Kulturë
Xhevahir Cirongu: Livadhi në mal
E diele, 16.02.2014, 07:21 PM
Xhevahir Cirongu
Livadhi në mal
Tregim për fëmijë
PJESA E I-rë
Kali dhe Lepuri ishin dy shokë të pa ndarë. Kudo që shkonin i bënin shoqëri njëri- tjetërit. Ata ishin qef pa prishur. Kur i shikonin kafshët e tjera, për shoqërinë e tyre bëheshin shumë ziliqare.
“More – thoshin me veten, si su ndanë njëherë këta. Në punë bashkë, në rrugë po ashtu. Edhe në kollotë po së bashku.”
- E po, mirë bëjnë, thoshin ata që u
donin të mirën. Se i thonë një fjale, kush ndahet nga shokët e ha ujku.
Këtë e dinin dhe dy shokët.
Kudo do ti gjeje bashkë. Ata ishin një trup i vetëm. Bisht si bënin punës. Punonin shumë, të zotin e shtëpisë nuk e bezdisnin asnjëherë. Bënin punë nga me të ndryshmet. Jo vetëm kaq.
Të zotit të shtëpisë, nuk ju qenë ankuar as njëherë për punët e shumta që bënin. Por, edhe ai, i trajtonte mirë të dy kafshët punëtore.
PJESA E II-të
Një ditë i zoti i shtëpisë, Kalit dhe Lepurit i dha një punë të veshtirë. Ishte kohë vjeshte.E, çdo ditë shirat shtoheshin e bëheshin më të dendura.
- Dëgjoni – u tha i zoti i shtëpisë!
Unë do të shkoj me bagëti në pyll. Atë pakë zaire që kemi, duhet ta kursejmë. Dimri është i gjatë. Ai, ende nuk ka filluar.
Të dy shokët e dëgjonin me vëmendje të zotin e shtëpisë.
Ishin të lodhur nga punët e ditës. Prisnin se ç’punë i priste për të nesërmen. Dhe vazhdoi bisedën:
- Ju do të shkoni për të bluar në mulli. Vetëm pak miell kemi në shtëpi. Sa për dy ditë bukë. E di, që rruga është e gjatë. Si mendoni : A mund ta lëmë shtëpinë pa bukë…!?
- Kurrë s’ka për t’u ndodhur kjo poteri…! Ne jemi të gatshëm të bëjmë çdo punë.
- Do të ishte turp sikur miku të trokas në derë, e të mos i japësh bukë….?!
PJESA E
Tek-tuk , kishte ndonjë re që sillej rrotull në qiell. Këndezi e kishte lënë këngën e mëngjesit që po afronte.
Kalit i kishte dalë gjumi më herët se ditët e tjera. Merakun e kishte se si do ta kalonin lumin për në mulli. Por, gjumin ja prishi kënga e këndezit sqepverdhë.
Nga shiu qe bërë rjepacuk, nga që kishte bredhur gjithë ditën .
Kjo e kishte hutuar më shumë, sa që harroi edhe qymezin. Ndaj, atë natë gjumin e beri në trarin e haurit së bashku me kalin dhe lepurin. Kali, rrotulloi sytë dhe pa në garazhd lepurin që ishte shtrirë sa gjërë e gjatë. Edhe ai ishte zgjuar.
Nuk fliste, sepse kujtoi se kali ishte në gjumë.
-ki –ki-ki kiiiiii ………….. u degjua përsëri kënga e këndezit.
Yjet po rralloheshin.
PJESA E IV-të
Kur ra
dita, morën thasët me grurë, e u nisën për në mulli. Kaluan bregun e u varën
poshtë rrugës, që të çonte drejt luginës.
Rruga ishte me baltë. Shiu kishte rënë pa pushuar një javë. Ishin të papërtuar në punë. Kjo i bënte të mos e ndjenin lodhjen gjatë rrugës. Mbas një ore arritën tek lumi. Dy brigjet e lumit i lidhte një urë. Mbi kavot ishin vendosur dërrasa lisi. Por, vërshimi i lumit me dallgëshumë, e kishte bërë punën e vetë.
Disa nga dërrasat, nga ku mund të kaloje, nuk dihet se çfarë drejtimi kishin marrë.
-
- Qëndruan një copë - herë. Rruga i lodhi. Ulur, vështronin lumin. Morën frymë thellë. Vështruan njëri-tjetrin në sy. Lepuri kishte merak më shumë. Ngaqë kishte trup të vogël. Ujët e merte lehtë. Ai rrëzikonte jetën. Ndaj, ra në mendime. Për disa çaste, harroi se me kë ishte pranë. Në këtë kohë, ndëryri Kali.
Duke folur prishi qetësinë:
-Mos u mërzit. O vëllaçko. Do e kalojmë lumin bashkë! Le të bienë dhe pak dallgët. Pastaj …..
-
Oshëtima e lumit dëgjohej deri lart në fshat. Dielli vjeshtak mezi ngrohnte. Frynte një erë e lehtë veriore. Kjo e bënte më të ftohtë kohën. Ishte ditë fund tetori.
Fillimet e ditëve të muajit pasardhës do të sillnin dëborë. Aty afër, ku ishin ulur Kali e Lepuri, në ferrë me gjysëm zëri, këndonte trumcaku gushëverdhë.
- Eja tani e hip në vithet e mija , i tha kali- lepurit veshëgjatë. Më gjoks pulla e bardhë ishte bërë gjithë baltë. Lepuri kërcehu e u gjend i ulur mbi kal. Por syte nuk i hiqte së shikuari nga vau i lumit.
- He, si të duket vetja tani…?! Do ja dalim mbanë edhe këtë radhë. Mos u frikëso !
Mbas disa minutash, dollën në bregun tjetër të lumit. Lepuri u gëzua shumë. Gati sa nuk fluturonte. Aty afër ishte mulliri. Pasi bluan bereqetin, falënderuan mullixhiun e u nisën për rrugë.
Kur aritën në shtëpi, ende dielli s’kishte perënduar. Ai dimër kaloi me shira e deborë, saqë s,mabahej mend ndonjë herë. Pranvera erdhi më shpejt nga ajo që pritej.
Lajmëtarja e parë manushaqia çeli më herët se vitet që shkuanë.
Pas saj, luleverdha, e kështu me rradhë të gjitha lulet.
- Do të jetë një vit i mbarë e me bereqet,- foli i zoti shtëpisë kafshëve punëtore. Na presin punë të mëdha, në ditët që do të vinë. Tek fliste këto fjalë, të zotit të shtëpisë,mendimi e kishte pushtuar gjithë qënien e tij.
- Të lumtë goja, o i zoti shtëpisë ,- i u përgjigjën si në kor, kali dhe lepuri gushëbardhë.
PJESA E V-të
Ishte ditë e bukur pranverore. Rrezet e diellit ishin të arta. Natyra kishte marrë pamjen e një qylymi të blertë. Era e luleve të kundërmonte, të dukej si një ylber i vërtetë. Kali dhe lepuri u gëzuan shumë për këtë pranverë të mbarë. Edhe kafshët e tjera i gëzoheshin natyrës së bukur.
Një ditë, kali dhe lepuri biseduan se ku do të kalonin pushimet e pranverës. U menduan gjatë. Vendosën të shkonin në mal. Atje, na ishte një livadh me bar e lule të bukura.
Ngjyrat e
luleve,
Flladi i bredhave të mbushte gjoksin me ajër të pastër.
Nga i zoti i shtëpisë , morën lejë.
U nisën për rrugë. Në mal arritën pas disa orë.
- Ja livadhi-foli i pari lepuri, që kishte dalë në këtë çast para kalit. O ç’kënaqësi……?!
Do të kënaqemi sot…! Dhe filloi të ledhatonte me këmbë gjoksin. Afër livadhit gurgullonte ujë. Ishte çezma me ujë, që të priste brisk nga të ftohtët. Bilbilat këndonin. Kjo, ua shtoi më shumë gezimin.
