E premte, 13.12.2024, 12:12 AM (GMT)

Kulturë

Viron Kona: Vajza dhe Hëna

E marte, 18.10.2016, 06:00 PM


Poezi nga Viron Kona

 

Vajza dhe Hëna

 

(Motiv popullor)

 

Në një natë të bukur,

me yje stolisur,

hëna bukuroshe,

vallëzon e azdisur.

 

Bukuria e saj,

yjet ka hutuar,

ca digjen në heshtje,

ca duke harbuar.

 

Ca bëjnë t`i afrohen,

duan ta përkëdhelin,

të tjerë xhelozohen,

zjarre hedhin- presin.

 

Vajza sheh nga Hëna,

e sheh, s`ia heq sytë,

pret me padurim,

t`i japë porositë.

 

T`u bëfsha moj hënë,

ndalu dhe më prit,

dashurinë time,

bëje tufë me dritë!

 

Lidhe me një fjongo,

me ngjyrë prej qielli,

këput dhe një yll,

sa pa dalë Dielli.

 

Tani vrap te  djali,

që po fle me ëndrra,

çdo të thotë tregomë,

se po më pushon zemra.

 

Hënë, po vonohesh,

nuk të bëj me faj,

me yjet je pleksur,

s`ndahesh dot kollaj.

 

Ke hallet e tua,

ti di gjithë njerëzia,

kush vë merak me yjet,

e djeg nga dashuria.

 

Të ka zënë moj motër,

ndaj je e hutuar,

meraku për ta,

të ka turbulluar.

 

Ç`të bëj unë e zeza,

në këtë hall që ke,

unë kam hallin tim,

për tëndin s`kam nge.

 

Ndaj më nuk të pres,

po më zë mëngjesi,

pëllumbeshë do bëhem,

të arrij te shtegu.

 

Po i dërgoj lajm,

atje të më dalë,

ta shtrëngoj në gji,

dhe ta puth me mall.

 

Ti e merr me mend,

si do shkoj kjo punë,

atë që po nisim,

do çojmë në fund.

 

Si drerë e sorkadhe,

do rrokemi, do qeshim,

s`do lëmë gjë pa bërë,

sa të vijë mëngjesi.

 

Ti hënë ri me yjet,

mbaro punë me ta,

mos i afro shumë,

s`e të bëjnë hata`.

 

Mos luaj rrezikshëm,

mos i ndill me gaz,

unë të dola borxhit,

mos më thuaj s`të thashë!

 

Bëj siç ke bërë,

këta miliarda vjet,

se punët e tija,

gjithkush  i di vetë,

 

Veç tek ne mos hajde,

s`ta kemi terezinë,

se na zgjon fshatin,

na prish dashurinë!

 

Po edhe po erdhe,

bëj sikur s`na sheh,

siç ke ti sekrete,

kemi  edhe ne.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora