E hene, 22.07.2024, 02:53 AM (GMT+1)

Kulturë

Qazim Shehu: Një jetë në 36 shkronja

E diele, 23.10.2016, 10:13 AM


NJË JETË NË 36 SHKRONJA

Nga QAZIM SHEHU

Libri i poeteshës dhe prozatores Hatixhe Erebara “Një jetë në 36 shkronja” sjell dramën e individit në diktaturë,një dramë që,  sa ç`shënon një fat personal, aq shtjellohet edhe në shenjëzimin e saj për një pjesë të mirë të popullsisë e cila vuajti trysninë e persekucionit biografik.Vetë autorja rrëfen jetën e saj,perpiecitë dhe hallet e përditshmërisë,kur iu desh të përballet në mënyrë të heshtur dhe me një dhimbje të fortë për gjithçka që kundërvihej ,si rezultat i shenjimit biografik.Çfarë kishte ndodhur?Babai i saj ishte larguar nga Shqipëria dhe për katër dekada e më shumë ai nuk ishte dukur,njerëzit nuk dinin në ishte gjallë apo gjendej gjëkundi,fëmijtë “jetimë’rriteshin nga një nënë e fortë dhe një gjyshe tradicionale,ndërsa  hija e babait vinte shpesh midis ëndrrës dhe zhgjëndrrës në një diskurs përmallimi...Vetëm pas një kohe të gjatë,me hapjen e proceseve demokratike fëmijtë mundën ta takojnë babanë në Gjermani...Është një dramë e vërtetë që ndodh vetëm në baladat e rinjohjes  e mbushur me një dhimbje të pakufishme,me lot mall e përkujdesje ,një dramë që skajohet dhe merr intonacione dramatike e të forta.Hatixhja vetë,e martuar me mësuesin shembullor, Ismail Erebara rriti fëmijë të mbarë dhe të zgjuar,punoi me devocion si mësuese dhe  iu desh të përballej me insinuata dhe akuza direkte për biografinë,me kushtet e vështira të jetës dhe t`i përballojë ato me guximin dhe qëndrueshmërinë e vërtetë që ia kishte kalitur gjyshja dhe nëna.Një odiseadë e pashembullt e individit të pambrojtur,një vërshim stërmundimesh dhe kërkimesh për të qëndruar në pozicionin e njeriut.

Librin e saj mund ta klasifikonim në kufijtë e një sage rrënqethëse,në kufijtë e një romani biografik dhe autobiografik,po ajo që është evidente dhe bie në sy në prozën e saj, është sinqeriteti dhe autenciteti,rrëfimtaria që buron nga shpirti ashtu si burimet e kristalta të Korabit që derdhen mbi qytetin e Peshkopisë e fshatrat përreth.Kështu vetvetiu lexuesi futet në rrjedhën e këtyre ngjarjeve dhe ndjek me ankth fatin e personazhit dhe personazheve të tjerë,ndjek kohën dhe vërtetësinë e saj,ca gjëra duken si të paimagjinueshme,si përrallë, po ato kanë ndodhur dhe duhen besuar ,sepse e tillë ishte diktatura:ajo shtypte sistematikisht individin në një luftë verbale dhe të paprinciptë,i kujtonte vazhdimisht “cenin”,”të metën” dhe kurdoherë kjo përndjekje sillte strese dhe implikime shpirtërore që shkonin deri në skajin e një dhimbje të padurueshme ku siç thotë Migjeni “njeriu bëhej fli paragrafesh”.

Është meritë e kësaj autoreje që ta japë atë kohë në gjithë ngjyresat e saj më shumë të hidhta se të ëmbla,të japë me një fjali të rrjedhshme autentikën dhe problematikën e saj dhe të krijojë përmasat e vërteta të dramës që pështillet e çmbështillet  në kahe gati apoliptikë.E kam lexuar këtë prozë me një kënaqësi të posaçme dhe jam gëzuar nga spontaneiteti dhe rrjedhshmëria e fjalisë,nga origjinaliteti dhe  dëshmia e tij,kur autorja rrëfen ambiente,njerëz,kohë dhe etapa të saj,herë të qeta e herë konvultive,sepse e tillë ishte lufta e klasave;ajo varej nga orientimet e kupolës politike,po herë herë edhe diku aty në bazë nga karaktere njerëzish,sapo plaga e biografisë zinte kore,kujtohej dikush dhe e çirrte këtë plagë me thonjtë e pashtpirtësisë së tij dhe atëhere hienat gërmonin e gërmonin,po ata nuk mund ta gjenin prenë e tyre tek njerëzit e shëndetshëm që në atë kohë të vështirë mbajtën lart moralin dhe dinitetin njerëzor...

Duke qenë një familje intelektuale,ajo vetë mësuese( i shoqi Ismaili,një nga pionerët e arsimit në Dibër,profesor i matematikës  dhe njeri intelektual i kompletuar),fëmijët të edukuar dhe që e morën shkollën me zotësi,ajo na i tregon të gjitha këto pa mburrje ,thjesht dhe bukur,që lexuesi të kuptojë  gjithë atë kohë,të mbushur me qëndresë dhe dëshirë për jetën,me mbijetesë dhe synime,sesi kalitet dhe mprihet mendja në kohë të vështira e sesi njeriu di  të qëndrojë kundër dallgëve  e të kuptojë se të qenit njeri qëndron më lart se çdo kompromis.Siç thotë Lutfi Hanku,shkrimtar,redaktor i librit,{ngjarjet kalojnë në konflikte të lehta,jo antagoniste,dhe autorja i tregon gjurmët e jetës dhe botës së saj,pa ilustrime dhe trille,por me realizëm,ndërsa studiuesi Faik Xhani do ta quajë një libër të tablove rrënqethëse,po  ashtu Gëzim Alpion(universiteti Birminngham,Londër),ish nxënës i çiftit Erebara, e sheh librin e Erebarës me “detaje Zolaeske”.Studiues të ndryshëm kanë folur më herët për prozën e Hatixhe Erebarës  si një prozë që e bart meritën e të rrëfyerit përmes realizmit ngjethës  duke dëshmuar aftësinë rrëfimtare të saj,po edhe ndershmërinë e dokumentimit kohor.

Libri i saj  jo vetëm është një tablo e kohës dhe e fatit të individit në të,po ai lexohet me kënaqësi edhe për gjithë çfarë paraqet  në aspektin e besnikërisë ndaj saj,ndaj traditave,ambientit,portretit të atyre njerëzve të mirë,që mbajtën lart vlerat e moralit dhe edukatës,që nuk iu nënshtruan fatit ideologjik duke i kundërvënë forcën morale.Janë mjaft prekëse takimet e Hatixhes,vëllait të saj Qaniut, me babanë, po tani është vonë shumë vonë..A nuk mund ta kishte babanë  më herët pranë saj?A mund ta gëzonte si çdo fëmijë?Pse duhej të ishte jetime me baba gjallë?Gjërat janë të shpjegueshme dhe marrin vlerë vetëm përmes dramatikës së hollë.Megjithatë një fund i lumtur,jo përmes rastësisë po për shkak të ndryshimit të sistemeve.

Në pjesën e dytë dhe të tretë Hatixhja,si autore del nga kufijtë e rrëfimit të zakonshëm dhe i bën një përshkrim Europës,Gjermanisë ku jetonte babai,Italisë e vendeve të tjera.Proza e saj merr vlera filozofike dhe sociologjike,shtrin hapin kulturor të të shprehurit dhe kjo, integruar në idenë se diktatura nuk ishte thjesht një fatkeqësi individuale, po një fatkeqësi kombëtare,kur përcillet me fakte bindëse se në çfarë mjerimi ajo e la Shqipërinë.Këtu proza kalon sa në shtjellime pisodesh aq edhe në meditacione të trishta përmes paralelizmash dhe kontrastesh të shumëllojshme,po gjithësesi  këto faqe e mbartin tashmë një frymë gëzimi dhe dashurie për të bukurën,të ëndërrtën dhe dashurinë e pakufishme  për hapësirat e lirisë që Europa afron.

Pse e ka marrë kërë titull,është vetë e kuptueshme,një jetë në udhë të dijes,ajo dhe i shoqi, Ismaili,një jetë në udhë të kulturës dhe në kultivimin e ndjenjave të larta dhe të pastra,të dashurisë për prindin,bashkëshortin,fëmijtë,të dashurisë për njerëzit, një jetë që erdhi si një mundje kulturore ndaj tjetërsimit që afronte diktatura.Kështu libri zbërthehet në një simbolikë kontekstuale dhe merr vlera  përgjithësuese, sepse dija dhe morali janë liri,edhe kur ajo mohohet,kultura dhe morali gjithësesi e mbajnë njeriun të mos bjerë pre e së ligës dhe së keqes.Ky çift simpatik dhe dinjitoz gëzon respektin e sa e sa nxënësve dhe të komunitetit dibran,për faktin se ata janë me rrënjë qytetare,Ismaili është pinjoll ifisit të shquar të Erebarëve nga Dibra e Madhe,po kështu Hatixhja është rritur në një klimë të mrekullueshme të fjalës së mençur të qytetit të Peshkopisë ,dalluar për këtë.Në librin e saj ne do gjejmë jo vetëm poetikën e fatit dramatik,po edhe poetikën e jetës dhe të qëndresës së heshtur ndaj së keqes,mbjelljen e shpresës në çaste të vështira,mallin dhe brengën e gjatë, përfytyrimet e një fëmije dhe të një të reje për babanë e munguar që ishte i tretur sa vende larg,ëndrrën, shpresën,përkrahjen e proceseve demokratike larg çdo paragjykimi partiak,do gjejmë në libër linearitetin e së ndodhurës  dhe ndërprerjen e saj nga lajmet e padëshëruara ose spiralen e fatit dhe të asaj që nuk imagjinohet, po në realitet nganjëherë e papritura e përrallës merr pamjen e tij.Libri i Hatixhe Erebarës”Një jetë në 36 shkronja” është një libër i shkruar  me kulturë dhe transmeon vlera të  bindshme morale,estetike dhe artistike,lexohet me këshëri dhe shpalos sa tablo të një përditshmërie dramatike, aq edhe tablo zakonesh,etnografike dhe kulturologjike,sjell mendësi njerëzish në etapa kohore dhe i rri besnik shtratit realist të rrëfimit ku një tis sinqeriteti largon mjegullat e bezdisë...



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora