Kulturë
Remzi Salihu: Poezi nga Dragana Evtimova
E hene, 17.10.2016, 07:37 PM
Përktheu nga Maqedonishtja Remzi Salihu
Dragana Evtimova u lind më 13 Mars 1984 në Shkup, Republika e Maqedonisë. Deri më tani ka botuar tri përmbledhje me poezi: ‘’Ekzistimi i dinamikës’’, ‘’Unë jam diku në vend tjetër’’ dhe ‘’Fusnotat e kujtesës’’. Ka marrë pjesë nëpër shumë manifestime, si për shembull Takimet Karamanove, në Mbrëmjet poetike të Strugës, në Tubimet sllavistike në Zagreb, Sarajevë, Lublanë, madje në Dorëshkrime në Pançevë etj.
Poezitë e saja janë botuar nëpër të gjitha revistat studentore, në revistën letrare Rukopisi, madje në antologjië Jashtë kutisë, në revisten boshnjake Fjala, në Revistën Sllovene pohl’ady, dhe në disa antologji maqedonase dhe sidomos nëpër onlain portale.
Në mënyrë aktive përkthen vepra letrare nga gjuha sllovene.
Ngadonjëherë
Mblidhemi si lëmshe
Ngandonjëherë
Lëmshi shthuret
Zgjerohet dhe stërzgjërohet
Ngandonjëherë
Afrimi dhe largimi
Prania dhe mungesa
bëhet lëmsh që zgjatet dhe mblidhet
Jetë në përdorim të kufizuar
Njerëzit e thurrin hapësirën rreth vetes, ndërtojnë mure e gardhe,
kurse jeta ka përdorim të kufizuar(3
Ka ditë kur orët e vjetra
i rrahin (trokasin) jetërat tona
të varura në mur
përmbi kokat tona
Ka ditë
kur dhimbja shëndrohet në brengë
kurse brenga në vetmi
pastaj kur shprazen fjalët
mbetet vetëm heshtja
Ka do ditë
kur nëpër pluhurin e bibliotekave
qëndrojnë dorëshkrimet e njëjta
dhe nëpërmjet fjalëve
të atyre rreshtave të shkruara
asnjëherë nuk ka pika
Ka do ditë
ushtima në shpirtrat tanë
bëhet më e zëshme se heshtja e ditës
zhurma e turmës është orë
që troket me përdorim të kufizuar të baterisë
ka sy të vetmuar
Jemi të lodhur
nga shikimet e rrejshme
nga shishet e zbrazëta të birave.
fjalë jo të sinqerta
nëpër restorante të stërmbushura
Të lodhur jemi nga qytetet
Nëpër të cilët rrugët kurë s’kanë fund
Edhe pse janë shumë të ngushta
Të lodhur jemi
nga varfëria
vërtetësia
e ardhmja
indiferenca
të lodhur jemi
nga zbrazëtia