Kulturë
Muharrem Blakaj: Nën rrezet e hanës
E premte, 14.02.2014, 07:27 PM
Muharrem Blakaj
NËN RREZET E HANËS
Nën rrezet e hanës, n’ lëndinë matanë,
Vashat në valle i kisha pranë.
E para që printe, me shami në dorë,
Me shtatin e hedhur e flokët kurorë.
Ishte e bardhë, si rreze n’ agim,
Sy i dashuruar i pleksur n’ vegim.
Nën këmbët e saj, tundej lëndina,
Pran pusit me ujë ku çelë trëndelina.
Plot gonxhe të reja, veshur me gjeth,
Me sythe të njoma mbuluar me vesë.
I preka me dorë, i këqyra me sy,
Vetëm një çast sa isha me ty.
Nën flokët e gjata, të buta mëndafsh,
Isha i tretur i mbytur në afsh.
Si puhi
Sy i pa gjumë i kredhur në mall.
Mu hodhe në krah, në gjoksin e valë,
Shkëlqim kristalesh me yllin në ballë.
T’ rrëmbeva nga beli, natën për hanë,
Trëndelinë e vogël e bukur si Zanë.