E marte, 06.05.2025, 07:07 AM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Mikpritja dikur dhe sot

E shtune, 01.03.2014, 07:03 PM


Demir KRASNIQI:

 

MIKPRITJA DIKUR DHE SOT

 

Kur të rinjtë nderonin t’ vjetrin –

Shkonim rrinim me njëri – tjetrin !

Edhe pse kishte varfëri –

N’ shpirtrat tanë kishte kënaqësi !

 

N’ derë t’ oborrit  t’ prisnin me çehre –

Hajde mik ,  mirë se na erdhe !

Pritej miku sipas rendit

Dhe nderohej me krye t’ vendit !

 

Nderim, fjalë e muhabet –

Qysh na e lanë t’ parët adet !

Luteshin pleq e luteshin t’ rinj –

Sa ma shumë miku të rrijë !

 

Fjala e t’ vjetrit respektohej –

Me kureshtje gjithmonë dëgjohej !

Pa e mbarua fjalën më i vjetri –

Nuk ndërhynte në bisedë tjetri !

 

S’ kishin t’ sosur muhabetet –

Njëri – tjetrit tu i qa dertet !

Hem mikpritës, hem solidarë ,

Ishim t’ gjithë humanitarë !...

 

Prej se erdhën myzevirët –

S’ po i do kush ma mysafirët !

N’ derë t’ oborrit dalin fëmija –

Thonë :”Nuk është baba tu shpija !”

 

Sot me i shkua dikujt në derë –

Para sysh i bëhesh therë  !

I shtinë gishtat n’ gojë me vjellë –

Nuk dalin as me t’ përcjellë !

 

Ua lexon urrejtjen  n’ ballë 

Çka ka lypë ky dreq me ardhë  ?!

Pse s’ trusë  bishtin me ndejë n’ shpi t’ vet ,

Por vjen këtu na shtien n’ zahmet ?!

 

Zonja  e shtëpisë bien n’ kiamet –

Me shumë mund kafen ta qet !

Me lypë izën , mezi ç’ presin –

Veç sa këpucët vet s’ ti qesin !

 

Bëjnë poterë, çdo gjë përplasin ,

Tanë me ‘i herë nisin e flasin !

Askush kënd nuk e dëgjon ,

Televizorin n’ kupë t’ qiellit  e lëshon !

 

Dikush hyn në internet –

M’ falni – thotë – dikush po m’ thërret ,

Me dalë bashkë me pi një kafe ,

Kam me te nja dy – tri llafe !...

 

Muhabetin e bëjnë përshesh –

I madh e i vogël – telefon n’ vesh !

Bëhet shpija hallakamë –

N’ tana anët zhurmë e piskamë !...

 

Nuk nderon i riu të vjetrin ,

Nuk e njohin njëri – tjetrin !

Nuk i njohin farë e fis ,

S’ njohin dajë , as s’ njohin miq !

 

Kështu n’ mes veti po largohen ,

Në mes veti  po harrohen   !

Nëse kështu vazhdon adeti 

Do t’ martohen  në mes veti !...

 

Gjilan, më 22.02.2014.



(Vota: 2 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx