Kulturë
Miradije Gashi: Adem Jashari
E shtune, 15.02.2014, 05:11 PM
Miradije
Gashi
ADEM JASHARI
Nga Prekazi vjen një zë
Edhe ngjitet gjer majëmali,
Pyesin njerëzit vallë ç'u bë?!
Zëri s'ndalet, zëri thërret
Nga Prekazi vjen kushtrimi
Toka trandet, toka dridhet
Edhe qiellin lëpijnë flakët,
Jo, ADEMI kurrë nuk lidhet,
Jo, ADEMI kurrë nuk kapet.
Jemi bij të KASTRIOTIT
Thirri trim ADEM JASHARI
Rritur nëpër flakë t'barotit
Ndaj nuk kapem për së gjalli.
SI SHQIPONJË ai fluturon
Ndaj nuk zihet ai zemër djali,
ZOT NE JEMI N'TOKËN TONË
Thirri fort ADEM JASHARI.
Amanetin që u la baba'
E kujtojnë DEMI e HAMZA,
Këmbë e hasmit s'lëmë t'na shkel!
Jem' betuar n'tokë e n'qiell.
Kujtojnë fjalët e NËNË ZAHIDES
Hallall gjin' ju bëj o bij...!
Ju kam rrit' si zogjtë e SHQIPES
Jetën t'jipni pë LIRI!
.............................
S'është legjendë por e vërtetë
Ngjau n'pranverë nëndhjetë e tetë,
Kur Prekazi mori flakë
E n'këmbë u çua f'mijë e plak.
S'është kjo tokë e huaj-Serbi
EMRI I