E hene, 14.10.2024, 11:48 AM (GMT+1)

Kulturë

Vlash Prendi: Mes kopshtit me trëndafila të bardhë

E marte, 25.10.2016, 06:14 AM


MES KOPSHTIT ME TRËNDAFILA TË BARDHË

-RRETH VËLLIMIT ME POEZI  “TESTAMENT SHPIRTËROR”  TË AUTORES VALBONA PRENDAJ – MARKU-

NGA VLASH PRENDI

Vite më pare,  kur isha në moshën e rinisë, lexoja pa pushim libra të llojëve dhe gjinive të ndryshme letrare, disa prej të cilëve më tërhiqnin aq shumë saqë më përndiznin përfytyrimin tim rinor dhe padyshim, linin gjurmë të pashlyera në përjetimet e mia të asaj kohe, madje edhe sot kujtesa ime nuk e ka të vështirë të shpalosë mrekulline e atyrë kujtimeve të magjishme.Dhe unë, kruijimtarinë time të parë e kam provuar në fushën e poezisë, madje pata përgatitur edhe një vëllim me poezi për botim me titull “Buzëqeshje rinore”, të cilin e patën vlerësuar asokohe si poeti i mirënjohur lezhjan Rudolf Marku që punonte në Zejmen dhe poeti Hamdi Meça që punonte në Krujë.Nuk e botova, pasi nuk isha i bindur se kishte nivelin e duhur artistik.E bëra këtë hyrje për të treguar se kështu më ka ndodhur edhe me poeten e talentuar nga Zejmeni i Lezhës Valbona Prendaj - Marku e cila ka nisur të krijojë që në rininë e hershme, po për çudi nuk ka botuar asnjëherë.

Valbonën e njoh që fëmijë, pasi pothuajse është rritur në ambjentin tim familjar.Një vajzë e shkathët, e sinqertë, e papërtuar dhe mjaft e komunikueshme.Madje që në moshë të vogël, fare të vogël i mësoja me kënaqësi emrat e poetëve dhe këngëtarëve të shquar shqiptarë.Kënaqësha kur shqiptonte emrin e Dritero Agollit,  Azem Shkrelit, Ali Podrimes, Zhevahir Spahiut apo këngëtarëve Luan Hajro, Esad Bicurri, Nexhmie Pagarusha, Shyqyri Alushi, Ismet Peja, Hafsa Zyberi etj.Ndoshta që në atë moshë, në qënien e saj u ngjiz dëshira për të shkruar.Ka qenë nxënëse e shkëlqyer jo vetëm në mësime, por edhe në komponentë të tjerë të edukimit.Lexonte shumë, madje edhe librat i merrte dhe kthente në kohë.Pati nisur të shkruante që në shkollën e mesme pedagogjike në Shkodër, kur ishte nxënëse, madje dy shkrime të saj në prozë i pata lexuar dhe më patën pëlqyer mjaft.I kërkova mjaft këto ditë, por nuk munda t’i gjeja në morinë e dosjeve të mija plot me dokumenta e dorëshkrime.Më pati dhënë dikur një cikël me poezi.E mora me indiferncë ciklin dhe e lashë mbi tavolinë.E pas disa kohësh e lexova, u befasova me brendinë, nivelin dhe vlerat që shpaloste.Si në ëndërr më kujtohen disa vargje nga poezia “Aviatorëve”,  “…Shigjeta ajri jeni ju, /Heronj të e heshtur të lirisë, /në sy kemi qiellin blu, /Të nën Shqipërisë…”.

Për pak kohë punoi si mësuese e gjuhës dhe letërsisë shqipe në një shkolë nëntëvjeçare, ku u dallua për përkushtimin në mësimdhënie, në nivelin e përgatitjes dhe korrektesën në punë, por pak punoi, sepse kushtet ekonomike e detyruan të emigronte larg atdheut, duke u vendosur në qytetin e Fanos në Itali.E kam inkurajuar shpesh këtë vajzë të talentuar të mos heshtë, të shkruajë poezi.Shkruante, por nuk bindej se kishin vlerë botimi.Madje shpesh më thoshte: -Kur do t’i shohësh ato zhgarravinat e mija, thjesht për qef, pasi nuk kam ndërmend t’i botoj.I lexoja plot interes dhe kënaqësi, shihja se një poete e re plot sharm, energji dhe talent po vinte në poezinë shqipe, por ajo prap nuk bindej.Një ditë të bukur,  më dërgon një cikël me poezi.Për çudi, ishin aq të bukura saqë më emocionuan pa masë, më bindën se ishin mjaft konkurruese me poezitë që kisha lexuar kohët e fundit. Tematika ishte e larmishme dhe ndjesitë të papërshkrueshme.Ia dërgova dhe intelektualit të njohur kosovar Berat Batiu, i cili më këshilloi ti bëja një paradhënie.Sot kam në duar vëllimin e saj të pare poetik “Testamenti i shpirtit”, të cilën po e boton SHB “Fidani” në Prizren.

Tek shfleton poezitë e këtij vëllimi poetik, kupton përkushtimin e poetes së re për ta skalitur vargun, për ta veshur artistikisht mendimin poetik dhe për ta përshtatur me realitetin shoqëror. Në këtë vëllim, autorja ka derdhur art, ka shprehur mendimet dhe ndjenjat e saj, ka dhënë shpirtin e saj të bukur për të kaluarën, në të cilën ka vuajtur mjaft dhe të sotmen ku problemet dhe shqetësimet, malli për atdheun dhe vendlindjen po e mundon.Ngushëllohet Valbona Prendaj - Marku me poezinë, përmes së cilën kërkon të shprehë ndjenjat, të mposhtë brengat, të flaës me njerëzit, t’u dhurojë atyrë mirësi dhe dashuri.Ka shkruar për njerëzit e saj të dashur prej të cilëve ka mësuar shumë, ka përvetësuar artin e të qënit njeri, ndonse në dukjë kanë qenë të heshtur dhe janë larguar nga kjo botë pa zhurmë, Valbona i ngre në art vlerat e tyre njerëzore. Ka marrë prej tyre vlerat pozitive, prandaj dëshiron t’i bëjë shembull frymëzimi përmes poezisë, gjyshen, nanëdajën, babin, mamin, Xhesikën, Xhuljon, minatorin e vjetër Pjetër dhe gjithë personat që kanë ndikuar në formimin e personalitetit të saj sadopak.Kështu në poezinë e poetes së talentuar Valbona Prendaj – Marku ndihet me tona të larta bota e pastër shpirtërore e vajzës së dashur, femrës së emancipuar dhe plot kulturë poetike.

Poezia e saj dallohet për thjeshtësinë, por brenda kësaj thjeshtësie fshihen vlera poetike me domethënie të pasur ideore dhe artistike, sepse përmes vargjeve poetja e talentuar pasqyron ambientin ku ka lindur, rritur dhe edukuar, pasi përmes vargjeve plot fantazi zbërthen mesazhin poetik, sistemin e metaforave, krahasimeve dhe simboleve të cilat përdoren me mjaft kujdes dhe në kontekstin artsitik marrin vlera më të veçanta.Dikur shkrimtari i njohur Zholanov pati thënë: “Çdo gjë gjeniale, është e thjeshtë, por jo çdo gjë e thjeshtë, është gjeniale…”, ja pra, gjenialja qëndron tek arti, tek vargu poetik, tek përjetimi artistik i realitetit.

Vargje të thejshta poetike që të mbushin me emocion, me shpresë, me krenari, sepse vërtetë kjo poezi pasqyron një qetësi sipërfaqësore,  por brenda saj gëlojnë problemet e jetës, shqetësimet e ditës, dhimbja për njerëzit, malli për vatanin, pra lëvizin ndjenja të mprehta njerëzore, siguria e një mendimi konkret poetik i qënësishëm që shkrihet i sigurtë, i ngrohtë në cdo varg.Dallgëzon lirshëm respekti i drithshëm për jetën, malli i thekur për trojet, shpresa e pashuar për të ardhmen, dashuria e sinqertë për njeriun, të cilat projektojnë shtratin e një poezie sa intime aq edhe shoqërore dhe lirike.Është njerëzorja, fryma e dashurisë, tolerancës dhe dhembushirisë që sundon në disa nga poezitë e vëllimit, sidomos tek poezia “Gjyshes”, ku ndër të tjera thotë: “…Ti psokologe e lindur vjen e më shëron në ëndrra, /Terapia jote më largonte nga cdo zymtësi, /Funksionon edhe sot, më jep forcë si me magji, /Ty, e vogla ime, gjallë të kam në shpirtë…”. Ndërsa tek vjersha “Elegji”, frymëzimi i poetes zë fill nga një cast tragjik, jo i rrallë në ditët tona. Pasqyrohet me nota dhimbje ngjarja që u ndodh familjeve shqiptare, eshtrat e të cilëve qe e thënë të prehen jashtë atdheut, prandaj ajo shprehet: “…Tre engjëj, /Qielli pret sot në gji, /I hakrrohet botës, /Vrenjtur derdhi shi, /Nënat mjerane gërvishtin fytyrën, /Zot!Ti vetë na i fale, /Si s’ndale mynxyrën…”.Në orbitën e interesave poetike të Valbonës si krijuese, ndeshen edhe shqetësimet për dramat që përjeton,  kur humb një të afërm.Simpatia dhe dashuria për njerëzit e thjeshtë,  njerëzit e punës e mbush me krenari,  prandaj në poezinë “Nandajës” ajo shkruan: “…Simbol i femrës fisnike – luaneshë, /Ti grua e vogël me shpirt gjigant, /Ti burrë mbi burrat, kur rasti e binte, /Sfiduar pate rrjedhën e lumit Mat…”.Më tej, bën portretin e babës Pjetër i cili ka punuar një jetë të tërë nëpër miniera, ndërsa sot endet rrugëve të botës në megrim me mall të pashuar për vendin e tij, por ka përballuar me vullnet dhe sakrifica edhe shume vështirësi,  “...Sfidove humbje e dhimbje me flakën, / Regjur në minierë, / Për hir të fëmijëve, / Fatit s'iu përule asnjëherë, / E sot plot krenari, / Çdo rrudhë e flok i bardhë, / Shpreh ndershmëri e fisnikëri...”.

Vuan poetja Valbonë, sepse në vend të huaj është e detyruar të punojë edhe punët më të rëndomta, për të siguruar bukën e gojës, por kurrë nuk e ka harruar vendlindjen, atdheun,  kombin, prandaj kudo ku shkon flet shqip, sepse është shqiptare, prandaj:“…Shekujve kaluar histori e përgjakun shkruar në gurë, /Nga varri desh nxorrët Fishtën në 100 vjet – flamur, /Mos më prek ku më dhemb shqiptar i huazuar, /Se festojmë në dhe të huaj festën e Pavarësisë, /Ti në gjuhë të huaj, ma reciton himnin e tij të trashëgimisë…”.Por elementi personal në poezinë e autores së re merr vlerë shoqërore, sepse shpesh ngrihet në nivelin e shembullit pozitiv duke ndikuar pozitivisht në jetën shoqërore.Kështu ndodh me poezitë e dashurisë, të cilat janë të thjeshta,  emocionuese dhe me vlera artistike të padiskutueshme.Të bind njohja vlerësuese kur ajo shprehet tek poezia “Uragan dashurie”: “…Largësitë zhduken si në përrallë, /Përqafuar bashkë si në ëndërr, /Unë, zanë me fustan të bardhë, /Ti si princ,  qenke veshur dhëndërr…”.Padyshim, vlerat vëllimit ia shtojnë edhe ilustrimet e piktorit të talentuar Gjergj Kola, i cili po trondit botën e artit pamor europian me krijimtarinë e tij të kohëve të fundit, pasqyruar përmes ekspozitave të shumta vetiake.

Poezia është produkt i shpirtit, ndenjë dhe mendim i thellë emocional, aspekt human i qenies njerzore dhe sharmit poetik.Këto cilësi të vyera shpirtërore ka derdhur edhe poetja e rë Valbona Prendaj – Marku në vëllimin e saj të parë poetik “Testament shpirtëror” duke na dhënë një material tëpër të realizuar, që do mbetet gjatë në memorjen e lexuesit.Shpresojmë se Valbona nuk do të heshtë … do ta çojë zërin më lart në vëllimet e tjera poetike.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora