Kulturë
Shahin Ibrahimi: Malli i fëminisë
E shtune, 22.02.2014, 05:16 PM
Shahin Ibrahimi
Malli i fëminisë
Me mall kujtojë fëmininë
Kur loznim zbathur e të qeshur,
Mësuar ishim me urinë
Dhe ?do pengesë që kemi ndeshur.
Nga ajo kohë mbeten kujtimet
Ne vetë jeta na ndryshoi,
Me shpirt i japim salutimet
Dhe jeta kurrë s`na varfëroi.
Me të kam ndarë copën e bukës
Tani i shmangem ta takoj,
Më dhimset pamja ime e rrugës
Me një lopatë në dorë kur shkoj.
Por ai një ditë më pa, ndaloi
Nga makina zbriti i shoqëruar,
Mu hodh në krah dhe më përqafoi
Dashurinë më dha të kohës shkuar.
I lumtur befas ndjeva veten
Mu duk sikur dielli zbriti në tokë,
Trishtimet atë ditë mu tretën
Dhe fati prap më ndrin mbi botë.
Sepse asgjë ska më vlerë
Se sa kujtimet e një jete,
Me shokun tim vëlla jam ndarë
Respekti është një botë më vete.
Loti për fëmijët
Ah moj jeta lajkatare
Pse smë bën të buzëqesh?
Që të jem dhe unë krenare
?do të mirë ta ndajmë mes nesh .
Sa do doja me gjith zemër
Mes nesh të kishte dashuri,
Kur në mes, hyri një femër
Qielli befas zu të nxi.
Mendoj vall,e kanë mashtruar
Jo, s`është për të lënduar
Ve? e ndjen, që ka gabuar
Të lyp ndihmë o Zot i madh
Mos më bëj të derdh më lot,
Trupi im po vdes, po mardh
Për fëmijët që si shoh dot.
Për ?do ditë mendoj për ta
Vetëm prindërit më rrinë pranë,
Si më parë jeta vazhdon
Por asgjë, s`është si më parë.
Jeta ndërtohet si e don
Për një zemër dashurore,
Në vetmi trupi vajton
Ndarja është stinë dimërore.
Mallëngjim
I uritur ju drejtova një maketi
Të mirrja di?ka për të ngrënë
Djersë më dolën prej sikleti
Një palë sy komplot më bërë
Pa dashje ranë në tokë qindarkat
Dhe veten shqip nisa të shaj,
Nga pas banakut arkëtarja
Di?ka më tha me zënë e saj.
I ardhi keq për gjëndjen time
Ndaj deshi pak të më ndihmojë,
Më nguli sytë plot përdëllime
Ca sy të butë, që si harroj.
Ndërsa më vinte nëpër duar
Ca pak ushqime për të ngrënë,
Në shqip më pyeti e përmalluar
Dhe fytyra e saj mu bë si hënë.
Më trubulluan fjalët e saj
Në gjoksin tim një far u ndez,
Do doja shumë zemrën ta ndaja
Ta kisha pranë gjer në mëngjez.
I uritur ju drejtova një marketi
Ish mbsdite ditë e shtunë,
Djersë më dolën prej sikleti
Sytë e tu kurth më zunë.