Në vitin 1957, me themelimin e Universitetit Shtetëror punoi në katedrën e financës të Fakultetit të Ekonomisë. Në vitin 1961, Viktoria u transferua në Bibliotekën Shkencore të Universitetit, përgjegjëse e sektorit të pasurimit të fondeve, prej aty doli në pension.
Viktoria është motra e profesorit të njohur të matematikës, Vangjel Gjikondi. Ndërsa zonja Viktori më tregon shënimet e saj për Institutin, fotografitë, letrat midis tyre ndodhet një kartolinë e bukur me urimin “Gëzuar Pashkët 1.V. 1939” Dërguar nga shoqja e saj Shanisha Dosti.”
Ndonëse në moshë të shtyrë zonja Viktori nuk i ndau kurrë librat nga dora. Unë e falenderoj që me kujtesën e jashtëzakonshme më ndihmoi aq shumë për përgatitjen e librit mbi Institutin. Qoftë i lehtë dheu i tokës mëmë për ty e dashura Viktori!
(Shkëputur nga libri “Instituti Femnor “Nana Mbretneshë”