E shtune, 27.04.2024, 06:34 PM (GMT+1)

Kulturë

Hasan & Lajde Blakaj: Biri im

E diele, 02.03.2014, 06:58 PM


Hasan dhe Lajde Blakaj

 

Biri im

 

Si s´pushove pakëz

Si s´të mori gjumi

në djep duke t´përkundur

në djepin prej druri

 

Në djepin më mbulojës

Në djepin me kaptell

Më shqiponjë të koka

Rrethin më kordel

 

Ti këndova ninullat

Këngët e fëmijërisë

Ti mu bëfsh më i miri

Mbret i Shqipërisë

 

Ta këndova pushkën

Rrethin më gjerdan

Sikur Qerqiz Topulli

T´bëhesh kapedan

 

Prapë s´te merrte gjumi

Rrije si në kllapi

Sytë i mbaje të mbyllur

Por gjumë s´kishe në sy

 

Mami më thirre ëmbël

M´liro këto duar pak

Më ke shtrënguar shumë

Në këtë dreq lilak

 

Ti lirova duart

Faqet ti përkëdhela

Ti largova nga balli

Flokët kaçurrela

 

Kaçurrela të bardhë

Kaçurrela ari

Trashëgim nga Ilirët

Qe i ka veç Shqiptari

 

Të hoqa nga djepi

Të mori i yti at

Të ngriti lartë në duar

Më atë t´lartin shtat

 

Fluturoje nga gëzimi

Më gaz e ndjesi

Kështu një pushkë ju shtua

T´shtrenjtës Shqipëri

 

U rrite si fieri

I gjatë goxha djalë

S´kishte pse t´ndryshonte

I pastri gjen shqiptar

 

Mos harro shpirti mamit

Mos harro i yni djalë

Kudo që do vësh

Je vetëm shqiptar

 

Këto fjalë që ti themi

Ti themi me admirim

Si nëna për djalë

Ty or biri im.



(Vota: 32 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora