Kulturë
Cikël me poezi nga Luan Kalana
E shtune, 29.10.2016, 08:53 AM
Luan Kalana, SHBA
Cikel me poezi
1-CELESI MISTER I BOTES
Ah,sikur të isha me fatlumi njeri i tokës ,
të gjeja,ta kisha në duar,çelsin mister të Botës,
asnjë s'do të pyesja,vetëm Zeusin,im zot,
-ç'do bëja ?!Do ta oermbysja me llozin e Arkimedit.
Do ta kapja Boten,ta shterngoja fort për beli,
do ta shkuja nga rrenjet,do ta shkundja,
do t'ja rezoja si pemës frutat perdhe,
të therrisja të mjeret,të ngopeshin t'pangrënët !
Nuk do vrisja njeri, as dhe kafshë,
do të mbillja fidane të rinj,Paqe e vellazëri,
do t'i vija te pasurit të rëmin tokën,
t'i fusja në nen tokë,të nxirni arin e zi.
Asgjë me shumë ,pastaj do të bërtisja fort:
-Ja kështu or kanibalë,bëhet buka,
kështu vihet pasuria,me djersë e gjak,
mjaft më,me mafiozllëqe dhe hajdutrira.!!!!!
2-Tellallët "Modernë"
Me ju e kam,o qahjallarë ogurzinj,yzmeqarë,
Ju Media shërbetorë të "ustallarëve" milionerë,
që përralisni dit e nat,nëTV,Radio e Gazeta,
qe shisni gënjeshtrat për të vërteta.
Ju që mbërthyet njerësit pas ekranit,
ju që shperlani trurin e të vobegteve,
që qimen e beni tra,me doçka me kembçka,
lugatin e ngrini në qiell,i bëni "profeta".
Dau të bërtas sa të tundet mali dhe oqeani,
t'ju përlajë sunami ,me soj e sorollop,
bumerang,ju do "hani" helmin të parit,
ju që shisni sapunin per djathë,
mos gënjeni të ndershmin të votojnë,
do futeni në var,te gjithë, për së gjalli!!!!!
3-Kryqëzata e Paqes
Ne ushtarë të Kryqëzates te Emigrantëve,
për kafshatë dhe Paqe,kemi pushtuar Botën,
nuk plaçkitim,por kështjella ndërtojmë,
gjakun dhe eshtrat lemë, për të "pangopurit"!
Thesaret dhe arin e vjedhin të pasurit,
per ne s'mbeten as thërime,por lëmoshë,
kështu qenka shkruar për brezi tonë,
mos vuajnë me vonë,fëmijet tanë.
Rrugeve pa mbarim,endemi shtegëtarë,
kerkojme mallin dhe shpesën e humbur,
njeres skelet te shperfytuar kemi mbetur
të lodhur nga skamja, të dermuar nga dertet.
As ishin te parët nder shekuj emigrantet shqipatarë,
që nga Rilindasit dhe "ustallarët"letrare,Noli e Konica,
per liri ,paqe e vatanë,ngriten pjedestalin shqiptarë,
qe u hoqen zvarë,martirë...deri luftetarja Bubulina.
O gjallë a vdekur,dy rrugë janë ne jetë,
se qytezat e varezave me lule na presin,
per liri e paqe,zerin ta ngremë deri ne retë,
ushtare t'Kryqezates t'Emigranteve të mos vdesim !