Kulturë
Murat Gecaj: Krijimtaria e Farida Ramadanit
E diele, 23.02.2014, 03:51 PM
FARIDA RAMADANI: KRIJIMTARI ME PËRMBAJTJE PEDAGOGJIKE E PSIKOLOGJIKE
Nga: Prof. Murat Gecaj
F.Ramadani-Zmijani e M.Gecaj (Tiranë, 28 janar 2014)
1.Thonë se rastësia bën çudira! Por këtu nuk e kam fjalën për ndonjë “çudi” të madhe (ha,ha,ha)… Pra, fare rastësisht, ne u takuam dhe u njohëm këto ditë, gjatë një përurimi libri, në Tiranë. Kështu, me kënaqësi mësova se ke shkruar e publikuar tre libra dhe tematika e tyre është interesante. A mund t’i informosh lexuesit, sigurisht shkurt, për përmbajtjen e tyre?
-
Përurimi
i këtij libri hapi siparin e themelimit
të Klubit të Shkrimtarëve, në Shkodër. Krahas krijuesve të këtij qyteti, më
nderuan me praninë e tyre tyre mjaft
shkrimtarë e poetë, nga e gjithë Shqipëria,
anëtarë të “
Libri, për të cilin folëm më lart, është ndarë në pesë kapituj. Në të parin, “Virtualitet ndjenjash”, poezitë trajtojnë ndjenja, emocione dhe pasione rinore. Disa nga titujt e tyre janë: “Shkruajmë me ndjenja”, “Lot i lirë”, “Dashuria flet shqip”, “Të lutem, zemër!”, “Dallgët lehtëson”, “Largoj ëndrrën, “Tatuazh në përjetësi”, “Skaner i vetëvetes”, “Më mirë, siç je”, “Sfidë ndjenjash” , “Legjenda e reve”, “Vrapon shpirti”, “Luajmë me valën”, “Takat”, “Fjalë notash”,” Melodi” etj.
Në kapitullin tjetër, “Lodrojmë me natyrën”, siç e shprehë edhe vetë titulli, tamatika është e tillë. Disa nga titujt e poezive të tij janë: “Hëna”,”Perëndimi”, “Stinët pasohen”, “Mjellma”, “Pasqyra”, “Lodrojmë me zogjtë”, “Monolog me peshkun”, “Globi”, “Hëna dhe dielli”, “Flokët e hidhëruara, me krehërin”(fabul), “Pentagrami”, “Zog i lirë”, “Stilolapsi”, “Kukuvajka”, “Shans apo dhuratë”, “Hëna dhe dielli” etj.
Më tej, janë renditur disa poezi, në kapitullin “Ndjenja, qëkur linda”. Aty flitet për nënën, mësuesen, vendlindjen, pavarësinë e Kosovës etj. Kapitulli i katërt është “Vëmëndje dhe cilësi njerëzore”, që trajton sjellje, cilësi dhe karaktere njerëzore. Disa nga titujte poezive janë: “Injorancë e skaduar”, “Mendjemadhi”, “Skanohu”, “Fustanbardha”, “Mania”, “ Poetët”, “Fshij mendimet”, “I pasuri”, “Di të eci”, “Për një botë të re”, “Deti dhe njerëzia”, “Të pikturoj”, “I gjori gardh”, “S’e mbaj dot fajin”, “E pështira”, “Me jetën nuk bëj lojë”, “Ndërroni formë” etj.
Kapitulli i pestë, “Në poret e jetës”, ka në përmbajtjen e tij tematikë sociale. Këtë e shprehin edhe poezitë: “”Emigrimi”, “Gjakmarrja, plagë e pambyllur”, “Lypsari”, “Jetimi”, “Dhimbja nga prindërit e mi”(për fëmijët me prindër të ndarë) ose “Më lini të jetoj” (vejusha).
Ndërsa libri i parë ishte ai, që u botua në vitin 2004, “Shumë mirënjohje. Faleminderit, Itali!” (shqip-italisht”). Ai trajton çështje të emigracionit, si: “Përse ikën shqiptarët?”,“Vështirësitë e shqiptarëve për të marr vizat dhe për të plotësuar një varg me dokumentash, që të dalin jashtë”,“Opinioni i italianëve për shqiptarët”, “Një pjesë e realitetit në Shqipëri” (vitet 2000-2003) dhe “Karakteristikat e shkodranëve”.
Libri im i dytë e ka titullin "Dhimbje, nga prindërit e mi"(botuar në vitin 2007). Ndër 150 seanca gjyqësore, me detyrën e psikologes për fëmijë, pranë Gjykates së Rrethit Shkodër, janë përzgjedhur 10 nga ato. Tematika e tyre është: Si e përjetojnë fëmijët ndarjen e prindërve; përse ndodhin ndarjet, shkaqet e pasojat dhe si duhet të reagojë shoqëria për parandalimin e tyre.
2.Je mësuese në shkollën 9-vjeçare “Pashko Vasa”, të qytetit Shkodër. Sa ka ndikuar profesioni yt, në krijimtarinë letrare?
-Meqenëse
jap lëndën e gjuhës dhe leximit, është në profesionin tim krijimtaria ose
njohja me krijimtarinë e shkrimtarëve të tjerë. Por, jam nxitur dhe nga
situatat, zhvillimet bashkëkohore, sjelljet e njerëzve e problemet sociale.
3.Gjatë shkrimit të librave, a i ke patur parasyshë ose objekt “frymëzimi”, fëmijët dhe nxënësit tu?
-Natyrisht, shumë tematika i përfshijnë, fëmijët e nxënësit dhe jetën e tyre, në mënyrë që të kuptojnë dhe të ndërgjegjësohen, se virtytet e mira njerëzore vlerësohen lart, se duhet të mësojnë që të bëhen të denjë për vetën e familjen dhe për një shoqëri me kërkesa europiane. Sigurisht, dihet që fëmijet kanë një botë me mjaft tematika, kërkesa dhe risi. Jam munduar që, nganjëherë, të jem si shoqja e tyre dhe nganjëherë si prind, për t’u bërë sa më familjare me problemet e tyre.
4. Megjithëse fole diçka më lart, a po na tregon pak më gjerë, për familjen?
-Kam një
familje të qendrueshme dhe dy fëmijë, tashmë në moshë madhore. Jam përpjekur që
t'u jap atyre më të mirën e mundshme, qoftë në sjellje dhe në komunikimin me
njerëzit, t’i edukoj me dashurinë për punën dhe profesionin.
5.Praktika e jetës dëshmon se, kur hyn në udhën e krijimtarisë, nuk shkëputesh dot lehtë prej saj…Pra, çfarë planesh ke ose, më mirë, cilët libra i ke në dorëshkrim a po shkruan dhe me çfarë tematike?
-Tani për tani, kam thjesht disa ide, por ende në letër. Siç e theksova më lart, sapo kam përfunduar një libër voluminoz me poezi, të cilat janë relativisht të gjata dhe puna për to më ka kushtuar mjaft kohë. Besoj se, pas një pune të lodhëshme krijuese, duhet pak pushim, për t’i qartësuar idetë dhe për të mbledhur materiale rreth asaj, që kam në mendje. Pra, kërkohet kohë e durim, pse jo, dhe kosto monetare, për të cilat, ne shkrimtarët dhe poetët, e kemi një pikë mjaft të dobët. Dihet, gjithashtu, se nga kjo punë e jona e lodhëshme, frytet monetare janë shumë të pakta.
6.Së fundi, a dëshiron të shtosh ndonjë gjë tjetër, rreth çështjeve, që biseduam bashkë ose për diçka tjetër?
-
-Faleminderit për përgjigjet e dhëna, Farida, që janë me korrektësi e profesionale dhe nga zemra të urojmë gjitha të mirat, si në punë e në jetën e përditëshme, sigurisht dhe në krijimtarinë letrare! Me këtë rast, shprehim besimin që, me përvojën e fituar, nga ti, lexuesit do të kenë ndër duar libra të tjerë, gjithnjë e më të arrirë!