E hene, 29.04.2024, 05:18 AM (GMT+1)

Kulturë

Sadulla Daja: Të zgjohet i vdekuri nga varri!

E marte, 25.02.2014, 08:11 PM


Sadulla Zendeli Daja

(Poezi satirike) 

TË ZGJOHET I VDEKURI NGA VARRI!

 

Shqiponja mbi Sharrin e përjetshëm

Lumenjtë e Peklishtës

Vërtokut dhe Palishtit

Lumit nga fshati i trimit

Xhemë Hasa Gostivarit

Fusha e Pollogut

Dhe Vardari i pashtershëm

Ju presin ta nderojnë

Gjergjin tonë të pavdekshëm

 

Monumenti i shpirtit tim

Eshtë Sërmnova

Dhe Çabrati e Drenica,

Kruja Shqipëria e Kosova

Shkupi Gostivari e Tetova

Dhe Trojet tona…

 

Me shpirtin e florinjtë

Të Asdrenit nga Drenova

Me poezitë e Çajupit:

Mëmëdheu e Baba Tomori

Me porosin’e Vaso Pash’Shkodranit:

Feja e shqiptarit është shqiptaria.

Sepse kam lindur shqiptar

Me një zemër të zjarrtë

Dhe dua të vdes me plisin

E bardhë në ballë

Që të përkujton dritën

E një atdheu të artë

Nuk kemi nevojë për terlikun e bardhë

Që e sjellin nga Qabeja haxhilerët zullumqarë

 

E di se kam mirësinë e Imamit efendi

Pasi e fusin të ndjerrin në varrin e zi

I ndjerri pret thirrjen e Hoxhë efendisë

Xhemati tërhiqet nga varri i të ndjerit

Dhe i afrohet varrit duke e thirur

Të vdekurin në emrin e mbiemrin e tij:

Ooo Zabit Kalaja! Binti Hava! Binti Hava!

(Zgjohu o insan, ke ndërruar jetë je në varr!)

 

I vdekuri zgjohet nga thirrja e „bekuar“

Binti Hava, Binti Hava!

I gjori i vdekur dëgjon zërin e imamit

I kujtohet se ka ndërruar jetë i shkreti

E prek me dorë trup e kokë dheun e varrit

Atëherë i gjori mysliman

Vdes përsëdyti shqiptari me iman

 

Zoti është mbi gjithësinë fenë dhe njerëzinë

Nuk është shkruar as në Bibël as në Kuranë

Por Sherjati e ka shkruar dhe e ka thënë:

T´i bësh gjithë të zezat femrës a mashkullit

Prindërit, mikut shokut a vëllait tënd,

E lajnë, shpërlajnë e rruajnë e pastrojnë

Mos i mbetet asnjë qime e parruar

Mos ma keq para njerëzve e marrojnë

Mbështjelle me qefin të bardhë

Ditën e parë gjarpërinjtë e hanë

Jetës tjetër i takonë

Vigjëreshat hyrijet do të ndihmojnë

Duke u falur e duke u lutur

Vigjëreshat e hyrjetet do t‘i takojnë

 

Vajmedet në cilin shekull jetojmë

Ne të shkretët shqiptarë myslimanë

Ecim rrugëve pa shteg o insan

Kur nuk do ta gjejmë shtegun tonë

Të dalim të lirë e të ditur matanë

Qofshi të bekuar o myslimanë

Deri kurrë do ta dëgjojmë

Fenë dhe hoxhën me din e iman

E prifti dhe hoxha

Zgjasin duartë lypsarë

Një metelik me u  dhënë

Na tregojnë fjalë të kota

Këta armiq - dushmanë

Feja dhe hoxha të mjerë na lënë

Duke qarë dhe vajtuar për fe e vatanë

 

Unë nuk jam ateist, por

Deri kurrë do ta dëgjojmë

Hoxhë efendiun me kompani

Kjo është një marri

Na lanë në shekullin të vonuar

Shpirtë e jetë kemi sakrifikuar

Të paditur e të mjeruar

Nga ky presion dukemi

Njerëz si të egërsuar

Për din e iman e fenë myslimane

Pa drojë e hedhin një bombë

Të vrasin krishterë a myslimanë

Myslimanët në xhehnet argëtojnë

Të krishterët në xhehnem të shkojnë

 

Njëri-tjetrin nuk e adhurojnë

Vallë qoftë mysliman a i krishterë

Kastile do t´i bëjnë sherr

Si do të na adhurojë Perëndia mbarë

Që ne po bëhemi zullumqarë

Vetëm se ty i je i fes krishterë

E unë jamë i fesë myslimane

Edhe Krishtin e Muhamedin dhe Budën

Perëndia i ka dhënë…

O njerëzi të gjithë jemi një

 

Zgjohuri o vëllezër dhe motra

Kështu nuk shkonë...

Hyp në taksi drejtuesi myslimanë

Taksi tjetër drejtuesi i krishterë

E taksisti i tretë është shejtan

Do të mashtrojnë

Matrapazët e kohës sonë

Që të fitojnë një metelik më shumë

O njeri të gjithë jemi një...

 

Në qoftë se beson në Bibël a Kuranë

Gjithë njerëzia kanë një baba e një nënë

Uluni bashkë dhe kuvendoni

Se kjo botë askujt nuk i takonë

Ti je mik në këtë botë që e shkatërron

Atëherë jeto në harmoni dhe bashkësi

Je njeri që të bëri kjo gjithësi

Apo të bëri e medhja Perëndi

 

Turp do të ishte të them se jamë fetar

E shohë jetën ndryshe o babaxhan

Vret e pret, masakron njerëzinë

Fetar i madh a zullumqar i betuar

Krishter me gjak Krishti

Të vretë të pretë pa ju trembur syri

Ti nuk beson Zot e fe dhe kishë e teqe as xhami

Të nesrmen hyr në kishë teqe apo xhami

Të t´i  falë Zoti  mëkatet

Për vrasjen dhe masakrimin e njerëzisë

Duke dhënë para për hoxhallarët

Dhe priftërinjtë t´i luten Perëndisë për ty

 

E dashur njerëzi, urdhëroni një dëshmi

Në Bosnjë i vranë për një natë 7000 vetë

Të nersërmen hynë në kishë

Të Beligradit të zi

T’i luten Zotit me ndihmën e priftërinjëve faqezi

Për njerëzit e pafajshën që i grirnë

Kërkojnë mëshirën e Zotit psikopatët e marrë

Që i helmuan fëmijët shqiptarë...

 

Medet... Vajmedet ky shekull kaq i vrazhdë

Shih atomin e zhvilluar anë e mbanë

Paraprak i hapin varret e njerëzimit

Të shekullit tanë të mjerimit

Shih Kosovën e lënduar të dhunuar të vrarë

Të zhdukur, të djegur e të masakruar

Shihne Bosnjën e lënduar

Të vrarë të  djegur të zhdukur

Të dhunuar e masakruar

Me Sarajevën e cunguar

 

E tani u japim dorën e pajtimit

E ata na japin dorën e mashtrimit

Zoti e ruajt Thaçin e luftës së UÇK-së

Dje na lajmëroi O shqiptarë kudo që jeni

Ushtria e Kosovës do ta mbrojë vendin

Gjenerali Agim Çeku e dëshmoi:

Koha ka ardhë që Kosova të ketë ushtri

Të mbrohet nga okupatori faqezi

Gjithë populli të bëhet rojtar për vendin e tij

Me ushtrinë e bekuar të Kosovës

Ta ruajmë vendin nga armiqtë dhe tradhëtarët

Kosova do të jetë e bashkuar me aleatët

Armiku gjakatarë gjithmonë ka qenë

Vrasës i këtij populli paqëdashës

 

O Vëllezër po të jemi një

Shqipëria Kosova dhe trojet tona

Do të ndihmojmë për qenien tonë

Dhe qenien e gjithë atyre që jetonjën me ne

Qofshin gjithë të mallkuar

Ata që popullin e armiqësojnë

Dhe kombin e shkatërrojnë

 

Çfar gabimesh ka bërë

Kryetari i parë Sali Berisha

Çfar gabimi bëri pse na e bëri

Rrugën e Kombit Shqipëri Kosovë

Herën e parë pas robërisë shekullore

Të Romakëve, Turqve e Sllavëve

Shqipëria bëri Rrugën e Kombit

E lidhi shtetin amë me Kosovën

 

Kryetarit të Shqipërisë

Ju gritë përmendorja

Në Shqipëri dhe Kosovë

Jemi një gjak o motra e vëllezër

Bisedojmë një gjuhë të shenjtë

Që e trashëguam nga të parët tanë

Me sakrifica gjuhën tonë nga okupatorët

Kemi një traditë me vyrtyte të larta njerëzore

Partitë shqiptare s´bashku duhet të punojnë

Për të mirën e popullit tonë

Patjetër bashkëpunimi pushtet e opozitë

Ta forcojmë shtetin në Shqipëri e n’Kosovë

Bashkëpunim i domosdoshëm

Ta forcojmë vendin tonë të shenjtë

Shqipëri dhe Kosovë

 

Ata parti që s´bashkëpunojnë

Janë të etur mjeranët për pushtet

E kanë ndarë popullin në klane

Vetëm ta mundin njëri-tjetrin

Për fitime e marina ndaj popullit vet

A populli i vobegtë duartroket

Duke menduar se partia e dytë

Do t´u jap një kafshat bukë më shumë

 

Dua të qëndis edhe dy vargje

Populli është i pafajshëm

Partitë popullin e egërsojnë

Demokracia qenka e „kotë“

Për parlamentarë që e keqpërdorin

Këta partiakë meritojnë

Të kenë ligje të ashpra

Se janë mjeranë e faqezi, vajmadet

Që punojnë vetëm xhepin e vet

 

Shih partitë në Kosovë

Shtyhen me njëri-tjetrin

Vetëm të zënë një vend

Në Parlament ose të gjejnë

Rrugën e korrupcionin e ryshfetin

Vetëm për fitimet vetjake të mjerët

Ashtu dhe në Shqipëri

E njëjta komedi

A nuk e shohin mjeranët

Se horizontin e kanë të cunguar

 

Kosova as Shqipëria nuk janë të zhvilluara

Klanet janë grupacione interesi

Grupacioni më i shumtuar

Del nga burgu për korrupcion

Formon parti re

Kundër vëllaut tënd

Përçan dhe sundon

Del nga burgu si gjeneral i UÇK-së

Pa e zgjodhi populli këtë veteran

Deklaron se do të bëhet kryetar

Më ngadalë o mjeranë

Populli shqiptarë janë tamam

Me ty luftuan o gjeneral

Mos u ngut se do ta humbish nderin

 

Para popullit tënd

Ku i ke ata këshilltarë

Që të heqin pas tyre si zagarë

Këtë filozofi këshilltarët tua që kanë

E ndajnë popullin ashtu si e ndanin

Okupatorët e mëhershëm në truallin tonë

Nuk e di a ka vend të qajë

Edhe për Maqedoninë shqiptare

Partitë me popullin tonë

Liridashës bëjnë hajgare

Marri si veprojnë në këtë shekull

Të ndarë shajnë e hidhërohen

Me njëri-tjerin për të hyrë

Dhe të previligjohen për fron

Në Parlamentin Maqedon

 

Një shoqëri në këtë shekull

Me klane që janë të hapur

Në Kosovë dhe në Shqipëri

Mos folim për Maqedoni

Aty është ”vdekja”e hershme

Sa gjatë do të ecë do ta shohim

Duke e futur popullin

Në luftë të egër si më parë

Partitë politike i kanë bërë

Shqiptarët pikë e pesë

Vëllezërit tanë në Iliridën tonë

I kanë lënë n’mjerim e pa shpresë

 

21 shkurt 2014, ora 16:45



(Vota: 9 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora