Kulturë
Thani Naqo: Nëse unë vonohem
E premte, 14.02.2014, 05:35 PM
Thani Naqo
NËSE UNË VONOHEM?
Nëse unë vonohem, bëj durim,
Më mbaj në mendje edhe në gjumë.
Ëndrra do ndjellë një rrugë me kthim,
Të shohish gjurmët kur ika unë.
Nëse vonohem pi pakëz verë,
Nga gota ime që ti e mbush rrafsh.
Unë natën vij e, si çdo herë,
Me ajrin do hyj e s-kam pse trokas.
Nëse unë vonohem gjer në mëngjes,
I kallkanuar diku kam mbetur.
Mes pyllit zjarrin a, gjetkë e ndez,
Me verë ngjyej bukën e thekur.
Nëse vonohem e, ti s-ke durim,
Pije gotën e zhytu në gjumë.
Në pafsh ëndërr me rrugë pa kthim,
Një shekull do pres të vish tek unë.
13, Shkurt, 2014
Komentoni
					Artikuj te tjere
						Kristaq Turtulli: Çast
						Përparim Hysi: Shën Valentini i ''vonuar''
						Redaksi e dashurisë
						Drita Lushi: Përse të dua?
						Milazim Kadriu: Dëshmorët, kujtesa më e ndritur
						Vjollca Tiku Pasku: Një libër i dëshiruar
						Përparim Hysi: Poezi erotike
						Petrit Shehu: Shën Valentini
						Përparim Hysi: Elegji për Skënder Sallakun
						Vladimir Shyti: Tahiri  ne  mes  te ujqerve
						Haxhi Muhaxheri - Nga fletorja e një adoleshenti
						Ramiz Lushaj: Malet janë si njerëzit
						Shaban Cakolli: ''E dashura ime Eva''
						Elvi Sidheri: Një spanjoll në Shqipërinë moniste!
						Adem Zaplluzha: Poemë për Vaçe Zelën
						Qazim Shehu: Zogjtë
						Muharrem Kurti: Meditim
						Octavian Mihalcea: Ritmet e kërkimit
						Mërgim Vardari: Haxhijtë tanë dhe Qabeja e huaj
						Ilir Muharremi: Problemi i të shkruarit
					
				








