E premte, 13.12.2024, 05:45 PM (GMT)

Kulturë » Mehmeti

Hazir Mehmeti: Gazmend Freitag ekspozon në Vjenë

E hene, 24.02.2014, 07:44 PM


Gazmend Freitag, ekspozon në Vjenë dhe Biennalen Verona

Franz Pfeiffer,  “...tani  hera e parë që mysafirë kemi artistë shqiptarë”

.“...ne jemi në vazhdimësinë e marrëdhënieve të ngushta mes dy popujve tanë”... horizonte të raja në gjithësinë e artit..

Nga Hazir MEHMETI, Vjenë

Piktori ynë z. Gazmend Freitag, çdo ditë me artin e tij përplot shije shkel horizonteve të reja në gjithësinë e artistikes, tani jo vetëm në Austri ku jeton e vepron. Në Biennalen e parë e organizuar në Verona të Italisë mori pjesë me dy piktura të cilat u pranuan si pjesë e botimit të Bineales Verona. Në mesin e piktorëve nga e gjithë bota është krenari të prezantosh, të  jesh pjesë e katalogut ndërkombëtar, të njihesh me artistë të njohur e veprat e tyre nga shumë vende me traditë në artin e pikturës. Biografia e artistit tonë tani është e botuar në disa gjuhë botërore katalogëve të  piktorëve aktiv me vepra të shpërndara e të kërkuara gjithandej globit.

Në Vjenë ditë më parë hapi ekspozitën personale, qyteti qendër e artit e artistëve ku kritika e mbrehtë nuk bën lëshime në vlerësimin meritor. Nën iniciativën e organizimin e qiftit austriak menaxher  e dashamirës të artit Ursula dhe Franz Pfeffer  qëndron e hapur u hap ekspozita në ‘‘Galerie Studio 38‘ në ambientet  Klubit Osteria Allora në kryeqytetin  austriak prezantuan poetë, shkrimtarë dhe piktorë. Manifestimin e nderoi edhe  prezenca e z.Wolfgang Bauer përfaqësues nga Kuvendi i Bashkisë së 20-të të Vjenës nga radhët e Partisë Socialdemokrate në Austri. ,        Të pranishmit i përshëndeti Franz Pfeiffer, menaxher i ‘‘Galerie Studio 38‘‘ me seli në Vjenë, i cili theksoi se shoqata që përfaqëson ka një traditë 10 vjeçare në organizime të projekteve artistike, ndërsa kjo ishte hera e parë që si mysafirë kishte krijues shqiptar.       Në emër të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri  “Aleksandër Moisiu” përshëndeti kryetari i saj z.Besim Xhelili, poet.  “Në Vjenë shekuj me radhë janë ruajtur dhe vazhdojnë të ruhen shpata dhe helmeta e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti-Skenderbeu. Prandaj edhe ne jemi vazhdimësi e marrëdhënieve të ngushta mes dy popujve tanë, kësaj radhe edhe në fushën e artit”.

Hapjen solemne të ekspozitës së tij personale e bëri zj. Ursula Pfeiffer, përfaqësuese e “Galeriestudio 38”. Pikërisht këtu i ka lindur ideja e ekspozitës me temën “Impresione Shqiptare” (mbresa shqiptare), ku ajo citoj statment nga faqja portale www.gazmendfreitag.net: “Ky është Gazmend Freitag, njeriu  i cili imazhin tonë e ngritë përmes brushës së tij, qëndrimit të tij prej artisti e njeriu që krijon madhështinë e të bukurën e cila do jeton gjatë.  Vendlindja nuk të lë të qetë, të thërret kudo që je në përkujtimin e peizazheve nga syri i një kohe që nuk harrohet. Dashuria ndaj vendlindjes e mbjellë në shpirt është navigator në çdo cep të globit. Këtë e dëshmon edhe Gazmend Freitag”.   Rreth veprës së piktorit tonë foli edhe zj.Elisabeth Birngruber, bashkëstudiuese me piktorin dhe pianiste.

Autori i ekspozitës z. Freitag i entuziazmuar nga suksesi mes tjerash shtoi: “Janë të ekspozuara 14 eksponate reprezentative të punuara në vaj dhe grafikë. Për herë të parë prezantoj nga repërtuari im vetëm motive shqiptare. Tash unë jam anëtarësuar në "galeriestudio38" në Vjenë, ku më 12 prill 2014 prezantohem në ekspozite kolektive. Organizatorët dhe menaxherët zj. Ursula dhe Franz Pfeiffer janë shumë të zellshëm,  janë  kompetentë dhe me përvojë shumëvjeçare në Vjenë.”

Imazhi ynë i vërtetë, i një populli të lashtë e me traditë shekullore në artë iu ofrua edhe një herë publikut austriak dhe jo vetëm atij.  Shtypi vendor e ka vlerësuar artin e kultivuar nga Gazmend Freitag në shumë gazeta e revista. Bazuar në hapat e Gazmendit dhe energjitë e tij të pashtershme mund të jemi optimist në ofrimin e veprave të reja. Ato nuk janë vetëm të tij por edhe të imazhit tonë të mirë si komb i vlerave shekullore.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora