E marte, 28.05.2024, 07:16 PM (GMT+1)

Kulturë

Haki Zllami: Puna të dhuron pavdekësinë

E enjte, 20.02.2014, 08:17 PM


PUNA TË DHURON PAVDEKSINË

- Sokol Rama i Dragobisë mishërim i punës -

-Tetëmbëdhjedhjetë  shkurt 2014.Një ditë feste për familjen e Sokol Ramës. për Dragobinë dhe qytetarët e Bajram Currit. Në një aktivitet të arganizuar enkas për dhënien e titullit “Qytetar Nderi”, Sokol Ramës. Titulli iu dorëzua  nga Kryetar i Bashkisë dhe Kryetari i Këshillit të Bashkisë Bajram Curri, Agron Demushi dhe Xhem Nezaj. Aktivitetin e drejtoi  me mjeshtëri ,poeti Asllan Osmanaj.Theksojme se në rrethin e Tropojës po bëhet punë e kujdesshme për vlerësimin e vlerave njerëzore,jo vetëm nga Bashkia e qytetit por edhe e komunave Margegaj e Bujan që drejtohen nga Rexh Biberaj e Bujar Hasanpapaj.

Nga Haki Zllami

Sokol Ram Metaliaj, u lind me 18 shkurt 1924 në një familje të fshatit Dragobi të rrethit të Tropojes. Fisi  Metaliaj dhe vetë Dragobia, tashmë janë shumë të njohur në Tropojë  Kosovë, Shqipërisë e më gjërë

Sa herë  që kalojmë urën e “ Bali Binakit”, aty në derdhjen e grykës së Milloshit, pranë Valbonës së kaltër në të dalë të fshatit, mendja dhe vështrimi, na  shkon tek ajo shtëpi e gurtë e Ram Ademit, e njohur si më e dalluara e fisit për tradita të lartë e virtytet e trashëguara  ndër breza, duke bërë histori gjatë ecjes ndërvite.Ai së bashku me të birin  pesëmbëdhjetë vjeçar provoi tortura në Kampin e Prishtinës.

Në këtë shtëpi, Ram Adem Metaliajt, i lindën katër djem si drita e diellit: Sokoli,Muslia,Islami dhe Ademi, si edhe  tre vajzat Hanifja, Shyta dhe Zoja, secili më i mirë se shoqi.Të gjithë ecën, u rritën, u edukuan dhe u shkolluan duke  mbetur shembull për vëllazërinë Metaliaj.

Më i madhi, Sokol Rama,  ishte si më i veçanti: me trupin e tij të gjatë si gdhe bjeshke e  të drejt si pushka, i dalluar për bukurinë e pashoqe dhe zgjuarsinë natyrore. Mësimet e para i mori në shkollën fillore të fshatit nga një mësues i aftë. Dhe,  në moshën 22 vjeçare mori pushkën në krah e u rreshtue si partisan në Brigadën XXV-s,mision, të cilën e kreu , duke arritur të bëhet officer në ushtrinë popullore dhe mori gradën toger.

Për disa kohë  punoi si oficer.  Ai duke pasur pasionin e të drejtuarit dhe aftësitë e rralla , mbeti kështu drejtori historik i bonifikimit shqiptar dhe i disa ndërmarrjeve të ndryshme të Shqipërisë, ndër të cilat veçojmë:

Ndërmarrja e njohur “21 Dhjetori”, Kombinati i Drurit Elbasan, Rafineria e naftës Cerrik, Ndërmarrja “Perlat Rexhepi “, Fabrika e Cimentos, Kombinati e Peshkut në Vlorë, Ndërmarrjen Bonifikimit  Durrës,ku punoi 13 vjet.Në SMT,në bazën e bujqësisë në bonifikim në  Tropojë  etj.

Lëvizjet e tij bëheshin direkt nga ministria.Në Tropojë erdhi me kërkesën e përseritur të Tropojës.Në këto ndërmarrje  ishte Sokol Rama i Dragobisë ,drejtor ose shef i suksesshëm.Pra, Sokol Rama ishte atje, ku ishte më e rëndësishmja, më e domosdoshmja!

Ja kjo ishte CV e mrekullueshme e Sokol  Ramës !

Sokol Rama ishte djali i punës.Ai u rrit duke mësuar e duke punuar.  Pasaporta e punësimit të tij, në çdo vend la gjurmë, bëri histori dhe sot përmendet:

”Këtë bëri Sokol Rama,..këtu ka punuar Sokol Rama “ Rama”.Rrugëtimi i tij profesional   është për të mos u harruar kurrë, mbetet  si një shembull për brezat.

Ëndrra e tij ishte: Puna me përkushtim pa u lodhur, për të përfunduar brënda afatit gjithçka e me nivel cilësor. Kurrë nuk la punë përgjysmë

Pasuria e tij: kultura,dija,shpirti i tij i madh si i vëllai i detit.

Sokol Rama eci pa u trembur me shembullin e tij të paster.Sepse, puna që i ka rrënjët thellë, nuk i trembet erës. Ai, u ul gjithnjë në vendin e tij, ndaj nuk e lëvizi askush. Ai me punën që bëri pati qetësi shpirtërore në pleqëri. Gjoksi i tij i mbushur me dekorata, tregon, vlerësimet e punës së tij. Edhe në moshë të madhe sillej si ri, ai e meritoi dhe e jetoi jetën.

Sokol Rama, karakterizohej nga një thjeshtësi e jashtëzakonshme: nuk mburrej kurrë dhe shpesh  përseriste me vetveten:

‘’Jam tropojan,Tropojen e dua’’!

Ai punoi shumë për të mësuar shumë e për t’u bërë i aftë,  ashtu siç ishte.  Sokol Rama qe edhe vëlla  e prind shembullor,  ai rriti dhe edukoi pesë vajza si flutura: Fatbardhen,Verën,Rozetën,Fatmirën dhe Valbonën,të gjitha të zonja si i jati dhe e ëma, të gjitha me shkollë, të gjitha bija të mrekullueshme të fisit Metaliaj.

Në familje  e Sokol Rames u erdhi si pak i vonuar gëzimi ishtëpisë. U lindi djali i vetëm që edhe u pagëzua me ermrin Gëzim.  Dhe Gëzimi, sot është i njohur dhe i vlerësuar si ndër intelektualët e përmendur në Tropoje e në Durrës…

Për të shkruar këto rreshta, s’pata nevojë të pyes e të lexoj shumë se cili ishte Sokol Rama? Sepse për fat,  pata për të një njohje gjithëkohore dhe një lidhje familjare me këtë familje të mrekullueshme, prandj më lindi e drejta të tregohem sa më objektiv për të shkruar për Sokolin, ashtu siç ishte dhe jo ashtu siç duhej të ishte.

Sokol Rama i deshi e i respektoi shumë njerëzit e tij. Një fakt domethënës: Vëllait të tij, Ademit i vdes gruaja, i mbeti jetim djali i vogël. Çduhej bërë? Si duhet të rritet ky djalë? Ta çojmë në shtëpi të fëmijës ? Jo, këtë e zgjidhi i paharruuari,  Sokol Rama, Astritin,  e mbajti dhe e rriti mixha dhe gruaja e tij nga Dropulli. Një çast,sa human, aq edhe prekës dhe me vlera njerëzore !

Edhe për punonjësit e tij Sokol Rama mbeti një vlerë njerëzore, Ai  i  respektoi shumë, u dha ndihmë, ndaj edhe ata bënë gjithshka  për të. Ai gjithnjë u dhuronte këshilla,punoni shumë, punoni edhe kur të keni. Shpesh u thoshte: ” Atij,që i hanë duart për punë  e që punon,kurrë  nuk bëhet llupës”

Nuk  i bezdiste me mbledhje të gjata , e mbante fjalën e dhënë, duhet theksuar puna e tij e veçantë për mbajtjen e rregullimin estetik të mjedisit, të  zyres së tij.

Nuk merrte kurrë përsipër gjëra absurde. Përkundrazi! Ai ishte vizionar.  Ai, dinte të dashuronte por dinte edhe të urrente.

Nënvizoj edhe një fakt: Qyteti ynë Bajram Curri sot mban dy vëllezër të vlerësuar ‘’Qytetar Nderi’’ Muslia dhe Sokoli, si diçka shumë e pranueshme,  sepse nëna natyrë nuk i ndau të dy vëllezërit,  ashtu si edhe vlerësimi i Këshillit Bashkiak.Të dalluarit duhen vlerësur  aq sa janë dhe si të tillë,ata, i shtoftë  zoti më shumë në mesin tonë!

Si përfundim theksoj përmes një pyetje retorike: Nga erdhi Sokol Rama?

Përgjigjja, tashmë dihet, mëndja të shkon vetëvetiu tek rrënjët e familjes, tek fisi Metaliaj, tek ai plaku  i urtë, tek ,Ram Ademi Metaliaj.

Mirë thotë mençuria popullore: ‘’Dardha pik nën dardhë’’ ndaj e përsëris:

Sa e drejtë, sa objektiv ishte , vendimi i Këshillit Bashkiak të Bashkisë  së Bajram Currit, në vlerësimit  të figures së Sokol Ramës, të cilit, puna dhe figura e pastër e i dha pavdekësinë.

Me këtë njeri, si mishërim të punës krenohemi të të gjithë !



(Vota: 2 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora