E shtune, 27.07.2024, 03:07 AM (GMT+1)

Kulturë

Shefqet Sulmina: Rregulli i Treshit

E merkure, 26.10.2016, 07:57 AM


Rregulli i Treshit

Nga Shefqet Sulmina

Rregulli i treshit në Trojë ishte pikërisht piramida, ose trekëndëshi Trojan, 3x60=180°. Pra ishin tre kënde që formonin lidhjen e Trojës. Nëse piramida e Bosnjës është e vërtetë, atëherë duhet të kemi dhe dy piramida të tjera, gjithmonë, në kuptimin e këndeve të trekëndëshit. Ku duhet të shtrihen brinjët e këtij trekëndëshi misterioz? Thuhet se Adami e bëri Even nga një brinjë, kjo nuk mund të jetë e vërtetë. Më e vërtetë do të jetë që, Adami e bëri atë nga tre brinjë. Por, Adami ka lindur pas lindjes së Eves ose Avasë dhe kjo shpjegohet me teorinë e numrave që fillojnë nga 0 deri më 9 dhe në numrin dhjetë (10) lindi “Adami”. Në librin e tij, të një shkrimtari,“Nëntë Mollët e Omerit”, ai kishte thënë se ekspedita trojane (Odiseja) që mori rrugën Overland, nëpër botë, ishte e përbërë nga tre vetë. Kthimi i tyre u bë me balonë dhe u quajt udha Roverland. Gjatë kthimit Odiseja vrau Çiklobin me një sy me dru ulliri. Kjo është historia e gatuar.

Ulliri ishte koha, piramida ishte syri, ose lartësimi i bashkësisë që mund të ndërtonte edhe male, por jo. Sepse malet janë po aq të rëndësishëm, por edhe aq të rrezikshëm.

Çfarë ishin piramidat?

Piramidat ishin shenjë e bashkësisë së njerëzve. Ishin të ndërtuara në shenjë të lindjes së shoqërisë njerëzore, të daljes së njeriut nga shpella. Ishte forca e tyre e përbashkët në kahun e energjisë e të jetimit në paqe dhe lumturi, dhe jo në frikë. Piramidat, gjithashtu, ishin kuti i prodhimeve të mallrave për brënda vetës dhe jo për tu shkëmbyer në ar, por vetëm me mallra. Çfarë duhej të prodhohej më tepër dhe çfarë do të mehej, të mos prodhohej, kur nuk duhej nga një tjetër. Kjo ishte edhe për njerëzit, për pemët, për fushën dhe për kafshët. Kjo ishte e lidhur me faktin e parazitizmit të kafshëve, dhe pse jo të bimëve dhe të njerëzve. Sepse nëse do të prodhoje një mal me drithë, do të kishe një koloni me minj...etj etj.

Ku mund të gjendën piramida të tilla?

Piramida të tilla mund të gjendën lidhur ngushtë me shpellat, ku kanë banuar p. Sh.pellazgët, thënë kjo për njeriun e vjetër në përgjithësi. Dhe zbritjen e tyre në fushë dhe në dritë, në hapat e parë të qytetërimit, të cilët nuk kishin frikë nga njeriu i një fisi tjetër. Ishte ligji i vjetër i kafshëve që, çdo specie, respekton specien e saj dhe për rrjedhojë njeriu, njeriun.

Njeriu pellazg, ose shpellaxhi, ose me lëkurë kafshësh mbi supe,  ishte lidhur me kafshët, me ujin, me shpellën dhe jo me fushën fillimisht, sepse kishte frikë dukjen. Jo me fushën sepse nuk kishte ujë, se sa, më tepër se frikë. Nuk mund të jetonin, gjithashtu, edhe poshtë maleve nga frika e gurëve dhe ortekëve. Kjo quhej vërtet frikë. Të vetmet vende, ku mund të ndërtonin shpellat e tyre ishin lartësi ose male special, siç është p. sh. mali i Vinës në Gramsh.

E kishim fjalën tek trekëndëshi, ose piramidat. Pra thamë se ishte një trekëndësh barabrinjës me kënde nga 60°.

Thamë, gjithashtu, se Odiseja vrau Çiklopin me një sy me dru ulliri?!

Ku mund të shtrihen brinjët e trekëndëshit?

Çfarë janë këndet e tij dhe pse u ndërtuan piramidat e Faraonëve?

Në romanin e një shkrimtari, kthimi  i ekspeditës nëpërmjet udhës Roverland, nuk solli asgjë tjetër përveçse fara për të mbjellë, që i kishin vënë në xhepat e gjymtyrëve të lopëve dhe buallicave, në ndërtimin e balonës së parë të njerëzimit.

Nëse Troja ishte një trekëndësh, me rënien e Trojës, cili kënd u thye më parë? Cila pjesë ishte ajo që humbi e  para? Cila ishte fija që e di këtë rënie? Ku u postua kjo rënie? Çfarë mbetët pas rënies së një këndi të një trekëndëshi? Çfarë është “60” 600, kilometra, milje apo Gradë? Çfarë është RGB?

Në fakt, çfarë tregonte trekëndëshi? Trekëndëshi ishte domethënie e pikave të shitjes së mallrave, vetëm me mallra. Ishin pazare... Këto pika nuk ishin piramida të ndërtuara, por piramida natyrore, ku shiteshin mallrat, por, ndërtuar në kuptimësinë ku bashkoheshin njerëzit dhe, në krye, në majën e saj, triumfonte malli më i mirë, i cili përpiqej të merrej me sa më pakë mallra të tjerë, vetëm njëherë bashkë me formulën e bërjes së tij. Kjo ishte e rëndësishme, shoqërore, e sinqertë, sepse nuk linte neps...

Ndërtimi i këtyre pikave, piramidave, maleve, apo kodrash natyrore, ishin specifikuar në bazë të largësive të “përrenjve” që i frekuentonin. Për me tepër se shumë faktor të tjerë, rrënja e tyre ishte uji; ujë lumenjsh, ose liqenesh, por sidomos lumenjtë. Pikërisht, nëpër këto pika, u ngritën qytetet e parë dhe u quajtën gramë. Kjo, në kuptimin frymë, shumë frymë...shumë njerëz dhe më vonë do të shndërrohej në fjalën gradë. Pra, fjala gradë ka kuptimin e fjalës shkallë, të përsëritur dy herë dhe merr një kuptim tjetër, nga ai i origjinës, nëpër kohë të tjera. Gjithashtu, fjala “gradë” është e lidhur ngushtë edhe me fjalën grua. Midis fjalës gramë dhe fjalës gradë, rrënja katrore e tyre është edhe fjala “grua”, sepse ishin edhe sinonime që përbenin dialekte dhe nëpër këto pika filluan të mos mungonin gratë. Kuptimi i dialektit nëpër qendra gramë-gradë, ishte i rëndësishëm, për njohjet dhe martesat. Fjala shkallë-shkallë nuk emërtonte më një objekt, por cilësonte kohë, mënyrë dhe lartësi. Rrënja katrore e tyre ishte dija, njohja, miqësia, dashuria që bëheshin shkallë-shkallë, atje në gram-gradë, në kunj bëhej fjala ose malli dhe njiheshe me gra, lindës të mallit. Në gjuhën greke dhaskall, do të thotë mësues. Gjithashtu, në këto kënde, në këto “K”, kënde- gram-gradë, njiheshin e lidheshin me njëri-tjetrin njerëzit, edhe për faktin, që të ndërronin mall, me mall dhe mall me gram, me flori. Kishte lindur paraja dhe për nga kuptimi, ku grumbulloheshin njerëzit, të shkëmbenin mallra edhe me para dhe paraja u quajt Kunj. Siç rezervohej qumështi nëpërmjet shndërrimit të tij në kos, filloi shndërrimi i mallit në para. Ndërsa me gradë do të thoshte, gjithashtu në të mëvonshmen, se lindi parazitizmi që gradualisht, shkallë-shkallë, ndërronte e mbronte raportin gramë e mall me gradë. Mos ekuilibri i rezervimit të mallit, ose të energjisë, lë ta quajmë si të duam, filloi cenimin e ekuilibrit midis prodhuesve të vazhdueshëm. Kishte lindur njëherësh, si perfeksionimi i një marrëdhënie shoqërore dhe rreziku i shprishjes së saj që bazohej në sinqeritet. Njerëzit kuptuan akumulimin për prodhim. Kështu prodhimet humben harmoninë midis tyre, sepse njëherë rritej vlera e njërit dhe një herë binte vlera e tjetrit, derisa prodhohej, jo ajo që duhej dhe sa duhej, por ajo që shitej dhe këmbëngulnin ta shisnin. Prodhimeve të mbetura stok, nga një vit i kaluar, u vinin etiketa të freskëta, sepse u vinte keq që ti hidhnin. Kur tregu i një viti më parë, tregonte se kishte ofertë për x mall, të tërë bënin të njëjtin mall, duke harruar ndryshimin e fjalëve “mall” dhe Mal. Po kështu, këtu gjendet edhe origjina e lindjes së Çeres. Ishte lindja e Çeres, atij qe spekulonte më shumë. Ose e lindjes së Çeres, e atij që mbronte këtë shkëmbim idesh, emocionesh, mallrash në mënyrë të përsosur, me thelbin jo për të prodhuar, por për të përfituar. Pra, ishte Çerja që ndryshoi raportet GRB në RGB. Çfarë ishte GRB?  GB ishte gruaja në raport me burrin. Po RGB?  Ishte raport plus Grua- Burrë, një morr midis. Për të kuptuar mirë këtë duhet të kuptojmë lëvizjen teorike, gjeografike e ekonomike të kësaj formule ngjyrë, që do ta trajtojmë edhe më poshtë. Por ideja e Çeres ishte rënia e raportit GB dhe ngritja e një tjetër raporti, Raporti i përfituesit në raport me GB, ose me familjen, RGB. Pra në fund të fundit, çfarë ishte raporti i ri? Raporti i ri ishte një formë sundimi që hynte tip-pyk-qyli në raportin e familjes dhe do të quhej fe, shtet, proklamues, ose shsht(hesht). Heshtë që të shpon, po fole të shpoj. Këtu fillon lëshimi i kuajve, që Çerja fitoi me mbretin e Trojës, i cili u la të kapej MAT, T'AM në mënyrë demokratike, për ta hequr jashtë vete këtë injorant, duke e kapur disa herë mat këtë injorant me vetë mat. Ky injorant, me idetë e tij injorante, të panatyrshme, pa kuptuar Matin, filloi lëvizjen e Torrave, emërimin e ri të tyre, për të ngritur në këmbë shovinizmin.  Hoqi ush-T-arët dhe vuri sold-a-tet, lindi romaket dhe oto-manet, shformoi trekëndëshin ballkanik dhe ndërtoi një tjetër më të gjerë, por jo në kuptimin dhe thelbin e trekëndëshit të parë që ishte harmoni, dije kulturë, paqe. Pasi atje, nuk kishte parazitizëm, nuk kishte vrasje të njeriut nga njeriu, ose shfrytëzim të raportit GRB. Kuajt e lëshuar u bënë jehonë e gradë, sepse ata, që nuk donin të punonin, kishin kohë për të bërtitur. Lindën qytete me gradë, lindën qytete me romë dhe kolloseo, lindi skllavërimi i njeriut nga njeriu. Lindja e tyre u quajt bukur rresht, ose me shkelje të syrit: A'ht'inë?!!!

Me rënien e një këndi, filluan të bien të tërë këndet e tjerë, ose piramidat. Piramidat e humbën kuptimin e tyre modest, lidhje fjale, lidhje kunj, lidhje blerjesh, lidhje e takime dashurie dhe merrnin kuptime të reja, në kahun e kundërt të para's me parën, aq sa për dreq, filluan të ngriheshin edhe nëpër vende të tjera, pa llogaritur kuptimin e tyre, por lartësinë e egoizmit dhe të nacionalizmit të pakicës. Filloi lufta midis njerëzve dhe midis vetës. Lindi dhuna, lindi, pushka, lindi lahuta, linden piramidat e skllaverimit.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora