E shtune, 27.07.2024, 02:43 AM (GMT+1)

Kulturë

Illo Foto: Derte Shpirti nga Fiqri Shahinllari

E shtune, 29.10.2016, 09:59 AM


Persiatje per vepren  e re  “Derte  Shpirti “ te  Fiqri  Shahinllarit

Nga Illo Foto – Studjus , NY -  Tetor  2016

Jeta ka  treguar , se gazetaria eshte  shtegu kryesor ,  nga ku kane  ardhur  shkrimtare te  shquar  te  letersise  shqipe ne te tera  kohrat.

Ish  gazeten  “Bashkimi “  ,   le ta  quajme “ Fidanishte shkrimtaresh “ . Pse ?  Pervec  Driteroit  dhe  Ismailit , te tere  shkrimtaret  e  tjere produktive , kane kaluar ne  bangon- prove te  “Bashkimit “ , duke  filluar qe nga  Petro Marko .

Fiqriu eshte  fidan i  dale nga  fidanishtja “Bashkimi “ . Eshte  hera  e pare , qe  Fiqon  e  cilesoj   shkrimtar, me  kuptimin  e plote te   fjales   . E kam  cilesuar  publicist , jo vetem , per stazhin  e gjate  ne kete  zhaner , por  edhe  vepra  e  tij   e pare  voluminoze , “Lis ne  shkemb “ , ka kete  ngjyre , madje krejt  inkandishente . Si   koleg , gjykova  se me  “Lisin “ , Fiqo  shume pak , kishte rreshqitur nga  rreshti i  gazetarit .  Ushqeja  shpresen  se do te mbetesh nje publicist  i fshatit  shqiptar  , qe transformohet  me  zvarriitje  dhe  mundime , drejt  fermerit  kapitalist .

Veprat  e me  vonshme te   Fiqos treguan   se  gazetaria  u pakesua me  nje  njeri  dhe me po kete  numur  u  shtua rreshti i  shkrimtarve tregimtare . Me  vepren , qe kemi ne  dore , “Derte  shpirti “, Fiqo  e ka afirmuar  veten  si nje  shkrimtar  me  vlera te  spikatura  ne  fushen  e  prozes tregimtare , qe eshte  proza  me muzikalitet te  embel  , ne  fushen e  letrave . E vecanta   e prodhimtarise  te  dekades  se  fundit , eshte  fakti  se  Fiqo ,  eshte  shkeputur  nga  gazetaria  e  mirfillte  dhe eshte   futur ne pallatin   e krijimtarise letrare , gje  qe na i  spjegon  imtesisht  intervista  e  hollesishme  e   marre nga  Rajmonda   Mojsiu  .Ne fakt  intervista  eshte heqja  e   bezes  mbi pikturen  e   Shahinllarit  shkrimtar . Autoportretin ,  e ka  vizatuar  me nge    shkrimtari, kryesisht  kete  dekakade , qe  jemi .

Vellimin  e  fundit te  Shahinllarit , “Derte  shpirti “  , e ka botuar  “Vllamasi “ , ne  2016. Libri  ka  237  faqe . Ne  fillim  ka  te  shkruar  shprehjen “ shenime  mikse”. Ky  shenim  besoj eshte  shkruar  , sepse ne liber  pervec  tregimeve  ne proze , perfshihen  nje  numur  i konsiderushem  poezi   dhe  poema  si  dhe  nje  kapitull , me  vleresime te  kolegeve   , per veprat  e  botuara  , perpara librit , qe kemi ne  dore .

Te tere shkrimtaret  rishtare ,  nisin nga  tregimi  . Si  gjini  e prozes se  shkurter,  tregimi cfaq ide  me  shume , se sa proza  e  gjate , per  njesi te volumit  tregimtar  .

Pjesen me te  rendesishme te  librit  e  zene   13  tregime  te mirfillta letrare  .  Do te  analizoj    tregimet , qe  zene  pjesen  me te rendesishme te   librit . Nuk jam marre me  analizen  e  te tere  poezive , por   mund te  pohoj  se ato  jane  ne  nivel me te larte se tregimet , per faktin e  njohur  , se  poezia ka  aftesi  paresore, ne  shprehjen  emocionale  dhe  artistike te   c’do teme  .

Tema e poezive  eshte  zhbirim i  halleve  dhe  derteve te  shpirtit te  njeriut , me te  cilat   ai perballet  per dite . Kjo eshte  arsye  , qe  titulli i  librit, “Derte  shpirti “  eshte  adoptim i  titullit  te  nje nga  poezite  te  perfshira  ne vellim .

13  tregimet , perbejne  nje univers letrar me me shume  se  13 fabula te  zberthyera  artistikisht  . Mijra  dritare  cfaqen  pasi lexon  sejcilin tregim .  Sejcilin nga  personazhet  e   tregimeve   e   shofim  me  dengun  e   derteve  ne  krah ,  qe rend  drejt  nje te pa njohure , qe na  mbetet ne,lexusve , ta   zbulojme . Lexusi  behet  personazh i pa identifikuar  i  sejcilit tregim  .

Dengu me  derte  dhe  rendija   e pa  nderprere , jane   dy  fije  qe i   lidhin  te tere personazhet , sipas  setenses  , jeta  eshte  levizje .   Libri  na paraqitet  si nje   e tere  dhe  e pa  ndare , nje trup   gjometrik  me  shume   brinje  , te  ngjashme , por  jo  te barabarta  .

Proze   me  peshe  specifike te rende , keshtu  mund ta  mbyllim  opinionin  e perbashket per te  13  tregimet .  Kjo eshte   gjysma  e problemit . Te teren  do ta  zbulojme , hap pas hapi , ne  analizen e  grupeve te tregimeve me tematike te  ngjashme   dhe jo vetem tregimet e mirfillta , por  dhe  shenimet  , qe jane  jasht   serise  te  tregimeve , sic  jane  dy  shkrimet per  koleget  e  vdekur , jetshkrimet  e prinderve , madje    dhe vleresimet  e  miqve , per librin monografik te    Floqit , me  titullin  sinjifikativ  “Lis ne  shkemb” .

Tregimet , poezite  po se po  , por  dhe  shkrimet  anesore   marrin   peshe   te posacme , qe plotesojne  teresine  e  nje libri.   “Derte  shpirti “ , per vlerat  permbajtesore  dhe  artistike , konkuron  per  vend te nderuar  ne teresine  e librave  te  ngjashem  te  botimeve  shqiptare .

Ne tregimin  e pare  te librit , me  titull “ Laurus  Nobilis  “, autori merr persiper te  trajtoi  temen e  dashurise se paster  njerezore , qe eshte   burim i jetes , lumturise  dhe  dhimbjes .  Shumkush ,  ndoshhta  dhe  shkrimmtare te   afirmuar , do te na jepnin  tabllora erotike  te nxehta  dhe moralizime , qe  ndricojne  kete teme  , qe  eshte  pjese  e   cdo  subjkti letrar dhe  e jetes reale .

Cifti i  dashuruar i ketij  tregimi , nuk flet me  shume per dashurine  e  tyre , por  i  drejtohet zhvillimit te  dashurise dhe lavdise te antikitetit . Autori  gjen rrastin  fatllum  dhe i  jep  lexusit  te tere dashurine  e  ciftit mitologjik te  Apollonit , duke  renduar  ne  kuroren e  dafinave  . Vete  druri  i  dafines,  ne te tere mitet nacionale  konsiderohet   dru i  shenjte  , sepse  realizon  melheme , per sherimin  e plageve  fizike dhe  shpirterore .  Dashuri , dafine ,  dhimbje , marrin  vlera  sinonime .

Pershkrimi  emocional i  dashurise  eshte  i veshtire , per  t’u  shprehur me  fjale .  Duke  qene  nje mit i perjetshem  , autori i eshte  drejtuar  mitologjise . Shtjellimi i mitit  eshte  kryer gjeresisht  dhe  me  precizion te larte  historik . Lexusi  jo  vetem  kupton vlerat   shpirterore te   dashurise  se paster , por  perforcon  bindjen  se “dashuria i kupton  gjerat , pa u shprehur me  fjale “ .  “Miq te mire  , mbeten  ata , qe  vine , kur te  tjeret ikin “ , Shprehet  autori.

Ky tregim , si  dhe te tere te  tjeret ,  eshte i pasur me  ngjarje, shprehje  , perkufizime  te  cituara nga  autori ,    natyrshem  dhe  pa  didaktike moralizuse .   Kushdo  e  kupton  se  autori  ka  njohuri universale nga te tera   shkencat ,  deget  e  artit  , politikes  dhe  ekonomise . Perpara se te jete    autor, ai eshte  nje lexus  dhe  skedus i  atyre , qe  lexon .   Ky tregim  i  vellimit ,  permbyllet me thenien lapidare te  B. Franklin “ Kush bie ne dashuri me veten  , nuk ka  rivale”.

Autori i  librit tregimtar , pervec   trajtimit  artistik te fabules , na  cfaqet  si njohes i  thelle i  disiplinave  shkencore  bio-mjekesore   , qe kane lidhje me personazhin . Kete fakt  e  gjeni te materjalizuar ne  tregimin  “Somnambul “ . Ne kete tregim  eshte  sqaruar me  hollesi  fenomeni  neuropsikik  i levizjeve te kalkulura instiktivisht ,  duke  qene   ne  gjume . Kur kete  fenomen  e  degjon nga  nje mjek , ndjen  lodhje  dhe nje  bezdi te frikeshme, por   i njohur nga  tregimi letrar- artistik , te  fiksohet  ne  mendje  dhe di ta  riprodhosh  , pas  leximit ,    me  ate perpikmeri , qe  e  spjegon  mjeku specialist, por me  tjeter  freski  dhe  besim  .  Saktesia  e  spjegimit te  sendeve  dhe marrdhenieve midis  tyre , jane  karakteristika te punes   , qe  Fiqo  e trashegon  nga  gazetaria .

Ne 5  aspekte  te tjera  befasuse eshte ritrajtuar  dashuria njerezore  , ne tregimet   emocionale : “Te shofesh  brenda  vetes “ ,  “Shpirti ne panik “, “ Katrine ‘’       Magjia  e fatit  “ dhe  , “Koincidence  e  cuditshme “ .  Sejcila  nga keto  tregime  , permbledh ne  vetvet  enigma krejt te  besushme  , te marre nga  jeta  reale . Autori i ka  letrarizuar, duke ja  sjelle  lexusit , te pare ne  kendin  artistik .   Reale eshte  ajo , qe eshte  e  besushme . Ne pamje te pare , keto  fabula ngjajne   te pa  imagjinushme , por  e  tille eshte  jeta  e  ngarkuar  me  halle   dhe  shpresa  .    Njerzit  jetojne  midis  derteve ,  prandaj  jeta  behet  e  komplikuar , e pa  parashikushme , brenda te  cilave  gjendet bukuria ,   shpresa  dhe  lumturia .

Tregimi , per  Marigone  e  flamurit , pervec  si tregim  artistik  eshte  studim  shkencor  , qe i ka  munguar historise  shqiptare . Duke mos  njohur realitetin  dokumentar , qindestaria e  flamurit  ishte kthyer ne  legjende me permbajtje  folklorike .  Eqrem  Vlora  dhe  F. Shahinllari  na  e nxorren   Marigone nga   legjenda dhe  folklorizmi . Eqrem beu ka  shkruar  se askush  nuk e  kishte pare me  sy  flamurin e  Kastrioteve , deri sa  ai  solli nje  flamur   , qe e  mbante ne  shtepi  si kujtim   me vlera  historike .  Flamuri  , ju  kthye  Eqrem beut , kur  u  realizua  flamuri i  qindisur nga  Marigoja  .

Shahinllari na i  solli  Marigone  reale , si vajze  e  rritur ne  Korcen  atdhetare dhe  e  konvertauar ne nje  vlonjate, ndihmesen  dhe   atdhetarizmin e te  ciles  e lypi  momenti  historik i ngritjes  se  flamurit  kombetar  . Qindestaria  e  flamurit , Marigo  Pozio , eshte  nje nga  protogonostet   e  Pavaresise se 1912 es , c’ka  verteton  se  kombi  yne , ruajti nivelin  emancipus  edhe nen nje  zgjedhe otomane   pese  shekullore .  Memoria  historike  eshte  e vertetuar  nga  autori  Shahinllari , me  dokumenta  historike, qe ndricojne   jetshkrimin  atdhetar  dhe jetesor te  Marigose  se  flamurit  .

Autori  ka  pershkruar  skemat  emocionale  me  thjeshtesine, qe  ofron  gjuha jone  dhe  qe  autori di ta perdori me  mjeshteri.   Ka  ditur  te  godase  zakone  prapanike fshatare , qe rrjedhin nga  jeta  e kaluar  patriarkale , me permbajtje kanunore, por  ka  pershkruar  dhe  personazhe , qe kane dale mbi kohen , duke  guxuar , te jetojne jeten  ne  me  te perparuaren e mundshme .

Nje nga  tregimet i perkushtohet  thasheethemnajes  epidemike  fshatere , qe buron nga injoranca dhe  zhvillohet  edhe brenda funeraleve  shume te  dhimshme , sic eshte  varrimi i  personazhit  , Taso . I pare ne  aspektin e kultures  fshatare , qe eshte  folklori , Fiqo  konsiderohet  folklor i  institucionzlizuar  , folklor  qytetar .  Thashethemnaja , deformon  kulturen   folklorike .    Ai  gjethnje  e pasuron  subjektin , per te na  sjelle ne  zgjidhje  jo thjesht  ngjarje , qe kane ndodhur , por  dhe  ato , qe  do te  ndodhin . Kjo eshte  pjesa  filozofike  e   botkuptimit te  shkrimtarit .

Prapa te tera  tregimeve , bie ne  sy  sinqeriteti i  autorit  dhe  vullneti  , per te na  dhene  ate , qe i ka  munguar  kultures  tone , per kete problem , qe analizon  tregimi  specifik .   Gjat ketyre  25 vjetve shtyp  dhe letersi  e lire  , kemi  lexuar  mijra   ngjarje , per  martesa te pa  barabarta , per  fejesa ne  djep , per  humanizem  femeror .   Nje i  tille  eshte tregimi , i  Shahinllarit ,   per nje  personazh  grua  , qe martoi  burrin , sepse vete nuk bente  femije, por te  dy  u  lumturuan ne  dy  martesa  te  tjera.  I perafert eshte  veprimi i  infermeres se fshatit, qe  u perkujdes  per bariun , si te ishte  vellai  i saj  dhe me   gjere .  Kjo  ne mos eshte tradite  shqiptare , eshte  kulture , qe vendoset nga  brezi i  ri .  Eshte    kauze , qe  i perket te   arthmes.

Duket  shume  mediokre  biseda  e  kurbetllinjve ne kafet e  Amerikes , por  sejcila , prej tyre  percjell nje motiv  te  rendesishem  memorial. E tille eshte  biseda e  Atorit  me  miqte  e tij   shqiptaro- amerikane  ,  qe  i  rikujtojne  se ne nje dasem  madheshtore ne  Hotel “ Dajti “, nje  spekullant  profesionist , erdhi nga  jashte dasmes  , i pershendeti miqte  dhe u ul serioz ne tavolinen e te  ftuarve .   Nxitimthi  hengri , piu , uroi  bashkeshoqerisit  dhe u ngrit me  seriozitet  aristokrat  .  Ishte  spekullant profesionist . Kete sjellje   e kishte menyre  jetese .  Nje fenomen , qe edhe kur nuk ndodh , por  vetem tregohet ,   perfytyron  sofren e   arinjve . A  kemi te bejme me  nje  anarshi  sociale , politike  dhe  kulturore ?  A e ben aktualisht  moralin   dhe  bashkekzistencen, filozofia  e mashtrimit ?   Autori na i ka lene  ta  gjykojme ne , sepse  jeta aktuale  eshte  e pasur me  fenomene te  ngjashme , duke u ngjitur , deri te korrupsioni  shteteror dhe sipermarrjet  e  droges  .

Letra nga  Australia  eshte  nje tregim , qe  e ka nxjerre  subjektin nga hiri  dhe  e ka ngritur ne grotesk . Eshte  thjesht  nje  leter   e  autorit me  nje  cift miq bashkeqytetare   , qe  jane  adoptuar  ne kurbet   . Letra  ka   materjal  te  nje  humori  spontan  dhe  shume te  shendetshem   , por  nuk mungojne  as konkluzionet filozofike , si psh : Grate kane  vene nen kembe , mbreter  e  perandore .

Aty  shtjellohet  nje  episod historik ,  me  Ataturkun  .   Fiqo   shume ngjarje  dhe  episode    i   ve ne  goje te  personazheve , duke  i pasuruar ndjeshem   diallogjet .  Episodet   tregojne  se  Fiqo  jo vetem  lexon  shume , por  lexon me  synime  krijuse  dhe me  shume  vemendje .  Leximi  eshte  karburanti , qe shtyn perpara  autokombajnen krijuse . Kemi te  bejme  me  nje   mesim universal , kryesisht per letraret  rishtare .

Dy shkrime perkujtimore  jane  shkruar per Petraq  Zoton  dhe  Ziko  Kapuranin . Mund  t’i  emertojme  ditirambe  vajtus . Jane  vaje  te mirfillta  shqiptare .  Ndihem  vllah ballkanas , shprehej   Ziko .  Te  hidhja  dy lopata  dheu te lara me lot . Ti ike  pa u  formuar  si njeri  dhe si artist i  fjales, shprehet  autori, per  arumenin  Ziko  Kapurani qe  e  donte  Floqin  si  vendlindje. Fati , ndonjehere  nuk te   godet , po te keput ne mes  , konkludon  vajet autori , per  dy miq  te  tij  te  dashur dhe  shkrimtare  te mirenjohur   .

Keto episode    qe na  i ka  sjelle  , Fiqo , na tinngellojne  krejt te reja , sepse   autori  ka  shkrire  brenda  tyre  ndergjegjen  e tij  humane ,  dashurine  per njerzit  te gatuar me  pervojen e  jetes fshatare  dhe  te  krijimtarise gazetareske , qe eshte  specifike , ne  vleresimin  e  njerzve  dhe te ngjarjeve ne kohe  dhe  hapesire .

Mesimi  i perbashket , nga keto tregime eshte fakti , qe dashuria  dhe humanizmi , gjejne  plasdarma , per te penetruar ne  c’do barriere , qe u paraqet konservatorizmi  i pranishem  kudo  , ku ka jete  dhe njerez.  Fiqon  do ta  quaja institutinalizim i  folklorit  dhe mencurise fshatare , te koheve tona moderne  .  Mos ngjan pak si paradoksale ?   Gjeni nje  shkrimtar tjeter te  sotem , qe  te  shkruaj me kete  fryme  folklorike te qyteteruar .  Une mendoj  se nuk ka  dhe nuk do te kete  , sepse nga  sot  e  tutje fshati  , nuk quhet  fshat folklorik , por  fshat global . Keshtu  do ta  njohin  brezat .  Fshati  dhe ideoloogjia , qe e ka  udhehequr fshatin tradicional , gjinden  gjithnje  e me rralle . Fshati folklorikk  eshte  specje ne  zhdukje virtuale .

Ne  liber  gjejme  jetshkrimet  prinderve te  autorit . Jane  dy jetshkrime te  letraririzuara te veshura me mirnjohjen hyjnore  te   femijes  ndaj prinderve . Nuk jane  thjesht  jetshkrime te formatit , qe njifet .   Jane  dy  tregime te plote , per memen   nje  faqe e  gjysem  , per  Babane   gjashte faqe libri . Po pse me faqe matet  vlera e  tregimit ? Volumi  gjithnje  eshte  permase , qe nuk mund te  anashkalohet . Si  lexus , do te   doja  te  ishin  shume me te  gjata . Nuk te lodhin . Te krijojne  gjendje  shpirterore krenarie   si  femije  dhe gjendie   sigurie  si  prind dhe  gjysh .  Femijte  jane  shefa te ndjenjave  prinderore , nenvizon  autori.Ky eshte   thelbi i  mardhenieve  familjare , por i  shprehur  artistikisht .

Nuk mund te le pa permendur dedikimet  e miqve , per  vepren  “Lis ne  shkemb “ . Lexusi  mund te  pyesi :  Mos ndoshta  kemi te  bejme  me  nje  teme  jasht konteksit ? Ne pamje te pare  , duket tamam keshtu , por Fiqo  shef me larg .

Autori  na  ben me  dije   se  identitei  profesional  dhe   letrar , eshte  percaketus ne  cilesine  e   vepres  letrare . Nuk eshte  “hallakatje  “ te rremosh  cila eshte  kariera  e  njeriut  , qe te imponohet me  mendime letrare . Shkrimtari te imponon  mendimet  e tij  dhe ti i pranon  vullnetarisht , sepse  shkrimtari eshte magjistar i  fjales .  As  ka  as do te kete  kritike  letrare , si ajo , qe kishte monizmi . Seleksionimin   e ben  lexusi ; ky kritik letrar  i pa meshirshem  dhe i perjetshem, gjithnje  racional  dhe  efektiv.

Eshte  mbyllur produktiviteti  letrar, me teme   fshatare , i plejades  qe perfaqesohet nga  Migjeni , J. Xoxa ,  S. Andoni , F. Gjata , Sh . Musarai , N. Prifti ( I  fundit  jeton ) .  Vendi i  tyre ne  se nuk eshte  fare  bosh , ka  filluar te  behet opak . Plejaden  e merituar te   shkrimtarve me tematike po  thuaj ,  krejtesisht  fshatre   e kryson  , F. Shahinllari . Kete vend  nderi ky shkrimtar  e ka perfaqesuar me te tere  vepren e tij , qe kurorzohet me  librin tregimtar “ Derte  shpirti “ , qe analizuam ne kete  shkrim modest .

Kam vrejtje , per Fiqiriun si tregimtar ?  Pa  tjeter kam dhe po  ja  cfaq , per te  gjetur  mundesi bashkepunimi , pa prekur individualitetin krijus  . Permendet   shpesh  Zoti , Fryma  e  shente , jeta  e pertejme “ ndrim jete  “ etj .  shprehje te  kesaj natyre   .  Duhet te jemi te  qarte se  letersia  nuk eshte kunder fese , por eshte laike  dhe  shkencore. Ne vend te ketyre  shprehjeve  fetare  , duhet te  buisi  qendrimi  shkencor , mbi jeten , vdekjen dhe mardheniet  njerezore . Per vleresimin  fetar te  tyre na mjafton  armata e autoriteteve fetare , qe nuk eshte  as e pakte  dhe as e pa  ditur. Gjithsesi  shkrimtari do  te plotesoi  kerkesat  e  lexusve . Pulsin e  lexusve , ai e ndjen  shume me mire  se une

Jane  disa  dialektalizma , qe shkrimtari  duhet  t’i perdori , per kolorit , me  gjithse nuk jane ne  fjalor .  Me rezultuan se nuk ishin ne fjalor  dialektalizmat  e  domosdoshe  si :  domuz , ibretjalem , xhanxhin, unxe e te  tjera te kesaj natyre , qe jane pjese  e  bisedave natyrale  popullore . Format  dialektale te   bisedes , i japin  tregimit ngjyren , qe i  mungon , ne  realitetin  letrar  .    Gjuha  e perdorur  nga   autori   Shahinllari  eshte  , e rrjedhshme  , ne  harmoni te plote   me permbajtjen e  shkrimeve .

Cdo veper letrare kohore  eshte misionere .  Vepra “Derte  shpirti “ , permbush  dy misione   . Afirmon  shkrimtarin Shahinllari , si  shkrimtar kohor . Rendit  veten  midis  veprave te shqipes se shkruar , si veper tregimtare  me  vlera te  spikatura artistike  .



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora