E shtune, 27.07.2024, 02:47 AM (GMT+1)

Kulturë

Shefqet Sulmina: Kulloshter Joantike, fragment

E hene, 31.10.2016, 01:00 PM


Fragment nga romani "Kulloshter Joantike"  publikuar ne google.

Nga Shefqet Sulmina

Këta janë quajtur njerëz me bisht, - tha.  Kaluan ko,hë?, u luajtën ko,hë? me bishtin dhe bishtin... Pastaj pro,ble,mi i bishtit ngeli gjithmonë. Për disa para, për disa pas, pasi te lindte historia e njeriut me bisht në BallKan, ku ne, jemi vetja dhe mosmarrëveshja. Pra, edhe unë tha së dyti me vete, duke zgjatur dorën dhe duke rrëmbyer edhe ai faqoren me raki si dy të tjerët. Por edhe ai, preku në çadër dhe çadra bëri të njëjtën zhurmë, si me lëvizjen e dy të tjerëve. Një zhurmë të ashpër. Nxori nga xhepi çakmakun e tij të vjetër me benzinë dhe bëri dritë. Dy të tjerët ngritën kokën pa kapuça, të cilët i kishin vënë për  jastëk.

-As ju nuk po flini? -  pyeti ai dy të tjerët me faqore rakie në dorë.

Ndërsa dy të tjerët, po kërkonin kapuçat për të mbuluar kokat. Kishin tre javë që rrinin bashkë dhe nuk i kishin parë ënde se kishin a nuk kishin flokë në kokë. Kapuçat qenë bërë emblemë misterioze, si për ta dhe për njerëzit e trevave.

-Jo, - tha njëri.

-Jo, - tha edhe tjetri.

-Mund të pimë bashkë, - tha zëri i kapuçit të bardhë, më mirë se të pimë fshehur.

-Ne po pimë, - tha zëri i kapuçit të kuq, së fundi pa dashur të fshihej.

-Unë pothuaj jam tap, - tha zëri i jeshilit. Mirë ishte të kisha një gotë qumësht.

Zëri i kuq u kollit egër dhe zëri jeshil u mekë.

-Bëjnë raki të mirë, - tha zëri i bardhë, - por nuk e kuptoj dot se nga çfarë fryti është bërë.

-Mua më duket prej kumbulle, - tha zëri i kuq.

-Jo tha, - i jeshili, - mua më duket prej mani.

-Jo, - tha i kuqi, - është prej hurme.

-Unë nuk e di, - tha zëri i bardhë, por seç ka një aromë të këndshme, si erë molle a dëllinje.

-Është shumë e fortë, - tha zëri i jeshilë. Për mua është më e mirë vera. Unë verën e pi si qumësht dhe nuk dehem.

-Ty nuk ta mban ta pish, - tha zëri i kuq, duke e djegur fjala e të jeshilit me fjalën “qumësht”.

-Unë e piva, - tha i jeshili.

-E  pive, por u pive, - tha prapë i kuqi. -Vërtetë është mirë të pish qumësht, por jo nga një lloje qumështi, se të bëj që të vjellësh...

Zërat qeshen te tre dhe zëri i bardhë, u tha se ishte më mirë të dilnin dhe të pinin nën hënë. Ashtu bënë. Kapuçat i lanë brenda në çadër, pa i vënë në kokë, duke i lënë prapë për jastëk. Ishte mesnatë dhe ata dolën me faqore rakie në dorë. Hëna ishte e madhe me ca blana të zeza dhe e afërt, sikur ta zije me dorë. Ajri i freskët i malit, freskuar edhe nga mbrëmja, mbushte mushkëritë e tre burrave pa ngjyra dhe rrobe mbi kokë, duke i bërë më të bashkuar dhe më të afërt me njëri-tjetrit. Kishin rënë të flinin dhe ishin ngritur dhe po pinin jashtë në golfin e malit. Kishin filozofuar gjëra sipas kokës së tyre, që i bënin të ndryshëm dhe sipas formimit të tyre. Tani kishin dalë jashtë dhe ishte një ide më e mirë se sa të filozofonin kot së koti mbyllur nën çadër. Mbyllja në çadër nganjëherë është më e tmerrshme, se të jesh vërtet ushtar i mbrojtjes së saj. Ishin pikërisht në një mal të huaj, që thoshin se ishte i çuditshëm. Madje, thoshin se Këtu, mund të jetonte Janica, por që nuk dukej. Nuk dukej se ishte përzier me gratë dhe burrat e staneve, apo pse ishte natë dhe nata nuk i lexon dot pasaportat. Lajmi ishte pothuaj i saktë dhe kishte buruar në hotelin prej tre yjesh, atje në qytet, ku ata rrinin. Dy kuajt dhe mushkat i flinin jashtë qytetit, bashkë me kuajt e  fermës së qytetit. Me ardhjen në mal, ja kishin lënë një bariu që u kishte dhënë faqoret me raki që nuk ishte interesuar shumë të dinte për ta. Sido që të ishte, ata, secili prej tyre, ishin të  bindur se Janica nuk do të gjendej, ndërsa ata, këmbëngulës për të bërë detyrën e tyre.

-Pse nuk je martua, - pyeti zëri i bardhë me kokën tullë pa flokë, zërin e kuq.

-Nga e di ti, - tha zëri kuq me flokë të dendur e të zezë si shpellë, - që jam pa martuar. - dhe i erdhi ndërmend Rudina, vajza studente që  sillte qumësht në hotel.

-Nga që shikon hënën. Kush shikon hënën i vjen keq për një vajzë që rri e vuan pa ujë dhe burrë.

-Pse ti çfarë sheh?

-Unë shoh yjet, - tha zëri i bardhë me kokën tullë.

-Kush sheh yjet, sheh yjet, dhe nuk sheh gjëra të thjeshta në tokë që janë një mijë herë më brilant se yjet. - tha zëri i kuq.

-Po unë çfarë shoh - pyeti zëri i jeshil, duke ju drejtuar zërit të bardhë me kokën tullë.

-Ti shih pishat, - i tha zëri i kuq duke qeshur.

-Nuk duken, pishat natën, - tha i jeshili. Pishat duken në qytet dhe ditën, kur fillojnë hapat e parë të mëngjesit.

-Zëri i bardhë ndezi çakmakun. Ka edhe në mal pisha. Ka edhe qytete malor.

-Kujdes me zjarrin, - tha zëri i jeshil.

-E fika, - tha zëri i bardhë dhe vazhdoi: -Nesër do të zbresim në qytet. Ishim mirë në hotel dhe rrugët e qytetit i mësuam.

-Për çfarë? - pyeti zëri i jeshil. Qytetet nuk mësohen shpejt. Unë shpesh me qytetet ngatërrohem.

-Po këtu çfarë do të bëjmë? - tha i kuqi duke shikuar prapë hënën, dhe duke mos e pasur mendjen, ndërsa diskutonte lartë në mal për qytetet, madje as për pishat. Pastaj pisha kishte edhe në qytet.

-Këtu është freskët, ushqime kemi, mund ta kalojmë mirë jo një jave por edhe dy. Ah, pastaj do të zëmë edhe Janicën. Të gjithë thonë se gjendet këtu.

-Ty të pëlqejnë malet dhe kështjellat, - tha zëri i bardhë. -  Po këtu e shihni që nuk ka kështjella. Nuk ka kështjella dhe unë nuk e kuptoj se ku mund ta kenë mbyllur Janicën. Ky është një problem i vërtetë, se sa të gjesh një kështjellë dhe të marrësh një grua të mbyllur në të brenda. Kështu, siç bëjnë këta nuk ke ndërmend as të luftosh për ta gjetur, sepse më parë duhet ta gjesh. Ta mbushin pushkën që në fillim me karafila. Koncepti  i tyre për shoqërinë, në pikëvështrimin tim është i fortë dhe krejt i lirshëm. Shoqëria këtu ndërtohet dhe behet e madhe me celulat e saj që janë familjet, shtrirë në gjeografi dhe në kohë. Marrëdhëniet e tyre midis tyre, marrëdhëniet e tyre me gjeografinë e vendit janë energji, jetë. Në fakt, mund te ndërtosh terë planetin në një shtet, por që mund te jetë në kaos. Por, mund te ndërtosh një planet me shtyllën kurrizore qe rri drejt. E, që kjo shtyllë kurrizore të rrijë drejt, janë komplekse gjerash ne raport të drejtë me njëra-tjetrën. Mua më bëhet qejfi për shtete të mëdhenj, vetëm për arsyen e gjuhës e te mirëkuptimit, por kjo nuk ka aq rendësi, sa kane rregullat e harmonishme midis celulave të familjeve, te individit me individin ne tërësinë e saj, të madhe, apo të vogël. Pra, unë do të thosha se ne duhet të fillojmë nga e vogla e përndritur, me ligje te reja, për punën, për respektin, për luftën kundër kërkimeve të kota që bëhen pusulla reklamash, por me thelb parazitësh. Vjen vetvetiu e madhja, e pare jo ne gjeografi, por sidomos ne harmoninë e njeriut me gjeografinë. Kështu si këto fjale të thëna spontane, mund te thuhen, ose mund të kyçën gjithmonë idetë, si ato fletët e mia, të shkruara dhe të mbyllura, atje në çantë, ose në censurë. Janë të mbyllura, sepse janë të kota dhe boshe në boshtin që përdridhet bosh. Nuk të ndihmojnë në gjetjen e vërtetë, duke të futur në përdredhjen e tyre boshe, pa bosht në materie. Janica nuk është gjetje e vërtetë, sepse Janica e gjeti vetë të vërtetën, duke gjetur burrin e saj.

-Unë e gjeta, - tha kapuçi i kuq duke hedhur sytë poshtë malit ku dukej fusha dhe qyteti me drita të shumta.

-Ku? - pyeti i jeshili dhe u kollit lehtë.

-Atje, - duke treguar hënën me dorë me sytë nga qyteti dhe  fushat përreth tij.

-Edhe unë, - tha kapuçi i bardhë. Por nuk dua që të na sjellësh probleme duke i fërkuar sikur ti numëronte gishtat e duarve të tij.

-Ku? - pyeten dy zërat, i kuqi me jeshilin.

-Në bursën që kam, duke lënë fërkimin dhe numërimin e gishtave dhe tregoi me dorë nga çadra. -E kam të kyçur brenda. Dimë edhe ne të ngremë kështjella, jo vetëm këta që të mbyllin jashtë kështjellave, - tha duke bërë dorën rrotull në ajër.

Ndeji pak ashtu me dorë në rrotullim dhe shtoi:

-Ju jeni i martuar, si edhe unë? - ju drejtua me pyetje dhe konstatim ai zërit  jeshil.

-Po, - tha zëri i jeshil, duke kthyer faqoren me raki, pastaj, çoi dorën në stomak nga djegia që i bëri rakia, duke shtuar: -ishte më mirë një gotë qumësht se kjo faqore me raki.

-E mora vesh, - tha i kuqi duke përmbledhur esencën e dialogut të dy të tjerve.

-Po ti pse nuk martohesh? - pyeti prapë zëri i bardhë zërin e kuq drejt për së drejti. Apo nuk ke k. Bëri një pauzë dhe shtojë fjalën “kohë”.

Zëri jeshil qeshi.

Qeshen të tre dhe morën drejt çadrës për të provuar për së dyti të flinin atje lart në mal, ku u kishin thënë se gjendej Janica. Më gjithë se e dinin se ishin më mirë atje në rrugët e buta të qytetit, sidomos për kapuçin e kuq dhe orët e mëngjesit kur ndjente dhe e zgjonin hapat e Rudinës. Por duhej të vinin edhe këtu. Të treve këtu lart në mal u dukej se po bënin heroizëm, sepse për shumë e shumë kohë marrja e maleve ka qenë heroizëm për njerëzit. Për disa të tjerë ka mbetur ende kështu, disa për të luajtur me borën dhe disa për të luajtur me njerëzit. Duhej bërë edhe kjo gjë për kapuçat shumëngjyrësh, të paktën për të treguar për shërbimin e tyre, që nuk kishte të bënte shumë as me zgjuarsi dhe as me shërbimin sesa me ngjyrën. Cila ishte Rudina?



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora