Kulturë
Përparim Hysi: Çudira që nuk më çudisin
E merkure, 05.03.2014, 07:17 PM
Çudira që nuk më çudisin
(esse)
Nga Përparim Hysi
"Dollibashi"
i kësaj esseje, në mund ta pagëzoj kështu, është Faslli Haliti. U takuam si në
këmbë ( për të qenë i drejtërdrejtë: ai më ofroi me bujari tavolinën ku qe ulur
me të shoqen e kunatën), dhe Faslliu si Faslliu. Nuk lë rast pa mos treguar
shpirtgjerësinë e tij si njeri, së pari,
dhe, ca më tepër, si krijues disaplanesh. Faslli Haliti është edhe piktor
(profesion i i parë i tij), edhe poet (
si poet ka një staturë që pak i afrohen), edhe prozator, edhe publicist, edhe
përkthyes, edhe... po mos vallë janë pak vlerat e këtij Njeriu të madh dhe aq
të thjeshtë e njerëzor. Kur shkrova në krye se është"dollibashi" i
kësaj skice të thjeshtë, mos kujtoni se
po i jap një atribut që nuk e meriton. Kalimthi u pamë dhe, kur pa që i
refuzova ftesën aq bujare për të pirë një kafe me të, më tha: - Shiko, ke
qëlluar drejt në atë ndajshtim që i ke vënë Fatmir Terziut. Tha, kështu, dhe,
si për ta bërë sa më të qartë emërtimin tim për
Terziun, shpjegoi:- E ka quajtur "vidë pafund!"(u tregonte të
shqes dhe kunatës). Dhe ashtu është. A e pe gjithë ato shkrime që dolën
dje në anglisht tek
"fjalaelirë"?. - I pashë, por tanimë janë çudira që nuk më çudisin.
Dhe e vërteta kështu është: Fatmir Terziu të jep përshtypjen e një krijuesi që
vërtet të çuditë. Atë nuk e ndjek dot. Sikur e ndjek dikush me shkop dhe ik të
ikim. Ik të ikim, është veç një shprehja ime e varfër që nuk ia gjej dot vegën
ku ta varë. Se, sa u ndava me Fasllinë, hyra tek "Fjala elirë" dhe
"vidapafund", sakaq i
* * *
Kur flas
për "Çudira që nuk më çuditin" (këtu fut gjithë çudirat e bukura të krijuesëve që njoh), dua që me skicën time
të shkoj dhe pak më tej. Në kaleideskopin e këtyre çudirave ( se aq të shumta
janë këto çudira) dua të fut një sërë krijuesish që janë kthyer në vlera të
vërteta të letërsisë mbarë shqiptare. Unë nuk ka ditë që mos lexoj dhe,
po kështu, nuk ka ditë që mos inspirohem nga dhjetra krijues që pasurojnë
fondin e Letrave Shqip. Ajo që më shtyti për këtë skicë është dhe diçka tjetër:
shoh një rinim në fushën e letrave, sidomos, nga mosha e tretë. Kjo moshë ( vet
jam i kësaj moshe) po e bën ferk. Kur shoh Profesor Vangjush Zikon (nga më të
moshuarit) që shkruan si djalosh, më bëhet zëmra mal. Profesor Vangjushi ka mbi
5 dekada që shkruan dhe, sikur dikush mos e njoh nga afër, po të gjykojë nga ç'shkruan, me siguri
do të thotë që ky është një riosh. Dhe
mos kujtoni se
* * *
Kur zbret nga Kanadja në Amerikë, hasë në një tufë krijuesish që nuk di kë të lakosh më parë. Dalan Luzaj,Agim Bacelli, Kostaq Duka,Eshref Ymeri, Thani Naqo, Laun Kalana,Pandeli Simsia,Shpëtim Kastrati, Fation Mehmeti,Fiqri Shahinllari, Fuat Memeli e plot e plot të tjerë. Padyshim, s'ke si mos befasohesh nga Raimonda Moisiu, Ilriana Sulkuqi, Kozeta Zylo,Julia Gjika, Eleonora Gjoka, Rozi Theohari, Albana Mylyshi, Elisabeta Kondi etë tjera. Në grupi e krijuesve,s'kam se si mo lakoj emrin e Meri Lalajt:kjo është disaplanesh: prozë,poezi,përkthime dhe,sidomos, me monogrfitë me vlera të pakompensueshme.
Por ajo që dua të vë në dukje, në këtë vërshim të moshës së tretë, po bëjnë bum në fushën e letërsisë artistike, njerëz që para viteve ' 90 të, nuk kanë shkruar apo botuar as edhe një shkrim. Kjo gjë ka ndodhur për arsye subjektive. Tani ata kanë pse hyjnë në atë që unë e quaj "kaleidoskopi im". Kur flas për të tillë (të më falin në nuk qëndroj tek të tjerë), nuk kam se si mos veçoj dy nga më përfaqësuesit: Luan Çipin dhe Petraq Pali. Luan Çipi që sapo plotëson tetëdhjetë vjeç, jo vetëm e ka filluar vonë të shkruarit (pra, ka hyrë në këtë valle vonë), po ka botuar disa libra në prozë e poezi dhe, pothuaj, si një riosh, nuk ka javë qoft dhe ditë,që mos botoj diçka. Ka një lehtësi në krijmin e vargjeve, sa të duket se më lehtë e ka të shprehet me vargje,se sa të flasë. Bum me shkrime, në prozë e poezi ( edhe ky nuk ka botuar asgjë pra viteve '90-të),ka dhe 70- vjeçari Petraq Pali. Në prozë lëvron si tregimin, novelën,por dhe romanin. E veçanta e këtij është se trajton tema të tilla me agjentë e spiuna,sa e meriton atë emër që i kam vënë: Zhorzh Simenoni i letërsisë shqipe.
* * *
Nuk mund të
rri pa përmëndur dhe dy shkrimtarë të moshuar me të ciltë rri pothuaj përditë:
Irfan Bregun dhe Duro Mustafai. I njoh mirë se jo vetëm kanë shkruar dhe botuar
(sado që kanë nga tetë dekada), por di
që po u hanë duarët për të nxjerë qoft dhe dy libra këtë vit. Duarët u
hanë, po xhepat s'kanë. Koloneli në lirim, një "ujk i vjetër deti",
mbi tetëdhjetë vjeç,Fatosh Voshtina,autor i disa librave ku evokon gjithë
"maratonën" e bazës detare në Vlorë dhe marinës shqiptare. Gudar Toto
(edhe ky vetran) sado që me profesion është ingjinier minierash,është autor i
dy librave voluminozë me proverba.