- Aty qëndro, e të freskohemi, o lepurush , foli Kali.
-
- E, ç’mrekulli ….? Morën frymë thellë. U freskuan. Aty, në atë livadh dukej sikur ishin të gjithë të mirat e botës.
PJESA E VI- të
Kali po kulloste në livadh. Lepurushi i vogël u afrua pranë një ferre.
Brenda ferrës pa një lule. Ishte ngjyrë lejla. U habit. S’kishte parë lule të tillë ndonjëherë. U afrua me shumë drejtë ferrës. I donte shumë lulet. Donte që tia çonte dhuratë të zotit të shtëpisë. – O oooo, sa bukur ! – tha Lepurushi. Edhe kjo më mungonte! Kali vazhdonte i qetë kullotën. Tunde kokën për të trembur bletët që rrinin mbi lule.
- Kujdes, mos u largo shumë , këshilloi Lepurin Kali.
-
-Tek kjo ferrë e vogël jam. Pranë ferrës qe afruar shumë.
E ç’farë të shikonte! Shtangu në vend. Gati sa nuk i pushoi zemra nga frika. Brenda në ferrë qe strukur Ujku. Sytë i nxirnin xixa. Dhëmbët e mbëdhenjë i kërciste sikur të bluante urof.
- Nga goja i dilte shkumë e bardhë.
Ai vetëm shikonte.
Priste nga çasti në çast ti coptonte , Kalin dhe Lepurin.
- Heeeee, ç’do kënaqem- thoshte me
vete Ujku. Mish kali…! Nuk i thonë
shaka.
- U kthye me vrap tek Kali, mori frymë, pastaj i tha Kalit në vesh.
- O Kal, o Kal …….! Në ferrë është Ujku.
- E dëgjova që thoshte : do ti coptoj……….!
- Si……..! Mos u tremb. Do tia punojmë Ujkut ! Unë di një lojë.
- Edhe ujku do ta besojë; i tha Kali.
Lepuri u gëzua shumë nga fjalët e Kalit.
- Dil nga ferra, e eja këtu në livadh;- i bertiti Ujkut Kali.
- Ne mezi po prisnim një “shokë” si ju. – tek ai shkëmbi në mes të livadhit do të luajmë së bashku.
Ujkut ju bë qefi, kur dëgjoi këto fjalë. U ngrit rëndë-rëndë e tha:
-
Dëgjuan njëri- tjetrin, ujkut i pëlqeu shumë loja që i tregoi Kali.
- E ç’presim – u dëgjuan përsëri fjalët e ujkut. – Të fillojmë nga loja.
Pranë gurit të madh u afrua Kali.
Ujku qëndroi disa metra larg. Që andej do kërcente mbi Kalin e do të dilte në anën tjetër të shkëmbit. Kali kthehu shpinën nga Ujku, radhën e parë për kërcimet do ta bënte Ujku.
- Tani jemi gati të fillojmë lojën, - tha Kali. Ujku mori vrull, Kali lëvizi në anën tjetër të shkëmbit. Ujku u përplas në gurin e madh.
- O bo
bo ç’më gjeti ,- bërtiti
- Na edhe një goditje tjetër, - i tha Kali. Lepuri nuk pushonte së godituri me shkopin prej thane. Vendi u skuq nga gjaku i ujkut. Rënkimet shtoheshin. Minutat kalonin, ujku ngordhi. Të këqijat e bishës s’kishin të numëruar. Të zotit të shtëpisë i kishte dëmtuar tufën e bagëtive.
-
-Në mbrëmje u kthyen të gëzuar në shtëpi. Lëkurën e ujkut e mbushën me bar. U habit i zoti i shtëpisë kur i pa me lëkurën e Ujkut në shpinë.
- U lumtë , - ju jeni kafshë të mrekullueshme….. Së bashku me të zotin e shtëpisë të gëzuar hynë në shtëpi.