E shtune, 27.07.2024, 02:47 AM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Kënga e liderëve tanë

E merkure, 26.10.2016, 07:44 AM


Demir Krasniqi

 

Kënga e liderëve tanë

 

Po i lutë populli liderët tanë –

Merrjani  s’ bashku të  gjithë një këngë  !

 

Nisja këngës , Hashim Thaçi –

Nuk guxoj se m’ ndryshket saçi !

 

Nisja këngës , Isa Mustafa –

Nuk guxoj se m’ këputet qafa !

 

Nisja këngës , Kadri Veseli –

Nuk guxoj se m’ këputet teli !

 

Nisja këngës , Shpend Ahmeti –

Nuk guxoj se kërcet kiameti !

 

Nisja këngës , Visar Imeri –

Nuk guxoj se m’ lëshon sheqeri !

 

Nisja këngës , Albin Kurti –

Nuk guxoj  se trembet  i urti  !

 

Nisja këngës , Glauk Konjufca –

Nuk guxoj se trembet pupëza !

 

Nisja këngës , bacë Ramushi –

Nuk guxoj se m’ shuhet prushi !

 

Nisja këngës , Fatmir Lima –

Nuk guxoj se prishet klima !

 

Nisja këngës , Jakup Krasniqi –

Nuk guxoj se m’ thahet fiqi !

 

Nisja këngës , Behgjet Pacolli –

Nuk guxoj se m’ laget kapcolli !

 

Nisja këngës , Skënder Hyseni –

Nuk guxoj se m’ prishet dyzeni !

 

Nisja këngës , Enver Hoxhaj –

Nuk guxoj se tremben Loxha !



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora