E shtune, 27.04.2024, 10:56 PM (GMT+1)

Kulturë

Selimi: Monografi e rëndësishme për fshatin Beznicë

E shtune, 15.10.2016, 11:14 AM


Një monografi  e rëndësishme për fshatin Beznicë…

Nga Tefik Selimi

Ditë më parë, Avni Behluli, piktor gjilanas, por i ardhur nga Breznica, ka botuar monografinë  me titull “Breznica- në rrjedhë kohe”, e cila vepër dokumentare i është kushtuar kryesisht fshatit Breznicë, komuna e Bujanocit. Kjo monografi e auorit në fjalë, ka mjaft dokumente, shënime, grafikone, fotografi, të cilat e bëjnë një vepër jo vetëm të kapshme si dokumentar, por edhe joshëse për ta lexuar nga secili qytetar  yni.

Dhe, nuk ka më bukur dhe më ndershëm se sa ‘t’ia lësh një dokumentar fshatit të lindjes, aty ku autori i kaluar 30 vite të jetës tij. Ai, tash më  i është kthyer këtyre viteve, duke i përkujtuar jo me fjalë, por edhe  me vepra, të  cilat “rrëfime”, dokumente, shënime, foto dhe grafikone të ndryshme që flasin për prejardhjen e familjeve të këtij fshati, janë dëshmi e rrallë e një dokumentari. Me fjalë të tjera, autori e ka rrumbullakësuar veprën “Breznica- në rrjedhë kohe”, e cila shënon një histori të hershme të këtij vedbanimi që gjendet në kufi me Kosovën.

Dhe, e dyta, gjer sa të “tjerët” shkruajnë histori të rrejshme, falëse vetëm e vetëm për t’ia arritur qëllimit, pak kush prej nesh i rreket kësaj “çështje” me interes jo vetëm për qytetarët, por, të  këtilla vepra janë edhe me interes kombëtar. Andaj, Mr. Avni Behluli e ka dëshmuar vetën me këtë vepër se, intelektuali ynë nuk do duhej të rrijë duarkryq, por do të duhej të japi nga vetja diçka në jetën e tij, bile ndonjë monografi fshati, shkolle, apo ndonjë shënim për ndonjë martir apo dëshmor kombi etj.

Siç dihet, ky autor ka lënë gjurmë të thella në artin piktural, por me këtë dokumentar që ka bërë fjalë për fshatin Breznicë, ka hyrë në radhën e atyre krijusve që po hapëron sigurt në ndriçimin e krejt jetës sonë. Avni  Behluli, gjer më tash është i njohur si piktor, i cili, në këtë fushë të artit edhe ka magjistruar. Por, ai, që në fillim të kësaj monografie shton se, kaherë ka pasur interesim që të shkruajë ndonjë vepër të kësaj fushe, sepse, fshati i tij, Breznica, ka shumë ngjarje të hershme, ka banorë dhe e kanë  ndryshuar jetën në të mirë të tyre.

Ai, në parathënien e veprës, ka shtuar: “Arsyeja e vetme edhe kryesore që unë të shkruaj monografi për fshatin tim të lindjes ishte: dashuria që kisha ndaj vendlindjes sime (fshatit), nostalgjia për të, nga që, aty u ngjiza, thitha oksigjenin dhe ujin, preka tokën e të parëve të mi, aty kalova jetën më të mirë me lojëra e bagëti, më punë të mundimshme fizike dhe me gëzime e me këngë e britma, aty jetova plot 30 vjet” (f.7).

Pra, pas kësaj jete, ai, më vonë ka lexuar libra dhe nga ato i lind ideja që edhe ai t’i rreket kësaj “pune” të loshme, por me interes të gjerë. Si shton, ai me kohë ka filluar të mbledhë materiale nga gjyshërit e stërgjyshërit e tij, të cilët e kanë frymëzuar fort për t’ia hyrë kësaj vepre për gjenealogjinë e familjeve të  këti fshati dhe historikun e tij, në përgjithsi.

Autori i vepërës shton se ka biseduar me muaj të tërë me qytetarë të këtij lokaliteti, ku për ti marrë shumë të dhëna, foto e dokumente të tjera, autorit i është dashur nga disa herë të shkojë në fshat dhe ti kërkojë nga bashkëvendasit e tij. “Po, tha Avni Behluli, autor i veprës, - nuk ish aqë punë e lehtë. Unë shkoja në fshat dhe i kërkoja fotot e dokumente të nevojshme, por ata nuk m’i jepnin menjherë dhe detyrohesha të shkoj disa herë që të vjeli materialin që e kisha parasysh për ta  kryer. Unë jam munduar ta kryej një obligim intelektual, sepse, koha nuk na falë neve që t’mos veprojmë në këtë drejtim. Sado që duket kjo vepër “modeste”, por, duke shfletuar nga brenda, aty ka të dhëna, ka foto e shënime që flasin për prejadhjen e familjeve të këtij fshati. E falenderoj Profesorin Dali Emërllahun, pedagog, i cili vjen nga ky lokalitet, ai më ka ndihmuar mjaft, kur, për ndonjë rast, që dukej se ishte pak jo mirë, ai e qonte telefonin dhe më “qortonte” ta bëj si do të duhej. Ky më ka ndihmuar shumë, sa disa të dhëna që nuk ishin aq të përshkruara mirë, ai mi bënte të forta dhe të qarta. Ishte një ndihmë e  tij e pakursyer ndaj punës sime”.

Edhe Aliriza Selmani, historian, tha se, Avni Behluli ka bërë një vepër mjaft të mirë. “Unë e lexova veprën dhe vërejta se  autori ka punuar me përkushtim në ndriçimin e historisë së këtij fshati me qytetarët e saj. Është punë e lodhshme, por  s’ka punë të mirë, pa u ndjerësitur apo pa u lodhur. Më ka lënë përshtypje jo vetëm historia e këtij lokaliteti, nga themelimi e gjer në ditët e  sotit, por mua më pëlqeu si kanë jetuar breznicat në një kohë, mandej autori flet për  doket, zakonet, traditat dhe kulturën e këtij rrethi.

Autori flet për shpërngulen, numrin e familjeve, anëtarëve si dhe flet për numrin e familjeve që punojnë në botën e jashtme. Flet për dëshmorët, luftëtarët të zënë rob lufte etj. Këtu gjejmë të dhëna për si është zhvilluar arsimi në fshat, mësuesit e parë, nxënësit, imamët e parë, xhamia e parë, por flet për elektrifikimn e fshatit etj. Por, si ka shtuar A. Selmani, profesor, autori ka shkruar në monografi për trashëgiminë kulturore, për lojërat, festat, ritet fetare e kombëtare, objektet e kultit, topniminë e vendbanimeve etj. Pra, si na shtoi në fund, “ky libër meriton jo vetëm të lexohet, por edhe vlerësohet e ta adhurohet”.

Monografia “Breznia – në rrjedhë kohe” e  Avni Behlulit është e ndarë në dy kaptina. Në të parën kaptinë autori flet për Breznicën në rrjedhë kohe, kishën e Shën Anës, arkitektura,  objektet e banimit, bujqësia, përgaditja e lamës, veglat e punës, buka e motmotit, blegtoria, ekonomia, mullinjtë etj. Në kapatinën e tyrë, autori flet  për këto tema: për Breznicën dhe themelimin e saj, gjenealogjia – trungu familjar, mëhallët, Bilinica –muhaxherët e Breznicës, të dhënat  hsitorike të të shpërnuglurve, të dhënat statistikore të të shkolluarve bilincas tej. Vepra ka 409 faqe tekst.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora