Kulturë
Demir Krasniqi: Këngë për Lorenc Antonin
E premte, 28.10.2016, 06:22 PM
Demir Krasniqi
Këngë për Lorenc Antonin
( 23 Shtator 1909 – 21 Tetor 1991 )
Ulë këmbëkryq nën hije t’ ftonit –
Po i këndoj Lorenc Antonit !
Për atë djalë që e lindi Shkupi –
Kur m’ kujtohet m’ dridhet trupi !
Kur përmend emrin Lorencit –
Kujtoj emrin e talentit ,
Kompozitorit e dirigjentit ,
Etnografit e muzicientit ...
Në vitin Dyzet e Tetë ,
Pedagogu i vërtetë ,
Në Prizrenin legjendarë –
Pentagram dhe çelës i parë !
Theu kanunet shekullore –
Solli vlerat muzikore !
Nuk i druhej aspak frikës –
Hapi shkollën e muzikës !
Nga thesari popullor –
Mblodh folklorin muzikor ,
Në Kosovë , Maqedoni ,
Në Serbi e Mal të Zi ...
Gjithandej kah ka shqiptarë –
Mblodhi këngë plot një thesar !
I përmblodhi në shtatë libra –
Që kanë vlerën sa shtatë bibla !
Në program t’ Radio Prishtinës –
Redaktor përgjegjës i muzikës !
Prezantoi vlerat kombëtare –
N’ festivalet ndërkombëtare !...
Derisa të tingëlloi toni –
Nuk vdes kurrë Lorenc Antoni !
Bashkë me vlerat e folklorit –
Do t’ jetojë n’ troje t’ arbërorit !