Kulturë
Hyqmet Hasko: Poetika e një luftë sizifiane
E premte, 21.02.2014, 08:32 PM
Poetika e një luftë sizifiane për
të për të kapur kohën historike të humbur.
Rreth krijimtarisë letrare të poetit dhe kulturologut Engjëll Koliqi.
Nga Hyqmet HASKO
Krijimtaria
letrare dhe publicistike e shkrimtarit dhe veprimtarit nga Kosova Engjëll
Koliqit, shpërfaqet me një sërë botimesh në poezi, prozë, publicsitikë, me akte
në veprimtari atdhetare në disaporë ku ai ka promovuar në mënyrë të vazhdueshme
kultin kulturologjik të botës shqiptare, pa kufij ndarës dhe mure midis kufijve
dhe kohëve. Në këtë vektor krijues, Koliqi është një zë më vete, i veçantë në
tonet dhe kumbimet e tij, në përcjeljet që iu bën kujtesave dhe jehonave
historike e të përçdoçastshme të botës shqiptare. Eddhe për shkak të angazhimit
të drejtpërdrejtë në anën e popullit të tij, në luftën legjendare të Kosovës
kundra delirit asimilues e shfarosës serb, përvoja jetësore e Koliqit shkon dhe
bëhet pjesë e përvojës estetike, e kontibutit të tij me penë për një mendësi të
re të letrave të botës shqiptare në diasporë dhe tani në Kosovën e lirë.
Engjëll Koliqi shkollën fillore e ka kryer në vendlindje, kurse shkollën e
mesme (gjimnazin shkencor-matematikor) e ka filuar në Viti, e ka vazhduar në
Ferizaj dhe e ka mbaruar në Viti. Ka frekuentuar Fakultetin Universitar të
Shkencave të Edukimit dhe është diplomuar në Universitetin e Kosovës në
Prishtinë, ku ka fituar titullin akademik – profesor i pedagogjisë. Plot tetë
vjet ka dhënë mësim në shkollën fillore në vendlindjen e tij (Stubëll) e një
vit shkollor ka qenë asistent–edukator edhe në Itali – në kolegjin e famullisë
në Firmozë (Acquaformosa) të Kozencës, në Kalabri. Nga regjimi
pushtues-diktatorial i Beogradit është dënuar për motive politike (vetëm për
fjalë), me një vit burg (1978/1979), por pas nëntë muajsh është liruar. I
etiketuar nga regjimi pushtues, si person i rrezikshëm kundër “sistemit
socialist jugosllav”, i është hequr e drejta e mësimdhënies në shkollë, për
plot gjashtë vjet (1978 – 1984). I lodhur nga presionet permanente të atij
regjimi, në mars të vitit 1990 ka qenë i detyruar të emigrojë në Itali, ku
jeton ende dhe zhvillon veprimtari gazetarie, duke punuar për Radio Vatikanin,
për Radiotelevizionin Shqiptar të Tiranës, për Radiotelevizionin e Maqedonisë
të Shkupit, për Radiotelevizionin e Kosovës të Prishtinës dhe për
radiotelevizione të ndryshme private në gjuhën shqipe. Ka shkruar për të
përditshmet kosovare”Rilindja” “Bujku”, “Bota sot”, “Lajm ekskluziv”, Pavarësia
nës“ dhe të tjera. Ka bashkëpunuar për vite të tëra e bashkëpunon edhe më me
gazeta shqipe në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedoni dhe në diasporë. Nëpër
revistat shqiptare, enekënd trojeve etnike dhe në diasporë ka botuar qindëra
poezi në gjuhën amtare. Gjatë luftës së Kosovë, ishte gjithnjë në radhët e
para, në ndihmë popullit të vet, nga Italia. Gati çdo ditë ishte i pranishëm në
studiot televizive tëRAI-t dhe të MEDIASET -it, sikurse edhe duke folur përmes
mikrofonëve të shumë radiostacioneve e duke shkruar në gazetat italiane:
“Corriere della Sera”, “La Repubblica”, “Il Messaggero”, “Il Mattino”, “La
Stampa”, duke njohur dhe sensibilizuar kështu opinionin italian me të vërtetën
për Kosovën dhe për popullin e tij. Mbas luftës në Kosovë, afër dy vjet ka
punuar në uninin e tij shëtitës
dhe kredot që e motivojnë, por tenton të zbulojë dimensione të reja të
minibotës që bën objekt shqyrtimi poetik. Thelbi substancial i poezisë së
Koliqit është moderniteti lirik, rrekja për të thenë sa më shumë gjëra me sa më
pak fjalë e vargje, duke e kondenësuar mendimin dhe emocionin në ngarkesa të
forta estetike. “Kemi qenë të ndjekur Nga vdekja Kemi mbijetuar Dhe kemi parë
amshimin Duke shkaktuar Vdekjen e vdekjes” Kështu thotë poeti në një nga
poezitë e tij të fuqishme, duke i bërë apel jetës dhe dashurisë, që të
triumfojnë mbi dhunën dhe delirin, mbi vuajtjet dhe plagët, mbi kohët e pa
koha, që prodhojnë urrejtje, skllavëri dhe vdekje. Poezia si ndjesi e epërme e
qenies dhe shpirtit, që vjen nga e panjohura dhe ëndrra e kulluar, si një kumt
fatbardhë, për të përndezur majat e pasionit dhe për të dëshmuar një ekzistencë
tjetër, përtej asaj të zakonshmes, dëshmohet në aktin krijues të Koliqit si një
etni tjetër, etnia e dashurisë dhe filozofisë së mbijtesës kombëtare, nëpërmjet
unit poetik të grimcuar në mesazhe. Koliqi vjen në rrugën e poezisë me një akt
të plotë poetik, pasi sipas mënyrës së saj, iu shkon deri në fund të vërtetave
të unit dhe të jashtësisë, në një tentativë për të rrokur dimensione eterike të
realitetit që e rrethon në përditshmërinë e tij dhe të bashkëkohësve. Ai rrok
tema të ditës, por dhe raporte mitike e trandenshente, vozitet në tokën e lirë
të ëndrrave të kulluara dhe sjell me vete aromën e një jete të ngarkuar me
mbresa e përjetime të forta, të cilat na i përcjell me një kamer poetike të
fuqishme dhe pa ekuivoke e keqkuptime. Gjeografia e tij poetike është një
gjeografi e thyer dhe e pasur me territore nga më ta larmishmet, me fusha,
male, lumenj, pyje, ndjenja fisnike, mall, idil, dhimbje, ankth, kërkim në
botën e dashurisë, zhgënjim dhe trazim, një botë komplekse në lëvizje, që të
joshë e të befason me larminë dhe freskinë e gjendjes dhe të imazhit poetik.
Udhëtimi përgjatë poezisë së Koliqit është një udhëtim shqyrtues, ballafaques,
kërkues e krahasues, pasi në vargjet e tij të ndjera, me figura të pastërta e
të gjalla, plot ndjeshmëri dhe emocion, na jepet një botë e thyer, lufta mes
midis unit dhe jashtësisë së tij, koha dhe bashkëkohësi, me problematikat e
mprehta ekzistenciale, etike, filozofike e humane. Botëvështrimi mbi njeriun
modern, mbi njeriun shqiptar, që përpiqet në një luftë sizifiane për të gjetur
vetveten dhe për të kapur kohën historike të humbur, është një nga mesazhet më
kuptimplotë të poetit. Ky botëvështrim, e mban atë të mbërthyer në ndjesitë e
holla të investigimit të dukurive që bën objekt shqyrtimi estetik, duke i parë
ato në shumë pamje, për ta lënë lexuesin, që në këtë mozaik, të zgjedhë pamjen
që atij i pëlqen më shumë dhe me të cilën mund të identifikohet bota
shpirtërore dhe psikologjia e tij. Poezia e Koliqit është një endjeje drejt
tokës së tij të munguar, drejt vendlindjes, midis tokës, malit e detit, ku e
pret me mall e brengë vetmitare një tingull i harruar kënge dhe një bëmë
historike, që vjen me rropamë nga kohërat dhe shkon drejt kohërave të reja… Në
thelb jo vetëm poezia, por dhe proza, shkrimet dhe kontributet eseistike e
kulturologjike të Engjëll Kolqit, janë pjesë e vektorit kombëtar të letrave dhe
kulturës sonë të ridimensionuar kombëtare, për të cilat ai ndihet i obliguar
dhe i përkushtuar me artin e fjalës së bukur dhe veprimin e një atdhetari plot
pasion, dikur në mërgatën shqiptare dhe tani në vendlindjen e tij të rilindur.