Kulturë
Përparim Hysi: Pesë yje nga ne u shkëputën
E enjte, 20.02.2014, 07:07 PM
Pesë yje të artë nga ne u
shkëputën
(këngë elegjiake)
Nga Përparim Hysi
Pesë yje të artë nga ne u shkëputën
Në doni t'i gjeni? Në Parajsë u futën
Një dhe nga një ( i zgjodh Zoti vet)
Së pari, Laveri me gjithë klarinetë.
Laveri klarinetës i ra si Marsias
Pa e mori Zoti drejt e në Parajsë!
Në gjurmë të Laverit,shkoi dhe Ibrahimi
Për ne si violinist qe vet Paganini.
Herë luante solo, herë dhe dirigjent
Një pjesë nga Moxarti, një"stinë nga Vivaldi
Shokun nuk ia gjeje nëpër çdo koncert
As si pedagog,(thonë të tijtë studentë)
Sa qe zëmërmadh,aq qe dhe paqësor
Ma gjeni një tjetër,të qe kaq njerëzor?
Qe vërtet i madh, me këmbë përmbi tokë
Sa lezet
i
Pijetar i bukur si Omar Khajami
Parajsa, hallall! O Ibrahim Madhi!
* * *
Shkurti krejt i butë sikur s'bie erë dimër
Por ja që nga Zvicrra mbrriti lajmi hidhur
Vdiq Vaçe Zela alias Vaçe Kënga
Zëri prej bilbili si ilaç për zëmra.
Më qe Mbretëreshë dhe vdiq si e tillë
T'i dëgjoje zërin, dimri kthehej -prill!
Në këngë vinte shpirtin dhe kumbonte skena
Si të qe qiellore, zbriste nga legjenda.
Eh, moj Vaçe Zela! Sa gjurma ke lënë!
Sado do shkojnë breza, vëndin dot s'ta zënë.
U rrite mes këngësh, o moj Bukuroshe!
Ti në mes këngëtarëve, brezash- e pashoqe!
* * *
Nuk është mirë që dimri të bëj si behari
Se në gojë të popullit, thonë që vjen katari!!!
Besoni,s'besoni: ia behu dhe katari
Në një aksident, vdiq Taip Madani!
Vdiq Taip Madani! Eh, deli valltar!
Ai që Osman Takën e solli të gjallë.
E solli të gjallë si para Sulltanit
Pa gjeni të gjajshmin e Taip Madanit!
M'u mblidhni, o çame! Me kuje t'ma qani
Se nuk lind Çamëria valltar si Madani
Eh, valltar i bukur! Ç'qe ky kob, vallë?
Të kemi në valle; brez pas brezi-gjallë.
* * *
Thashë se do ta sosja, tek po mbyllej vargu
Mbrriti lajmi i kobshëm:- Vdiq Skënder Sallaku!
Sa zë të shkruaj për të ( për pak, do të qesh?!!!)
Sa shihnim Skënderin (buza vesh më vesh)
Qe artist shumëplanesh si dhunti nga Zoti
Njësoj për të skena,aq kollaj dhe sporti
Mjeshtër qe në skenë, dhe në sport mjeshtër
Unë s'di që këto dhunti t'i ket patur tjetër.
Në kujtesën tonë: mjeshtër i humorit
Edhe luante hapur (s'frikej prej terrorit)
Ish njeri me zëmër dhe kishte kurajë
Ndodhte dhe kupolën e bënte me faj!
E bënte me faj (gjasme qesh e ngjesh)
Por daullet i tundte për kë kishte veshë?
Aq bukur luante ( në hundë të terrorit)
Sa zinte "kupola" dhe qeshte prej zorit.
Tash ata, mjerisht, një nga një ikën
Helmi është i rëndë. Zëmrat na i pikën.
Pesë yje të artë ( vallë, a nuk u bënë shumë?)
Lamtumirë, të bukur! Mua më zë me shkumë.