E enjte, 01.05.2025, 06:55 PM (GMT+1)

Kulturë

Pilo Zyba: Nënë sot ti rrëmbe drunë

E enjte, 20.02.2014, 08:25 PM


Pjese nga libri satirë “Krimbat e Kombit” që pergatitet të dali së shpejti nga shtypi...

PILO ZYBA

NËNË SOT TI RRËMBE DRUNË

-satirë -

 

Nënë moj që nëpër vite,

Ëmrin tënd në qiell ngrite...

Prej Pejanit,Teutës,Ilirit,

Që nën thirrjet e vetë bririt,

Ngrihej Kombi në beteja,

Pa pyetur çfar ishte feja,

Por veç kombi një i vetëm,

Po tani, pse e kthyem fletën?

 

Të kishte zili vetë bota,

Hijeshi nga këmbët, te koka,

Të lehnin nga pas me fjalë,

Ende drita e ditës pa dalë,

Të ngulnin thika nëpër brinjë,

Që të të rrëmbenin historinë...

 

Të kërkonin nder edhe troje,

Si letrat në një tryezë loje,

Donin Vjosën atë lumë gjaku,

Nuk të shqiteshin nga pragu...

Fushë-Kosovën drithë e dritë,

Ku janë të shkruara lashtësitë...

 

Nuk mjaftuan Serbë dhe Grekë,

Që me thika, shpatë e dyfekë,

I përzure me aq sa munde,

Por betejën prapë e humbe,

Sepse në shekuj dhe në mote,

Të tradhëtojë pjella jote...

 

U gëzuam se vdiq Enveri,

Nuk e dinim që pas tij terri,

Do ta ndiqte jetën tënde,

Në të Demokrcisë garëndje...

 

Vdekja e një Diktatori,

Të ligat me vete nuk i mori,

Sepse la pas pjellën e djallit,

Që zbret egërsirë prej malit,

Dhe tu derdh në trup e kokë,

Të grisi nderit, të vodhi tokë,

Dhe i bëri shterpë hendekut,

Një pjesë det ja fali Grekut...

 

Shikojë,nënë, këta sot janë,

Që tradhëtarë ëmrin e kanë,

Janë këta që Skëndërbenë,

Ku rrënjët e historisë flenë,

E bëjnë Serb me babë e nënë,

Dhe të ve për jetë të lënë...

 

Kur Sala rri sipër gomarit,

Edi si gjel në majë të trarit,

Nis këndon, se lë në punë,

I hedh ferra dhe furtunë...

I derdh kokës kovë e ujë,

Nga fjalët e tij me bujë...

Jo për Kombin, por për vete,

Kërkon male e kërkon dete,

Kërkon karrike dhe famë,

Për to shet nënën,babanë!

 

Dhe tani rrotullohet fleta,

Se keshtu është vetë jeta,

Edi i hipur përmi gomar,

Pa kapistër dhe pa litar,

Rri bërtet sa tundet dheu:

“nga koha që Skëndërbeu,

Bëri vëndin tonë një shtet,

Gomari vakant për mua mbet,

Veten, i shkreti, e quan mbret...

 

Sali Berisha me një kamxhik,

I bie nga mbrapa, i thotë: Ik!

Sepse karriken që vetë e humbi,

I duket më i rëndë se plumbi.

Mendon që lugina,male e lisa,

Ja la trashëgim i jati Berisha...

 

Kush qëndron i hipur mbi kalë,

Shtërgon fre e shtërngon shalë,

Kombi të dalë ku të dalë...

Njeri bie dhe tjetri ngrihet,

Si kurva që lahet dhe krihet,

Të shkojë pa brekë në trup,

Më tej të them më vjen turp...

 

***

 

Sheshi në mesin e Tiranës,

U bë si bordello e mëhallës,

Kush don e kërkon pushtet,

Del bërtet,popullin therret...

Të përmbysi si sëmundje gripi,

Atë që në pushtet sa hipi...

 

Dhe kështu,moj nëna ime,

Po ngjet me ty nëpër fjalime,

Njëri hipën, tjetri poshtë bie,

Ty në hidhërime të shpie...

Të rjep në rroba e në trup,

Pa pasur frikë,pa pasur turp,

Por më keq të ndodh, e dashur,

Lëkurën tënde të argasur,

E bëjnë daulle nëpër fjalime,

Mjerë unë për ty,moj nëna ime...

 

Ta morën krejt nderin zagarët,

S’mbajtën trashëgim nga të parët,

As besë, as dashuri të uruar,

Për jetë,nënë, qofshin mallkuar...

Si të shtrydhën trupin, gjinë,

Si të vodhën pasurinë,

Tani dhe shpirtin ta ndyejnë,

Sa herë me fjale të shkerdhejnë...

E keqja është, nuk dinë të ndalen,

Nuk ka për ta, kishë që të falen,

Kishe dhe xhami vetëm fitimi,

Për ta xhepi plot,për ty ç’nderimi...

 

***

 

Çoju, nënë, ti nuk je vetëm,

Hidh vështrimin,shiko jetën,

Ti nuk linde vetëm Salinë,

Që në shpirt ka tradhëtinë,

Dhe as Eduardin e të tjerë,

Që çdo ditë të marrin nderë.

Ti ke djem por ke dhe çika,

Që nuk dinë çfar është frika...

 

Jep ndër djemtë e tu litarët,

Që ti bëjnë zap gomarët,

Që për jetë fyen të parët...

Ca ti lidhin, ca ti rrahin,

Pash më pash trupin t’u matin,

Llogari para teje të japin...

Mjaft pranove,nënë e mirë,

Këta dreqër me shumë brirë,

Që tu vësh emra është vështirë...

 

Tradhëtarë, për ta është pak,

Vëndin e mbushën me gjak,

Çdo lloj dënimi e kanë hak...

 

Vëru fre, të lutem, nënëëëëë,

Që drita jote si një hënë,

Që vjen që prej lashtësia,

Ku ka folenë vetë dituria,

Të vësh në vënd nderin,lavdinë,

Që të kanë tretur në greminë...

 

Eja...nënë, çoju të lutem,

Nuk shikon, unë sot po ngutem,

Po i lamë këta dhe pak,

Kombi prapë do derdhi gjak...

 

Shpejt në vathë të gjithë ti mbedhim,

Ti shtërngojmë,por dhe ti tredhim,

Të pushojnë, ah, me det,

Shpejt, nënë, ti bëjmë synet...

Jo nga hallatet, nënë e mirë,

Por nga gjuha e pështirë...

Tu presim gjuhën e gjatë,

Që e kanë kthyer në lopatë,

E hedhin mbi ty baltë e dhe,

Pa të drejtë, një çast pa pre...

 

Rrëmbe drunë dhe suferinë,

Harram sot, ti, tu bësh gjinë,

Ndryshe e humbëm Shqiperinë...



(Vota: 2 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx