E marte, 14.05.2024, 03:48 AM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Mikpritja shqiptare

E diele, 23.02.2014, 06:32 PM


Demir KRASNIQI

 

MIKPRITJA SHQIPTARE

 

Po flas pa lajthitje –

Në gjithë  botën  mbarë ,

Askush  s’ ka mikpritje ,

Si   populli shqiptarë !

 

Shqiptarët kanë traditën  ,

E kanë  varfërinë ,

Por e kanë  mikpritjen

Edhe  bujarinë !

 

Shqiptari n’ këto troje –

N’ derë peng nuk të len !

Por ,  të pret me ngrohje –

Hajde ,  mirë se vjen !

 

Shqiptari këmbëzbathur –

Kurrë nuk të përzënë !

Por , të pret ballëhapur –

Hajde, mirë se vjen !

 

S’e zen ngushtë shqiptarin

Dhe n’ kasolle  me kashtë –

Mikun dhe udhëtarin ,

Kurrë nuk e len jashtë !

 

Mikun e shtien brenda –

Dy herë e merr ngryk !

Muhabet nga zemra –

Me bukë e me krip !

 

Ia qet një cigare

Dhe i nisin llafet ...

Pa humbur kohë fare ,

Menjëherë vijnë kafet !

 

Pastaj shtrohet sofra ,

Si e kem adet –

Gjithë çka ka të mira ,

Në sofër ia qet !

 

Zakone të vjetra –

Si e kem traditë !

Mikun ia do zemra –

S’e len me u mërzitë !

Dhe kur  do të del ,

Miku prej konakut –

Zoti i shtëpisë e përcjell

Deri n’ krye t’ sokakut !

 

“Të qoftë rruga e mbarë ,

Eja t’ rrimë apet !

Me na e bë hallall ,

Se  ke hekë   zahmet !”

 

N’ botën qytetare

Nuk ka popuj tjerë ,

Që t’  thonë në çdo ndarje –

Doku rrimë ndo ‘i herë !

 

Gjilan, më 21.02.2014



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora